#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Shorti AK Invest “E diela shqiptare”
Variçet, tromboza, këmba diabetike…- Kujdes Shëndetin
Vogue Hotel Supreme nga Globus Travel – Parajsa e pushimeve
Familja në sherr, 30 vitet e gruas në hije – “Shihemi në Gjyq”
“Më ke lënë dobiçin në derë…”, Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait: Kam 30 vjet që të mbaj gruan
Agroni dhe Shpëtimi janë dy vëllezër të cilët kanë vendosur që të ballafaqohen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shpëtimi vëllai i madh ka sjellë këtë të diele në një seancë ndërmjetësimi vëllain e tij, Agronin i cili prej vitesh jeton në Greqi.
Me tone të ashpra dhe shumë i revoltuar Shpëtimi i drejtohet Agronit, se “më ke lënë dobiçin në derë”, prej 30 vitesh. Bëhet fjalë pikërisht për Valentinën, ish-bashkëshorten e Agronit.
Në periudhën kur Agroni duhet të kryente shërbimin ushtarak, ai u martua me celebrim me Valentinën për të bërë ushtrinë brenda rrethit të Fierit, por pas disa muajsh Valentina ikën nga shtëpia dhe martohet me dikë tjetër.
Problemi qëndron tek fakti se megjithëse kanë kaluar dekada, Valentina vazhdon të qëndrojë “nën hijen” e familjes së Agronit dhe Shpëtimit. Sipas asaj që sqaron Shpëtimi, Valentina vazhdon të jetë pjesë e trungut familjar, dhe në çdo dokument rezulton emri i saj.
Shpëtimi: Jam shumë i acaruar. Agroni më ka lënë një dobiç në derë që kam 30 vjet që mbaj nusen e tija 30 vjet në shtëpi.
Agroni: Të lutëm shumë, çfarë dobiçi të kam lënë unë në shtëpi?!
Shpëtimi: Dobiçin e ke lënë ti dhe ti ike në Greqi dhe nusen ma ke lënë në shtëpi.
Agroni: Për këto probleme që më ke sjellë nga Greqia ti nuk je vëlla për mua.
Shpëtimi: Unë të thirra për nusen që ke në shtëpi.
Agroni: Unë nuk kam nuse.
Shpëtimi: Po bëj 30 vjet që po mbaj nusen tënde në shtëpi.
Agroni: Unë nuk kam nuse. Unë sot e 30 nuk e njoh Valentinën.
Shpëtimi: S’e njeh ti, po e ke në letra.
Eni Çobani: Tani si është historia e Valentinës?
Shpëtimi: U pëlqye Valentina me Agronin në vitin 1992. Dhe në vitin 1992 bënë celebrimin.
Agroni: Me rastin se ishte periudha që unë të bëja ushtrinë, brenda rrethit.
Eni Çobani: U martove në mënyrë fiktive, apo e doje Valenitinën?
Agroni: Po e doja unë prandaj e bëra celebrimin sepse e doja.
Shpëtimi: E donte, por pas disa muajsh Valentina mori një tjetër. Mori një tjetër dhe Agroni mbeti. Dhe shkoj i them, se Agroni ishte ushtar, se për këtë u bë celebrimi, dhe shkova e i thashë ‘Valentina të ka lënë, prandaj ne me atë nuk kemi më gjë”.
Eni Çobani: Pra në atë vit i ishte thënë Agronit që nëse nuk je i martuar, të kesh një familje ne do të të çojmë në një qytet tjetër të largët. Atëherë Agroni vrapon dhe martohet me Valentinën. Dhe ky është i habitur tani sepse kishte harruar edhe emirin e Valentinës, por nuk e ka harruar ky Shpëtimi akoma.
Shpëtimi: Valentina ndodhet në shtëpi, në trungun familjar të familjes. Unë në çdo dokument që bëj Valentina ndodhet në dokumente.
“Nuk kam fjetur asnjë natë me Valentinën!”, Agroni përplaset me të vëllanë për nusen që mbeti në letra
Agroni dhe Shpëtimi, dy vëllezër nga Fieri, përplasen pas 30 vitesh në studion e “Shihemi në Gjyq” në TV Klan për një histori të pazakontë, por është një realitet i pazgjidhur që ka lënë pasoja në familje.
Në qendër të konfliktit është Valentina, ish-bashkëshortja e Agronit, e cila, sipas tij, “as nuk ka kaluar një natë në shtëpinë e tij”, por që sot figuron ende në trungun familjar dhe përfitoi tokë nga ligji 7501.
