Rusia godet insfrastrukturën energjetike ukrainase

31 Marsi shënoi plot dy vite që nga dita kur forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, në rrethinat e Kievit duke lënë pas rrugë të mbushura me trupat e civilëve të vrarë. Gjatë 33 ditëve të para të pushtimit, ushtria ruse vrau më shumë se 1,400 civilë, duke përfshirë 37 fëmijë.

“Ukraina do të rezistojë. Ushtarët tanë dëbuan Rusinë nga Bucha, nga Irpin, nga Borodianka, nga i gjithë rajoni i Kievit dhe më pas nga rajoni Sumy, nga rajoni Chernihiv, ne  i mundëm ata. Këto ishin fitore jo vetëm të guximit dhe armëve ukrainase, por edhe të moralit njerëzor.”

Ndërkaq Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë, sidomos në Odesa, Kharkiv, Lviv dhe Herson.

Rreth 170,000 shtëpi pësuan ndërprerje të energjisë për shkak të sulmeve ruse.

Sulmet e fundit ruse vijnë në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për fushatën e rregullt pranverore të rekrutimit të 150.000 qytetarëve për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Klan News