Në programin “Historia ime”, në Tv Klan, Flutura Shabanaj dhe vëllai i saj Pëllumb Gjoka rrëfyen historinë e vështirë të familjes së tyre.

Flutura është diagnostikuar me sklerozë të shumfishtë dhe si pasojë e kësaj burri mori vendimin të ndahej me të, por divorci është kryer pa dijeninë e saj. Gjykata vendosi që fëmijët të qëndronin me babain, por 44-vjeçarja ka të drejtë t’i takojë.

Pavarësisht vendimit, që prej një viti, Flutura nuk i takon fëmijët dhe ish- kunata e saj e ftuar në studio rrëfeu se ata nuk duan ta takojnë.

Mirela Milori: Sa vjet kanë të divorcuar?

Mimoza: Në Janar kanë mbushur vitin!

Mirela Milori: Në bazë të një vendimi që kemi të gjykatës, fëmijët duhet ta takojnë Fluturën?

Mimoza: Po patjetër, se normal edhe vëllai i ka letrat e gjykatës dhe kjo duhet të ketë kopjet e veta të gjykatës, edhe duhet ta takojnë, por me një nënpunës të komunës me qendër administrative Zallbastari.

Mirela Milori: I ka takuar fëmijët?

Mimoza: Para një jave e kanë takuar fëmijët!

Mirela Milori: Po gjatë vitit i ka takuar rregullisht?

Mimoza: Me thënë të drejtën, fëmijët nuk kanë vetë dëshirë ta takojnë.

Mirela Milori: Unë them se dhe ju duhet të punoni me fëmijët, se pavarësisht se nëna është e sëmurë është nëna e tyre apo jo?

Mimoza: Ç’është e drejta me fëmijët, as nuk kam bërë pengesë, as nuk bëj sa për dijeni. Dhe kjo e di shumë mirë…

Mirela Milori: Kjo është Flutura!

Mimoza: Patjetër dhe kjo e di shumë mirë që…

Mirela Milori: Flutura e di shumë mirë që…

Mimoza: Kur ishte pa bërë divorcin që iku, se po ta bëjmë me ligj, dy ditë po ta braktisësh fëmijën të hiqet amësia dhe kjo e di shumë mirë. Dhe kjo a ka ikur e sëmurë, ne nuk e dimë.

Mirela Milori: Ne duam që fëmijët të takojnë nënën!

Mimoza: Fëmijët nëse dëshirojnë ta takojnë janë gati, unë s’kam asnjë pengesë.

Mirela Milori: Por fëmijët jetojnë me ju. Ju i edukoni fëmijët që nëna pavarësisht se është e sëmurë është nëna juaj?

Mimoza: Të jem e sinqertë, asnjëherë s’ju kam thënë që s’keni për ta takuar. Dhe ata jo sot, jo nesër./tvklan.al