Në Yzberisht do të ndërtohen dy shkolla të reja dhe një kopësht. Lajmin e dha këtë të premte, më 10 prill, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani teksa inspektoi punimet.
“Jemi në një kantier shumë të madh këtu në zonën e Yzberishtit, ku bëhet fjalë për ndërtimin e tre objekteve arsimore, në një territor të përbashkët. Është shkolla e mesme e cila do të ketë kapacitet për 600 nxënës, shkolla 9-vjeçare për 900 nxënës dhe pastaj kemi edhe kopshtin i cili është i integruar si ndërtesë, por patjetër ka hyrje të veçantë për 144 fëmijë.
Kjo zonë ka qenë një ndër ato zona ku kërkesa për objekte arsimore, kërkesa për infrastrukturë ka qenë ndër më të lartat në kryeqytet. Duke qenë një zonë e cila është shtuar në popullatë, dendësuar me ritme shumë të shpejta, mundësia për të bërë infrastrukturë arsimore ka qenë shumë e kufizuar për nga territori”, tha ajo.



Shkollat 9-vjeçare dhe ajo e mesme do jetë e pajisur me laboratorë, bibliotekë dhe mjedise sportive. Kompleksi i ri arsimor do të ndërtohet në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit dhe do i shërbejë rreth 1500 nxënësve dhe 150 të vegjëlve.












Botërori 2026 