Agroni thotë se martesa ishte vetëm një mënyrë për të shmangur transferimin ushtarak, ndërsa Shpëtimi, i revoltuar, pretendon se është ai që ka mbajtur “dobiçin në derë” për tri dekada.
Agroni: Unë nuk di gjë për këtë punë. Më ke ardhur në repart dhe më ke thënë, kujdes se Valentina të la.
Shpëtimi: Pse është mirë kjo, të la ty me mori tjetrin?!
Agroni: Unë nuk kam jetuar me Valentinën, një natë të paktën. Të jetoj me martesën që kam bërë, pavarësisht.
Eni Çobani: Nuk qëndruar asnjë natë?!
Agroni: Jo.
Eni Çobani: Pra nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore?
Agroni: Nuk kemi pasur, sepse unë isha me të drejtë që të bëja një dasmë madhështore.
Shpëtimi: Dhe të bëri dëmin e iku.
Agroni: Dobiçin tani mbaje ti!
Shpëtimi: Kur keni bërë celebrimin ju, reforma ishte bërë, ajo ka ardhur aksidentalisht në trungun familjar.
Eni Çobani: Aksidentalisht ajo nuk ishte se u martua. Tani ky vëllai ishte në ushtri, ju si e celebruat dhe e mbajtët vajzën brenda, ky thotë s’kam qenë asnjë natë me gruan. Se kështu dalim, që nuk kemi pasur as martesë.
Shpëtimi: Sa janë njohur bënë prezencën, nuk u pa më Valentina.
U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, por…! Agroni përballet me “gruan e harruar”: Po ik ore me gjithë Valentinën
“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe unë kam jetën time”, kështu shprehet Agroni në insertin prezantues të rubrikës “Shihemi ën Gjyq” në emisionin “E diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai është sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi nga vëllai i tij, Shpëtimi, i cili i kërkon që t’i japë zgjidhje një problemi 30-vjeçar.
Në vitin 1992, Agroni, për të shpëtuar nga shërbimi ushtarak në një qytet të largët, u martua me Valentinën dhe në këtë mënyrë, do të ishte ushtar në rrethin e Fierit. Por, gjërat nuk kishin shkuar ashtu sikurse ata i kishin menduar, pasi disa muaj pas celebrimit mes çiftit, Valentina largohet nga shtëpia e Agronit, dhe vazhdon jetën e saj me një partner tjetër. Nga ana tjetër edhe Agroni duket se ka bërë të njëjtën gjë. Pasi prej vitesh jeton në Greqi, ku ka krijuar dhe familjen e tij.
Më i shqetësuari në gjithë këtë çështje është Shpëtimi, i cili prej vitesh ka mbajtur mbi supe problemin e prezencës “nën hije” të Valentinës në trungun familjar.
Edhe pse të divorcuar Valentina rezulton në trungun e familjes së Agronit dhe Shpëtimit dhe është përfituese e pasurisë së tyre. Agroni thotë se nuk ishte në dijeni të kësaj, për më tepër ai shton se nuk e njeh fare Valentinën që prej 30 viteve.
Agroni: Unë po bëj 30 vjet që nuk e njoh Valentinën se kush është. Unë nuk e dija se Valentina është në trungun e familjes.
Shpëtimi: Të lutem shumë byrazer, e di se çfarë shqetësimi më ke sjellë ti mua apo jo!
Agroni: Të mbyllësh gojën, se më ke sjellë nga Greqia këtu.
Shpëtimi: Në të gjitha dokumentet më del Valentina sikur është nëpër dyert e shtëpisë.
Agroni: Unë me Valentinën po bën sot e 30 vjet që jam ndarë.
Shpëtimi: Je ndarë ti, por e ke në shtëpi.
Eni Çobani: Më fal kur je ndarë me Valentinën ti, e mban mend, apo nuk e mban mend. Agron se nuk është e lehtë kjo tani, se që është Valentina atje i kam letrat unë këtu. Valentinën e ke këtu.
Agroni: Sipas celebrimit që është bërë. U ngrit babai i saj atëherë se nuk më donte si dhëndër ndoshta…
Shpëtimi: Ore se ti nuk mban mend fare, o vëlla. Jenin martuar dhe keni bërë celebrimin në datën 23 korrik të vitit 1992 dhe kur u bë divorci dhe kur u bë divorci pas tre vjetësh, ajo ekziston në trungun familjar.
Agroni: Këtë gjë nuk e di akoma unë.
