#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Shorti Spar – E Diela Shqiptare

Me kalë drejt dijes – “E diela ndryshe”- Episodi 4

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica frymëzuese e një babai

Rrugëtimi i radhës në “E Diela Ndryshe” e dërgon Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean drejt Maliqit të Korçës. Këtë herë misioni ka në qendër një histori frymëzuese, i shpjegon Arbri drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një sakrificë e vërtetë që në thelb ka dëshirën më të mirë të një prindi.

Në Maliq, ata takojnë Gencin. Ai është baba i 4 fëmijëve, Sagionës, Jonit, Ancit dhe Ergit që janë të moshave 8,7, 6 dhe 3 vjeç. Përballë tyre ndodhet një ndërtesë jo më e madhe se një shtëpi ku në njërën anë ndodhet kopshti, në tjetrën shkolla dhe pak më tutje ambulanca. Genci është duke pritur 4 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Ti me çfarë i sjell fëmijët në shkollë?

Genci: Unë i sjell me kalë.

Ardit Gjebrea: I hip të katërt në kalë?

Genci: Kur është koha me baltë, e marr edhe çupën e hipi në kalë. Kur është thatë, e marr përdore.

Ardit Gjebrea: Sa larg e ke shtëpinë nga këtu?

Genci: Mban rreth 1 orë.

Ardit Gjebrea: Ti ku banon?

Genci: Unë banoj në Këmbëthekër.

Ardit Gjebrea: Sa shtëpi ka aty?

Genci: Janë 6 familje.

Ardit Gjebrea: Sa banorë jeni në total?

Genci: Mund të bëhemi me gjithë fëmijë, nja 25.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë të tjerë ka përveç 4 të tuve?

Genci: Nuk ka. Vetëm fëmijët e mi janë të vegjël.

Genci tregon se ka pasur tentativa për mbylljen e shkollës, por bashkëshortja e tij ndërhyri sepse më pas shkollimi i fëmijëve do të vështirësohej edhe më.

Genci: Edhe këtë do ta kishin mbyllur ata, por nuk lejoi nusja ime.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë bëri?

Genci: Po iu tha që nuk ju ndjek dot, unë edhe këtu mezi i sjell.

Ardit Gjebrea: Domethënë, nëse kjo shkollë do të mbyllej, ku do të ishte shkolla tjetër?

Genci: Do t’i regjistroja në Sovjan pastaj.

Ardit Gjebrea: Dhe ti, nga Këmbëthekri deri këtu, sa bën distancë?

Genci: Bën gati 1  orë.

Ardit Gjebrea: Po nga Këmbëthekri në Sovjan?

Genci: Nga Këmbëthekri në Sovjan, i bie afro 1 orë e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Pra do të të shtohej edhe gjysmë ore. Ti ke makinë?

Genci: Jo. As kam, as nuk e kam mësuar.

Ardit Gjebrea: Pse? 

Genci: Duhet të bësh kursin, ka punë ajo.

Ardit Gjebrea: Po bëje kursin, kush të pengon?

Genci: Kemi pasur kalamajtë e vegjël.

Vetë Genci nuk ka mundur të kryejë as ciklin 9-vjeçar. Kushtet e vështira e lejuan ta frekuentonte  shkollën deri në klasën e katërt, më pas e ndërpreu. Sot është një nga pengjet e tij më të mëdha ndaj edhe sakrifikon që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë.

Genci: Mendoj se i bie që po të shkosh në punë, po s’pate shkollë, tjetri s’të merr. Edhe punëtor krahu të jesh, s’të merr  ai.

Ardit Gjebrea: Ky është motivi pse ti sakrifikon që i sjell vetë fëmijët në shkollë?

Genci: Po.

Ardit Gjebrea: Në çfarë ore ngriheni ju në mëngjes?

