Me rritjen e numrit të pushuesve në plazhin e Durrësit, janë shtuar edhe masat për garantimin e një sezoni turistik më të organizuar dhe më të sigurt.
Risia kryesore e këtij sezoni është zgjerimi i ndjeshëm i hapësirave publike.
Nga rreth 30 për qind që ishte vitet e kaluara, këtë verë pushuesit kanë në dispozicion 52 për qind të vijës bregdetare si plazh publik, duke krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe turistët të shijojnë detin pa pagesë.
Paralelisht, institucionet vendore dhe strukturat përgjegjëse po monitorojnë vijën bregdetare, po mbikëqyrin respektimin e standardeve nga operatorët privatë, si dhe po punojnë për ruajtjen e pastërtisë dhe rendit në plazh.
Pushuesit vlerësojnë natyrën dhe qetësinë, duke theksuar se plazhi është i pastër dhe më i organizuar.
Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, me synimin për të garantuar standarde sa më të larta të shërbimit dhe një përvojë sa më të mirë për të gjithë ata që zgjedhin Durrësin për pushimet e tyre.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 