Shpëtimi: Ti nuk di gjë, por është bërë divorci në vitin 1994.
Eni Çobani: Ti marrë pjesë në divorc?
Shpëtimi: Nuk morëm pjesë për arsye se kishim atë mllefin e lënies së vëllait tim dhe nuk u paraqitëm në gjyq.
Ardit Gjebrea: Divorcin kush e kërkoi?
Eni Çobani: Divorcin e kërkoi Valentina.
Shpëtimi: Ajo vazhdon jetën e saj, kurse ti ( Agroni) ike në Greqi dhe nuk doje që t’ia dije më.
Agroni: Nuk më duhet gjë se çfarë bën ajo.
Ja ku e keni dhe rastin tjetër…”, Eni Çobani: “7501”, ligji më famëkeq që ka prodhuar ky vend ndonjëherë
Një martesë që nuk zgjati as katër muaj, një ndarje e paregjistruar zyrtarisht dhe një copë tokë që ka mbetur e bllokuar për mbi 30 vjet, kjo është situata e pazakontë që solli në përballje dy vëllezër, Shpëtimin dhe Agronin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Në qendër të konfliktit është Valentina, ish-bashkëshortja e Agronit, e cila, sipas dëshmisë së vëllezërve, është larguar nga shtëpia pak muaj pas celebrimit, por figuron ende si anëtare e familjes dhe përfituese e pasurisë së përbashkët, në bazë të ligjit 7501 për ndarjen e tokës bujqësore.
Juristja Eni Çobani theksoi se, për shkak të martesës së lidhur në korrik 1992 dhe mungesës së një vendimi të depozituar në gjendjen civile për ndarjen, Valentina rezulton ende ligjërisht pjesë e trungut familjar dhe për rrjedhojë edhe përfituese e tokës së ndarë në atë periudhë. Ndërkohë, familja thotë se nuk ka më asnjë kontakt me të dhe nuk arrin të përditësojë dokumentacionin e pasurisë.
“Atëherë Valentina, që nga momenti që u martua me zotërinë në korrik të vitit 1992 dhe deri sot është pjesë e pasurisë së kësaj familjeje, pra nuk është hequr. Sepse në kohën që ajo u martua, familja e këtyre përfitoi me ligjin e kohës një pasuri, siç e kanë përfituar të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, Shpëtimi thotë se si mundet që të marrë ajo zonjë, që nuk qëndroi as katër muaj me vëllain tim, por na i la ky aty peshqesh që nga viti 1994 e deri më sot, dhe unë nuk bëj dot asnjë certifikatë, sepse më del Valentina. Valentina nuk kapet gjëkundi, sepse ka jetën e saj, familjen e saj.
Nuk e dimë fare se ku është Valentina, por fakti është se ne duam të dimë nëse Valentina e ka regjistruar ndarjen, sepse është ndarë në ’94. Ky si vendim duhet që të shkonte në Gjendjen Civile dhe duhet që të rezultonte e ndarë nga familja juaj, por fatkeqësia më e madhe është që në vitin ’92 hyn në pjesën e pasurisë së tokës që ju keni përfituar me 7501. Në tetor të vitit 1992, në ndryshim nga rastet që kemi pasur, Ardit dhe kjo është gjëja e re që unë dua të sjell, ka pasur ky ligj dy opsione. Një opsion ka qenë 1 gusht 1991, i cili u përkiste anëtarëve të kooperativës bujqësore.
Ndërkohë, opsioni i dytë ka qenë për të tërë ata shqiptarë, që kanë qenë anëtarë të ndërmarrjeve bujqësore, dhe për këto ndërmarrje ligji ka hyrë në fuqi në tetor të 1992. Zonja është martuar në korrik të 1992 dhe në tetor të ’92, kur në fakt edhe ajo kishte ikur fare nga banesa, sipas dëshmisë së Shpëtimit, që nuk ndenji as katër muaj, u fut si anëtare e familjes bujqësore. Dhe sot ajo është në dokumente, anëtare e familjes bujqësore dhe merr pasuri si Shpëtimi, si Agroni dhe si gjithë anëtarët e tjerë. Ndërkohë që nuk duket më me të drejtë, ka bërë zgjedhjet e saj, por sot këta nuk e dinë se ku është dhe çfarë duhet të bëjnë me Valentinën. Prandaj dhe thotë Shpëtimi: ‘O djalë, ike në Greqi, u martove, krijove familjen tënde dhe ne na le nusen në derë’.