Genci: Unë ngrihem në orën 5, ndez zjarrin, pastaj iu bëj tost fëmijëve me sallam e djathë, pastaj në orën 6 e gjysmë ngre fëmijët.

Ardit Gjebrea: E duan shkollën?

Genci: Ata kanë qejf, edhe kur është e diel, ata s’e dinë, do të shkojmë në shkollë thonë.

“S’do të na zërë më shiu!” Ëndrra e Gencit për fëmijët merr flatra të reja

Në një fshat të vogël të quajtur Këmbëthekër në Korçë, çdo mëngjes nis me hapin e një kali të quajtur Tomi që mbi shpinë mban 4 fëmijët e Gencit. Ai është një baba i përkushtuar, i cili në pamundëësi për të realizuar ëndrrat e tij, po bën gjithçka mundet që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë.

Gjatë rubrikës “E Diela Ndryshe”, ai tregoi se çdo ditë zgjohet në orën 5 të mëngjesit për të dërguar fëmijët në shkollë. Rruga nga Këmbëthekri në Maliq ku ndodhen shkolla e kopshti zgjat një orë. Shi apo diell nuk ka rëndësi, ai dhe fëmijët nisen drejt rrugës që nesër do të shënojë ndryshimin.

Por ndryshimet e vogla mund të lehtësojnë mjaft gjëra. Ndërsa drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari shoqërojnë Gencin dhe fëmijët, në një pjesë të rrugës ndalen. Në duart e Arbrit gjenden një palë çelësa makine.

Ardit Gjebrea: Arbër, se ç’ke një gjë për të thënë…

Arbër Hajdari: Tani, Genc… ne të kemi sjellë një makinë.

Fëmijët: Ku?

Ardit Gjebrea: Kjo është makina juaj!

Genci: Faleminderit!

Ardit Gjebrea: Jua ka sjellë xhaxhi Arbri! Do të futeni ta shikoni brenda?

Fëmijët: Po! Sa e bukur!

Ardit Gjebrea: Ju pëlqen?

Fëmijët: Ta gëzoni!

Arbër Hajdari: Urdhëro çelësin! Njëkohësisht, kemi diskutuar me një autoshkollë ku ti do të bësh patentën, edhe atë e ke dhuratë nga ne dhe gjithashtu ke dhuratë edhe naftën që do të të duhet për të çuar kalamajtë në shkollë përditë.

Ardit Gjebrea: Je në rregull?

Genci: Faleminderit!

Fëmijët: Nuk do të na zërë më shiu tani!

Ekipi i dashurisë së Leonorës – E Diela Shqiptare – “Ka një mesazh për ty”

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbarte hijen e një humbjeje dhe frikën e saj se historia do të përsëritej. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon  se vetëm një vit më parë, ka nisur të pëlqejë emrin e saj.

Leonora: Shumë vetë më thonë që kam një emër të bukur, por në realitet unë e kam urryer këtë emër sepse ka një histori të dhimbshme. Fëmija i parë që prindërit e mi sollën në jetë ishte një vajzë që quhej Leonora. Ajo vdiq në moshën 4 vjeç e gjysmë, unë erdha në jetë dhe më dhanë këtë emër që nuk e kam dashur kurrë.

Ardit Gjebrea: Ti mendoje… çfarë?

Leonora: Mendoja nënën time dhe thosha po sikur unë të kem të njëjtin fat si ajo dhe të ishte tragjedi e dytë për nënën? Kjo ishte pesha. Kam fillua ta pëlqej emrin… ka një vit.

Ardit Gjebrea: Gjithë këto vite nuk të ka pëlqyer?

Leonora: Jo. Kam  filluar ta pëlqej emrin sepse nuk më ndodhi gjë dhe nëna më la, ka një vit.

Mungesa që s’u mbush kurrë: Babain e preka për herë të parë dhe të fundit kur vdiq

Një histori aspak e lehtë, e shenjuar nga dhimbja dhe heshtja. Fëmijëria e Leonorës ndahej mes mungesës së dashurisë prindërore, konkretisht asaj të babait pas ndarjes së prindërve dhe përpjekjeve për të gjetur paqen.

