Kur dy ikona të televizionit bëhen bashkë! Ky është fiks rasti i Alketa Vejsiut dhe Mara Venier, prezantueses së Tv Klan dhe asaj të Rai 1 në Itali. Nëpërmjet një videoje në Instagram dy prezantueset shfaqen krah njëra-tjetrës.

E përveç vlerësimit reciprok që ndajnë japin edhe nga një lajm. Alketa Vejsiu do të jetë e ftuara speciale e kësaj të diele në programin e dashur “Domenica In” në Rai 1 në Itali.

Por nuk mbaron me kaq! Mara Venier jep lajmin e bukur se edhe ajo do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë. Një përshëndetje të ngrohtë ajo e rezervon edhe për të gjithë shqiptarët.

Mara Venier: Një përshëndetje e madhe, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë të gjithë popullit shqiptar. Jam këtu me Alketën tuaj që e dua shumë. Shihemi së shpejti sepse do të jem me ju shumë shpejt!

Alketa Vejsiu: Jam me Mara Venier. Mara Venier, do të vij unë në Itali apo do të vish ti në Shqipëri?

Mara Venier: Unë vij në Shqipëri dhe ti me mua në “Domenica In”.

Alketa Vejsiu: Unë të dua.

Mara Venier: Të dua, të dua edhe unë!/tvklan.al