Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial janë arrestuar me kërkesë të SPAK, pasi dyshohen se i kanë marrë para një biznesmeni në Korçë për të mos e gjobitur.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme thotë se inspektorët, pasi kanë konstatuar se biznesi ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licencën përkatëse, i kanë kërkuar pronarit të tij 900 mijë lekë dhe 10 mijë dollarë.
Kjo shumë parash, sipas hetimeve të kryera, është marrë nga dy përfaqësues të ISHTI në nëntor të vitit 2021.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