Ajo tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan, për dashurinë e mohuar nga i ati dhe forcën për të bërë paqe me veten, për të falur, edhe kur nga ana tjetër nuk merr dot një përgjigje.

Leonora: Ne jemi 3  fëmijë, kam vëllain, Bernardin, dhe motrën më të vogël, Rubjanën. Ne jemi rritur me  prindër të ndarë. Babai kur u nda  nga nëna, u nda edhe nga ne dy gocat.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Leonora: Unë kam qenë 4 e gjysmë, motra 2 e gjysmë. Babai mori vëllain dhe ne dy vajzat ndenjëm me nënën.

Ardit Gjebrea: Cili ishte kontakti që kishit ju me babain më pas?

Leonora: Nuk ka qenë asnjëherë prezent, as në edukim, as në shkollim, as në fejesë, as në martesë, as kur u bë gjysh.

Ardit Gjebrea: Ti si e ke përjetuar?

Leonora: Për një vajzë, mashkulli ideal është babai, kurse unë nuk kam pasur atë ngrohtësinë e babait. Më kanë munguar të dy në fakt, edhe vëllai, edhe babai.

Ardit Gjebrea: Raporti me të, si është?

Leonora: Babai ka vdekur, ka 15 vjet.

Ardit Gjebrea: Gjatë këtyre viteve ti nuk e ke takuar kurrë?

Leonora: Jo. Marrëdhëniet tona nuk  u rregulluan asnjëherë dhe banonim në të njëjtin qytet.

Ardit Gjebrea: E shihje?

Leonora: Shkëmbeheshim.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi?

Leonora: Për të mos hapur plagët, kam zgjedhur heshtjen.

Ardit Gjebrea: Kur babai ndërroi jetë, vajte?

Leonora: Po. I thoja bashkëshortit që në qoftë se ai vdes një ditë, unë kam qejf të jem në ditën e vdekjes aty. Erdha, e putha, e preka për herë të parë të fundit  dhe e fala për gjithçka. Për mungesën e prezencës, mungesën e dashurisë, për të gjitha.

Ardit Gjebrea: U ndieve e çliruar apo çfarë?

Leonora: Bëra paqe me vetveten. Shumë.

Miqësia që vitet s’e zbehën dot! Ekipi i famshëm i basketbollit triumfon në ‘lojën’ më të bukur

Në vitin 1976, në Burrel u hapënn klasat e para sportive dhe Leonora, e cila përjetonte vështirësinë e rritjes vetëm me nënën e motrën, vendosi të regjistrohej  në basketboll një vit më vonë. Kjo nuk ndodhi vetëm nga pasioni, por edhe sepse e dinte që nuk do t’i rëndonte së ëmës me shpenzime. Megjithatë, ajo nuk parashikoi dot që ai moment do t’i ofronte një familje të re, me të cilën s’ka lidhje gjaku, por shpirti.

Ekipi i 31 Korrikut nisi të spikaste, të fitonte kampionate, por mbi të gjitha, këto vajza fituan shoqe të përjetshme. Për 48 vite, ato vijojnë të gjenden pranë njëra-tjetrës dhe as këtë herë s’mund të ndodhte  ndryshe. Pa e ditur se kush i ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për  Ty”, Teuta, Flora,  Fiqiretja, Vjollca dhe Suzana u gjendën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të marrë mesazhin e mikeshës së tyre.

Leonora: Sa shumë ju dua! Është një dhuratë e Zotit që ju bëni pjesë  në jetën time sepse më jeni gjendur jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Kjo miqësia jonë prej 48 vitesh e ka një kuptim në fakt. Nuk mundem t’i harroj ato momente të bukura që kemi kaluar bashkë kur iknim jashtë rrethit dhe secila nga ne përgatiste diçka në shtëpi dhe uleshim e hanim  të gjitha bashkë. Dëgjoj shpesh kur vij në Shqipëri që thonë jo nuk ke njeri sot, s’ka më miqësi, nuk ekziston. Urdhëro!

