Udhëtimi në Romë për ndeshjen çerekfinale të kthimit në Ligën e Europës është shumë më i tensionuar te Milani. Sfida e parë la një ndjenjë dekurajuese te kuqezinjtë. Në momentin vendimtar, skuadra e Stefano Piolit u befasua dhe ribëri gabimet e vjetra. Një humbje që e ka shtuar presionin mbi teknikun dhe të ardhmen e tij te “Djalli”.

Sipas Gazzetta Dello Sport, përballja ndaj Romës dhe derbi kundër Interit do të jenë vendimtare për të konfirmuar në sezonin e ardhshëm Piolin në stol. Edhe pse shumë tifozë e vendosin derbin si takimin vendimtar, pasi nuk mund ta pranojnë që Interi të festojë në stadiumin e tyre, nga pikëpamja sportive, krahasim mes dy ndeshjeve nuk ka.

Nëse Pioli dëshiron që të qëndrojë edhe për një sezon të gjashtë te kuqezinjtë, duhet që të përmbysë Romën në “San Siro”. Te kuqezinjtë ka besim se kjo mund të arrihet. Nëse do të arrinte në gjysmëfinale dhe do të fitonte kupën, ai do të fshinte dyshimet te drejtuesit dhe do të rikthente festën te “Djalli”. Nga ana tjetër, një eliminim nga verdhekuqtë, do të ishte i vështirë për t’u kapërdirë.

Klan News