Në një kohë kur teknologjia po riformëson çdo aspekt të jetës sonë, Credins Bank po drejton revolucionin digjital në sektorin bankar shqiptar. Në emisionin “Pro Business” në TV Klan, përfaqësues të bankës zbuluan strategjinë e tyre gjithëpërfshirëse për të sjellë të ardhmen e shërbimeve financiare në xhepin e çdo shqiptari.

Për bizneset, rruga drejt digjitalizimit fillon me një hap të thjeshtë por transformues: instalimin e një terminali pagesesh (POS). Sipas përfaqësuesve të Credins Bank, POS-i nuk është thjesht një mjet për pranimin e pagesave, por një hap strategjik që sjell vlera të shumta.

Një nga iniciativat më të rëndësishme të Credins Bank është ofrimi i POS-it falas për bizneset e vogla, jo vetëm pa kosto pajisjeje, por edhe me komision zero. Kjo nismë synon të ndihmojë bizneset më të vogla të formalizohen dhe të përfitojnë nga avantazhet e pagesave elektronike.

Siguria dhe përvoja unike, dy shtyllat e digjitalizimit

Balancimi midis përvojës së shkëlqyer të klientit dhe sigurisë absolute përfaqëson një nga prioritetet kryesore të Credins Bank. “Në vizionin tonë, të gjitha investimet për dhënien e një përvoje unike shoqërohen me investime në masa të larta sigurie”, shpjeguan përfaqësuesit e bankës.

Banka ka investuar në partnere strategjikë ndërkombëtarë si Mastercard dhe ka implementuar standardet më të larta të sigurisë për të garantuar mbrojtjen maksimale të klientëve.

E ardhmja: Nga digjitalizimi te banka inteligjente

Vizioni i Credins Bank shkon përtej thjesht digjitalizimit. Banka po punon për të kaluar në fazën e “bankës inteligjente”, një bankë që e njeh klientin aq mirë sa mund të parashikojë nevojat e tij para se ai vetë t’i kërkojë. “Ne duam të jemi një hap përpara klientit. Përmes analizave inteligjente, synojmë të kuptojmë çfarë i nevojitet klientit në një moment të caktuar”, shpjeguan përfaqësuesit.

Credins Bank po përgatit disa risi të rëndësishme: Integrim i Apple Pay dhe Google Pay në platformën E-Commerce të bankës. Zgjerim i tërheqjeve kontaktless nëpërmjet Apple Pay në të gjithë rrjetin e ATM-ve. Zhvillim i integrimve me Open Banking dhe zgjidhje të avancuara për bizneset.

/tvklan.al