Të gjitha njëzëri: Faleminderit!

Leonora: Ekziston, po të kesh një zemër të madhe, të kesh një pastërti shpirtërore, ekziston. Miqësi pa  kushte.

Fiqirete: Shumë faleminderit! Ardit! Ajo thotë për ne, ne themi për atë! Ne kemi qenë një javë të katërta, kemi qenë në Belgjikë te shtëpia e saj. Nuk kemi lënë vend pa  shëtitur, në Belgjikë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Fiqirete: Po. Jemi kënaqur jashtë mase!

Flora: Nora është si një motër e madhe edhe gjthmonë  ka marrë pjesë në gëzimet dhe në hidhërimet  tona, edhe pse është në Belgjikë. Kur vjen, na fton të gjithave, na mbledh.

Ardit Gjebrea: Na tregoi që flini te shtëpia e njëra-tjetrës?

Fiqirete: Po. Ja, shkojmë te Zana.

Leonora: Suzana ka pasur një histori të dhimbshme, i ka vdekur bashkëshorti dhe na ka lënë një amanet,  mos ma lini Zanën vetëm dhe ne nuk e lëmë vetëm. Çdo vit, shkojmë te Zana. Ka dy djem të  mrekullueshëm.

Ardit Gjebrea: Po fëmijët respektivë të njëri-tjetrit me njëra-tjetrën?

Fiqirete: Janë rritur bashkë.

Ardit Gjebrea: E ruajnë edhe ata, e trashëgojnë miqësinë tuaj?

Fiqirete: Patjetër.

Teuta: Tani jemi bërë gjyshe.

Ardit Gjebrea: Edhe nipërit e mbesat!

Leonora: Mund të kaloj edhe një mesazh për të gjithë prindërit në fakt, të angazhojnë fëmijët në sporte të ndryshme, jo vetëm në basketboll sepse është shumë edukativ. Këto e dinë shumë mirë që unë jam ajo e grupit që nuk flet shumë dhe e di që thonë si ka mundësi, ti? Sporti të hap, të formon, të edukon, siç e thashë më përpara kam qenë shumë e ndrydhur, por falë shoqeve të mia jam hapur, kam gjetur vetveten me ndihmën e tyre. I bëj pyetje vetes, po mos të kisha shkuar në klasë sportive, kush do të isha unë sot pa këto?

Shëndeti mendor tek adoleshentët – E Diela Shqiptare – “Kujdes shëndetin”

Zbuloni resortin e ëndrrave nga Globus Travel – E Diela Shqiptare

Erdhi për 4 ditë, nuk ikën prej 4 muajsh – E Diela Shqiptare – “Shihemi në Gjyq”

“Ptu, maskara!” Kush është “e panjohura” që “i ka zënë derën” Gazmendit?

Një rast i pazakontë dhe i rrallë paraqitet këtë herë në “Shihemi në Gjyq”. Gazmendi ka ftuar Refien, të  cilën në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, e cilëson  si “të panjohur”. Ai e akuzon se po i shkatërron familjen.

“Kam 4 muaj që më ka ardhur më ka zënë  derën një e panjohur dhe nuk po më hiqet nga shtëpia. Sot jam këtu për të vendosur o ajo, o unë se po më shkatërron familjen.”

Në studio, Gazmendi shpjegon se kjo e panjohur për ta quhet “halla”, por lidhja familjare është shumë e largët. Refia është vajza e djalit të dajës së vjehrrit.

Ardit Gjebrea: Po kush është kjo e huaj që të ka zënë derën? 

Gazmend: Kjo e huaj është halla e nuses.

Ardit Gjebrea: Halla e nuses tënde?

