Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ndodhet në Holandë, ku po zhvillohet një konferencë e rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada Holandeze në Tiranë, që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të Dumanit bashkë me drejtuesin e Zyrës Kombëtare të Prokurorisë së Holandës.

Konferenca do të zhvillohet deri në datën 28 Mars dhe në fokus të saj ka forcimin dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

Klan News