Historia e Shqipërisë së shekullit të kaluar vjen e rrëfyer përmes muzeut më të ri “Vitet e Fundit të Komunizmit”, i hapur në Lagjen 14 të Durrësit.
Në këtë hapësirë janë mbledhur dhe ekspozuar objekte e relike që dëshmojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit, nga Monarkia deri në rënien e regjimit komunist.
Për grumbullimin e objekteve dhe relikeve të ekspozuara në muze janë dashur vite pune, kërkime dhe mbledhje materialesh.
Muzeu është kthyer gjithashtu në një pikë interesi për vizitorët e huaj, të cilët, sipas Sinanit, e kanë mirëpritur këtë hapësirë.
Ky muze nuk është thjesht një koleksion relikesh, por një mënyrë për të ruajtur kujtesën historike dhe për t’ua përcjellë atë brezave të rinj.
Muzeu “Vitet e Fundit të Komunizmit”, në Lagjen 14 të Durrësit, i shton qytetit një tjetër destinacion me vlerë historike dhe kulturore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 