Gazmend: Po.

Eni Çobani: Po pse, halla e nuses e huaj është?

Gazmend: Në fakt, nuk është halla tamam, por është vajza e djalit të dajës të vjehrrit.

Në insertin e saj, Refia e bën të qartë se nuk do të dalë nga shtëpia.

“Dua të di se kush më ka prurë këtu. Në qoftë se është ai që më ka strehuar deri më sot, ta dijë shumë mirë se unë nuk i dal po s’mbarova  problemin  tim.”

Kur hyn në studo, ajo kërkon të dijë se kush e ka sjellë në program dhe sapo sheh Gazmendin, i vërsulet me ofendime, edhe pse ai po e strehon.

Refie: Ptu, maskara! Ti m’i bën këto gjëra ore? Ti m’i bën këto gjëra, më bie deri këtu? Pse s’më lë në hallin tim?

Gazmend: Ti nuk më lë mua në hallin tim!

Refie: Çfarë të kam bërë? Të mora në telefon, më the hajde! Çfarë të kam bërë?

Gazmend: Më ke zënë derën e shtëpisë!

Gazmendi nis të tregojë se 4 muaj mëparë, Refia telefonoi bashkëshorten e tij dhe kërkoi të qëndronte disa ditë në shtëpinë e tyre sepse kishte probleme me vajzën. Çifti pranoi me idenë se ajo do të qëndronte rreth 1 javë ose 10  ditë, por tani janë në një situatë konfliktuale.

Gazmend: I hapa derën për një javë, për 10  ditë sa më dha zonja Refie. Refia sot e kësaj dite, po bën muajin  e katërt që nuk po më ikën nga shtëpia. Na ka futur në sherr në shtëpi.

Refie: Po pse ore çfarë të kam bërë?

Gazmend: Më ke zënë shtëpinë!

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

Refia jeton prej 4 muajsh në shtëpinë e Gazmendit, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Asaj i referohen si “halla”, por ajo është në fakt vajza e djalit të dajës së vjehrrit. Qëndrimi i saj i gjatë në shtëpinë e tij ka nisur të sjellë konflikte  në familjen e Gazmendit dhe ai i kërkon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që të  largohet.

Refia ngulmon se nuk do të dalë pa zgjidhur problemet e saj me vajzën. Ajo tregon se kishte 3 fëmijë, por djali i ka vdekur. Vajza e madhe jeton në Angli dhe gjithçka i shkon vaj, kurse vajzën e vogël e ka ndihmuar vazhdimisht me para sepse Refia punoi për shumë vite në Greqi. Ajo thotë se i dërgonte para vajzës dhe njëkohësisht, i kërkoi të blinte një shtëpi, por e bija s’i ka lënë asgjë në bankë.

Refie: Thosha çupë, 500  ti dhe 500  futja  mamasë në bankë. Mirë, mirë, mirë. Mua ma hëngri mendja se i kishte brenda në bankë, ajo i hante, Eni xhani. Erdhi puna shita dhe shtëpinë.

Eni Çobani: Po pse?

Refie: Se kjo, e blemë shtëpinë  neve, ndenji nja 4-5 vjet në shtëpi dhe kërciti e iku në Francë pa më thënë mua gjë. E merrja në telefon, nuk më dilte. Vetëm kur më merr ajo, më thotë  unë jam në  Francë. Po   pse moj të  keqen mamaja, çfarë ke, çfarë të  kam bërë? Po e dija  që nuk do më lije ti. Po mirë, me çfarë  vajte në Francë, ku i gjete ato lekë? Unë ato lekë nuk i hodha në bankë, i mora e ika. Unë nuk u ndieva se  ka bërë një fëmijë të sëmurë dhe i përkushtohej atij fëmije. I përkushtohesha atij fëmije dhe jam përkushtuar shumë  për fëmijët e saj.

