Rajoni i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë gjatë natës dhe ditës së sotme.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, në qytet nuk janë shfaqur problematika, ndërsa lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari ka vijuar normalisht. Mëngjesin e së hënës në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragete nga Bari, ndërsa një natë më parë dy tragete të tjerë janë nisur drejt Italisë.
Burime nga Kapiteneria e Portit bëjnë të ditur se forca e detit arrin në 5 ballë, me erë që fryn nga drejtimi veriperëndimor.
Këto kushte atmosferike nuk lejojnë daljen në det të motopeshkatoreve për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit.
Sipas parashikimeve, nga dita e nesërme pritet një ndryshim i drejtimit të erës, e cila do të fryjë nga veriu.
Ky ndryshim do të shoqërohet me ulje të temperaturave, por edhe me përmirësim të kushteve të lundrimit në det.
/tvklan.al












Botërori 2026 
