Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka vazhduar dëshmia e diplomatit britanik i cili ishte politik i Wesley Clark.

Atij i’u lexua një deklaratë e Agim Çekut nga prokuroria, nga të cilët është marrë në pyetje në ditën e dytë të dëshmisë së tij.

“Kjo përputhet me atë që kam thënë në dëshminë time kur thashë që ata punonin si ekip së bashku; unë do bëj punën time, ti do bësh punën tënde. Pra, Agim Çeku ka folur për aspektin ushtarak, ndërsa zoti Thaçi ka mbuluar aspektin politik. Kështu ka qenë dinamika“, tha britaniku John Duncan.

Në pyetjet e saj prokuroria është fokusuar në atë se deri në çfarë mase ishin përfshirë komandantët e zonave në negociatat e 17 qershorit 1999 për nënshkrimin e marrëveshjes së demilitarizimit.

“Z. Thaçi nuk mund ta nënshkruante në cilësinë e kryeministrit sepse NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e njihnin Qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe rrjedhimisht këtë pozitë. Dikush e sajoi këtë titull që të dukej se z. Thaçi kishte legjitimitetin dhe pushtetin dhe për këtë arsye iu dha titulli kryekomandant i UÇK-së.”

Pas kësaj, ai kërkoi që seanca të kalojë në privat. Mbrojtja e Thaçit ka paraqitur 11 dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë në Gjykatën e Hagës për të vazhduar më pas me dëshmitarët e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Tv Klan

/tvklan.al