Më pas, Refia vendosi ta shiste shtëpinë e blerë në Vlorë për 35 milionë lekë. Nga këto, 5 milionë ishin faturat e papaguara të dritave dhe 3 milionë të ujit. Pasi i shleu edhe ato, sërish pjesën e mbetur të  parave, 27 milionë, ia dërgoi sërish vajzës së vogël, Rudinës.

Refie: Më thotë çupa, dërgoji këtej ti se unë do të të mbaj ty moj unë! Na unë!

Eni Çobani: Si, i dërgove prapë edhe këto lekët?

Refie: Po, ia dërgova! Jam pa një kokërr leku në bankë! Edhe 5 lekë, erdha ta kërkoj me gjykatë e gjyq,  më the e të thashë  dhe ato…

Eni Çobani: Kush është vajza që i ke dërguar lekët?

Refie: E vogla.

Eni Çobani: Që quhet?

Refie: Rudina. E madhja nuk më ka ngacmuar, një karamele për fëmijët  e saj nuk i kam dhënë.

“Ke shkuar me djalin e tezes!”/ Thyhet marrëdhënia nënë e bijë: Motra më kërcënoi me jetë!

Gazmendi ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me hallën e bashkëshortes, Refien. Në të vërtetë ajo s’është halla, kanë një lidhje më të largët fisnore, por kështu e thërrasin. Refia ka ardhur nga Greqia ku punonte për të qëndruar disa ditë në shtëpinë e tij. Prej 4 muajsh, ajo nuk largohet nga kjo shtëpi dhe as pranon të dalë duke krijuar situata të vështira brenda familjes.

Refia tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se para kësaj, jetën e kishte lidhur me vajzën  e vogël, Rudinën, së cilës i kishte dërguar të gjitha paratë që fitonte. Një ditë, vajza largohet në Francë  pa e lajmëruar derisa më vonë ia komunikon.

Në studio mundësohet një lidhje telefonike me Rudinën, e cila pranon se kështu ka ndodhur, por zbulon dramat familjare. Ajo thotë se është kërcënuar me jetë nga motra e madhe që jeton në Angli dhe nuk do të shohë më asnjërën prej tyre.

Rudina: Më filloi më bënte ca kërcënime, më bënte ca ofendime të rënda, madje edhe ime  motër jashtë shtetit më ka kërcënuar me jetë, unë s’dua t’i shikojme sy të dyja. Më ka kërcënuar ime motër me jetë!

Eni Çobani: Me jetë? Kush ka qenë arsyeja?

Rudina: Arsyeja  sepse… nuk e di çfarë ka thënë ajo…

Eni Çobani: Këto ka thënë, ja po t’i them. Pra të gjithë punën e zonjës Refie e keni marrë ju, e keni gëzuar ju dhe shumë mirë se jua ka dhënë me dëshirë, por qëllimi ka qenë i jetesës së bashku se nëna jote s’ka asgjë sot. Ku do të shkojë nëna jote sot?

Rudina: Nuk e di, të shkojë ku të dojë se me ato kërcënime që më kanë bërë mua ato, ajo ime motër ka thënë që do ta vrasim, do t’i nxjerrim sytë, më ka ofenduar çupën, m’i ka thënë fjalën e fundit çupës, kështu që unë s’dua t’i shikoj, mos të më marrin më në telefon. Unë s’dua ta shikoj as atë që keni aty, as  tjetrën. Unë jam e kërcënuar me jetë nga të dyja!

Rudina pranon se e ka përfituar ajo ndihmën e nënës dhe shpreh mirënjohje, por është shumë e prekur nga biseda e tyre e fundit. Ajo thotë se nëna i ka bërë një akuzë shumë të rëndë që e ka lënduar, sepse i  ka thënë që ka fjetur me kushëririn e saj. Refia thotë se ishte reagim inati pasi nuk është e vërtetë, por kjo ka ndikuar fort në lidhjen e tyre.

