Bashkia e Durrësit shfaqet me drita rozë mbrëmjen e sotme, 20 tetor, një pamje mbresëlënëse që u shpërnda nga kryeministri Edi Rama, në Facebook.
“Durrësi ndriçon rozë”, shkruan kreu i qeverisë.
Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka bërë të ditur se rreth 5 mijë gra jetojnë aktualisht me kancer gjiri në Shqipëri, që vazhdon të mbetet kanceri më i shpeshtë tek gratë në vend dhe në botë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