Kjo do të thotë që Valentina, që nga tetori i 1992, është bërë anëtare e familjes bujqësore dhe ka qenë përfituese e kësaj pasurie, njësoj si familja që kemi këtu prezente. Pra, ky është ligji, që u kam folur edhe në të shkuarën edhe në të sotmen, do të flas edhe në të tashmen. Ky është një nga ligjet më famëkeqe që ka prodhuar ky vend ndonjëherë. Ja ku është rasti tjetër, flasim për një zonjë, që nuk ka qëndruar as katër muaj atje, por për shkak të lidhjes martesore, përfitoi pasuri pikërisht në familjen e burrit të cilin, po t’ia nxjerr përpara sot, nuk e njeh”, tha juristja Eni Çobani.
25 vjet “Kënga Magjike” – Zbulohen të pathënat e artistëve – Episodi 3
Në prag të 25 vjetorit të festivalit të parë alternativ në Shqipëri, “Kënga Magjike”, u bisedua për risitë skenike, paraqitjet, performancat, ku nëpërmjet kujtimeve artistët e përzgjedhur, ndanë detaje personale, momente nostalgjike dhe zbuluan për herë të parë, të pathënat e 25 viteve të festivalit, i cili shënoi risi në industrinë muzikore shqiptare.
TË FTUAR:
•Anxhela Peristeri
•Ronela Hajati
•Kastro Zizo
•Joni Peçi
“S’po flasim për Adele, por për ‘Vrima e nuses”, Anxhela Peristeri sqaron komentin si anëtare jurie te ‘Kënga Magjike’
Në “25 vite Këngë Magjike”, nuk munguan as emocionet, as reflektimet, por as debatet që mbeten në mendje. Në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dhe Anxhela Peristeri rikthyen për publikun një nga momentet më të komentuara të edicionit të “Këngës Magjike 2024”.
Bëhet fjalë për një deklaratë të sinqertë por të drejtpërdrejtë të Anxhelës, e cila si anëtare jurie, komentoi një performancë duke thënë:
“Duke e parë skenën e madhe të pallateve të koncerteve kuptova që nuk e mjaftueshme vetëm një kitarë…Të lutëm Ardit se këtu nuk po flasim as për Adele dhe as për këngës “Someone like you”, po flasim për ‘Vrima e nuses’ dhe për Brijanin.”
Ky koment bëri xhiron e rrjeteve sociale, por këtë të diel, Anxhela pati mundësinë ta sqarojë publikisht. Ajo tregoi se nuk kishte për qëllim të nënvlerësonte thjeshtësinë në muzikë, por kishte folur për një rast specifik ku, sipas saj, kënga kishte nevojë për një orkestracion më të plotë për të përcjellë më mirë emocionin në një skenë madhështore si ajo e Pallatit të Kongreseve.
Ardit Gjebrea: Sigurisht që “Kënga Magjike” është një garë dhe sigurisht që për këtë një rol përcaktues, do të thoja edhe për “neë artist” ka edhe juria. Ti ke qenë edhe në juri, si i ke pasur raportet ne lidhje me Anxhelën artiste në krahasim me Anxhelën në juri.
Anxhela Peristeri: Është i vështirë ai raporti mes ndjesisë tënde personale dhe mendimit profesional. Megjithatë unë u mundova që deri ën fund të isha sa më e vërtetë në gjykimet e mia. Ndërsa për artistët e rinj ishte edhe më e vështirë, sepse ndoshta shikoje aty artistë të cilët vinin me një ëndërr dhe ishte shumë e vështirë që ti në një moment ua prishje atë ëndrrën e tyre.
Anxhela Peristeri: Bëre shumë mirë që ma vure këtë moment Ardit, sepse dua ta sqaroj edhe një herë sepse ndoshta publiku nuk e ka kuptuar fiks se çfarë kam dashur të them. Unë nuk thashë kurrë që një këngë nuk duhet të vijë në skenë vetëm me një kitarë. Një këngë mund të tingëllojë shumë bukur me një kitarë ose me një piano, por kënga që ne po diskutonim ishte një këngë me motive etno, e cila për mendimin tim duhet të kishte një orkestracion më të kompletuar, që të sillte atë ndjesi që duhet të sillte në Pallatin e Kongreseve.
“Çdo këngë një kujtim, çdo vit një histori”, Kastro Zizo rrëfen të pathënat e jetës përmes “Këngës Magjike”
Në puntatën e tretë të spektaklit “25 vite Kënga Magjike”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Kastro Zizo solli një rrëfim të veçantë dhe thellësisht personal, që tregoi sa fort është lidhur ai me këtë festival ndër vite.
