Për herë të parë, Durrësi bëhet skenë e një festivali ndërkombëtar të teatrit.
“Dyrrachium International Theater Festival” mbledh në edicionin e parë artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania.
Për disa ditë, gjashtë trupa teatrore do të sjellin në skenën e improvizuar të Amfiteatrit Antik dhe në Muzeun Etnografik pjesë të zhanreve të ndryshme.
Në skenën e improvizuar të Amfiteatrit u ngjit trupa e Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit, me dramën “Pylli”.
Një dramë familjare, e rrëfyer përmes tensionit dhe përplasjeve psikologjike.
Në qendër është jeta e dyfishtë e një kirurgu të suksesshëm, personazh i interpretuar nga dy aktorë.
E vërteta dhe iluzioni, kujtesa, faji dhe identiteti ndërthuren gjatë gjithë shfaqjes.
Interpretimi në Durrës, e veçanërisht në Amfiteatrin Antik, solli emocione të veçanta për aktorët e trupës së Prizrenit.
Nën regjinë e Erson Zymberit, ata sollën një shfaqje të ndërtuar mbi tensionin psikologjik dhe interpretimin e dyfishtë të personazhit kryesor.
Festivali do të vijojë me shfaqje të tjera teatrore, duke e kthyer për disa ditë qytetin e Durrësit në një pikëtakim për artistë dhe publikun e teatrit.
/tvklan.al












Botërori 2026 