Durrës, 6 nëntor 2026 – Në fshatin Rrushkull në Manëz, një 37-vjeçar ka dhunuar me sende të forta prindërit e tij, 72 dhe 69 vjeç.

Të dy të moshuarit janë transportuar në spital.

Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, është në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Duhet theksuar se 37-vjeçari ka probleme të shëndeti mendor.


/tvklan.al