Rudina: Më ka ndihmuar, ia di për faleminderit por fjalët  e fundit që më ka thënë ajo lloj  femre, unë nuk e honeps dot më!

Eni Çobani: Kush është fjala e fundit që të ka thënë?

Rudina: Ti ke vajtur me djalin e tezes tënde! Shiko çfarë fjale!

Refie: Po, po, ia kam thënë Eni…

Eni Çobani: Por është shumë e rëndë kjo Refie! Jo, jo por ia  ke thënë vajzës tënde tani! Me djalin e tezes, me djalin e motrës tënde!

Refie: E di çfarë më tha mua ajo? Mua më vjen turp që  ë kam nënë ty moj, më tha mua! Po pse lekët e kësaj turpmadhes i hëngre ti, i thashë unë. Edhe ia thashë.

Eni Çobani: Po si ia the tani, është shumë e rëndë kjo që i ke thënë tani!

Refie: Po për mua s’ishte e rëndë?

Eni Çobani: Është e pavërtetë kjo fjalë?

Refie: E pavërtetë, ashtu më erdhi!

“Nuk e mbaj më as një orë!” Caktohet afati për largimin e ‘hallës’ nga shtëpia e Gazmendit

Në fund të rubrikës së “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, edhe pas bisedës me vajzën e vogël, Rudinën, pozicioni i Refies mbetet delikat. Rudina është ende e prekur nga biseda e fundit mes tyre ndërsa Refia refuzon “t’i bjerë më qafë” së madhes që jeton në Angli sepse thotë që ajo s’ka detyrime ndaj saj.

Në këtë situatë, ajo mbetet në shtëpinë e Gazmendit, me bashkëshorten e të cilit ka një lidhje të largët fisnore, por për lehtësi e quajnë ‘halla’. Gazmendi kërkon që ajo të largohet sepse pas 4 muajsh, gjendja është bërë e padurueshme. Refia i premton se do të ikë në gusht, por me ndërhyrjen e Eni Çobanit, afati shkurtohet maksimalisht.

Gazmend: Ç’kusur kam unë?

Eni Çobani: E kuptoj, por do të na japësh pak kohë.

Gazmend: Ajo pak kohë mund të jetë edhe 1 vit, edhe 2, edhe 3, edhe 4. Çfarë të bëj unë?

Eni Çobani: Jo, nuk besoj! Të paktën, 1 muaj!

Gazmend: Nuk mundem!

Refie: Ja po ta them unë Gazi. Jo 1 vit.

Gazmend: Po grindemi brenda në shtëpi, mëngjes, drekë, darkë.

Refie: Po ta them unë. Deri në gusht sa të bëjmë pushimet se edo të mbleedh i kam ku i kam, do të shkoj në Francë.

Gazmend: E dëgjon çfarë po thotë?

Eni Çobani: U tregua e sinqertë…

Gazmend: Unë punoj jashtë shtetit, lëviz. Tani të mbyll shtëpinë time nuk e mbyll dot se do të qëndrojë znj. Refie?!

Eni Çobani: Po as një javë jo?

Gazmend: Fare! Nga sot e tutje nuk e njoh! Jo një javë, një orë, tani ndahem dhe nuk e njoh!

Eni Çobani: Shumë faleminderit, shumë faleminderit! Haram i paç ato të miat! Do të vish te kjo halla ti,  do të vish!

Gazmend: Znj. Eni, gjeji vendin atje ku ka… Nuk mundem!

Eni Çobani: Do t’ia gjejmë vendin! Unë të premtoj që do t’ia gjejmë vendin!

Gazmend: Nuk mundem ta mbaj, 1 muaj, 2 muaj jo e jo, por as 1 orë!

Eni Çobani: Të kërkoj vetëm 1 javë.

Gazmend: Okej, bie dakord për 1 javë!

MARSELA DEHARA -E Diela Shqiptare – “Të panjohurit”

/tvklan.al