Shqipëria ka nisur të përshpejtojë hapat drejt burimeve të gjelbra, e konfirmuar kjo nga shifrat e INSTAT. Për tremujorin e parë të vitit, impiantet fotovoltaike dhe të tjerë prodhues të rinj, rritën me 2.5 herë sasinë e energjisë në dispozicion.

Në tërësi, sipas INSTAT, sasia e energjisë elektrike të prodhuar përgjatë këtij tremujori përllogaritet në rreth 2.23 milionë mWh energji duke shënuar rënie me 9.8% në raport me një vit më parë, kjo si pasojë e thatësirës me të cilën është përballur vendi.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike, në masën 45,8%, dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, në masën 46,3%.

Nga ana tjetër konsumi u rrit me 4,4%, duke arritur vlerën 1.791 gWh nga 1.716 gWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike kanë ndikuar konsumatorët familjarë.

Tv Klan