Për Kastron, “Kënga Magjike” nuk është thjesht një festival muzikor, por një reflektim i jetës së tij, me të gjitha uljet, ngritjet, plagët dhe emocionet që e kanë shoqëruar në çdo fazë.
Ai kujtoi se si çdo pjesëmarrje në festival ka qenë e ndërlidhur me një moment të fortë jetësor: që nga lindja e djalit, një konflikt që e çoi në komisariat një natë para finales, e deri te një këngë që parashikoi fundin e martesës së tij.
Një moment kulmor ishte edhe kujtimi i performancës së vitit 2019 pas tërmetit tragjik, ku mes kaosit dhe solidaritetit, ai interpretoi “Pemën e jetës”, një performancë që do të çonte më pas drejt çmimeve ndërkombëtare dhe vlerësimeve si “Artist i Vitit” në Uashington dhe “Qytetar Nderi” në New York.
Ardit Gjebrea: Kastro është kampion në pjesëmarrjen në festival. 10 vite dhe jo vetëm, por cilësisht është një kampion sepse ka ardhur jo vetëm çdo vit, por na ka surprizuar me risitë që ka sjellë te “Kënga Magjike”, bëhet fjalë për muzikën shqiptare. Sepse “Kënga Magjike” është kontributi që jepet në muzikën tonë.
Kastro Zizo: Pashë dy dekada të jetës sime dhe “Kënga Magjike” për mua ka qenë e ndërlidhur në një mënyrë emocionale dhe personale çdo vit, në çdo pjesëmarrje që kam pasur. Ka qenë e ndërlidhur me një situatë dhe një ngjarje të madhe në jetën time. Kështu që është një pikë referimi. Nëse më përmend x vit, unë e lidh nga “Kënga Magjike” dhe pastaj vazhdon gjithë pjesa tjetër që më ka ndodhur.
Ardit Gjebrea: Po kujtove vitin që ka lindur djali?
Kastro Zizo: Po, pastaj kujtoj vitin kur kam ardhur në finale, një natë pasi kam dalë nga rajoni i policisë, pas një sherri të jashtëzakonshëm dhe njerëzit nuk e dinë. Unë kam dalë në skenë me një sy të pikturuar dhe ishte thjesht për të mbuluar syrin tim që kisha ngrënë grusht.
Ardit Gjebrea: Vërtet?! Tani i marrim vesh këto gjëra!
Kastro Zizo: Në vitin 2008 mbaj mend që kam qenë në prag divorci, por nuk u divorcova. Në vitin 2009 kam ardhur me një këngë me Pirro Çakon që fliste pikërisht për një ikje të gruas nga shtëpia dhe atë vit u divorcova. Vitin 2017 e kujtoj me shumë nostalgji në bashkëpunim me Rea Nuhun, që ishte një këngë shumë e ndjerë dhe personale, një nga të paktat pas epokës së rrjeteve sociale dhe të YouTube, ku kam ndjerë impaktin e madh që ajo këngë pati. Saqë në disa momente fillova vërtet që ta besoja që ndoshta mund të isha edhe fituesi i atij edicioni. Në vitin 2019, që ishte me një kaos të madh pas tërmetit, pra nuk kishte një fitues dhe ndarja e çmimeve ishte thjesht në një sens humanitar, mbaj mend performancën me “Pemën e jetës”, e cila ishte një nga tullat e rëndësishme të çmimit si “Artist i Vitit” që unë mora në Uashington, pastaj edhe si “Qytetar Nderi” në New York.
“Doja të kapja finalen”, Ronela Hajati rrëfen për herë të parë planin ekstrem: Kërkova arkivol me qira…
Në puntatën e tretë të spektaklit “25 vite Kënga Magjike”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këngëtarja Ronela Hajati ndau një nga çmenduritë e saj. Me guximin dhe origjinalitetin që e karakterizon, ajo zbuloi se në vitin 2010 kishte planifikuar të ngjitej në skenën e “Këngës Magjike” brenda një arkivoli të zbukuruar me gurë, një skenografi simbolike për të përcjellë mesazhin e rilindjes artistike, një metaforë e kthimit në jetë përmes artit.
E vendosur dhe vetëm 20 vjeç, Ronela kishte shkuar në një shtëpi funerale për të marrë arkivolin “me qira”, pa e ditur se pas gjithë përpjekjeve të saj, do të përballej me një ndalim të papritur, një vendim i marrë pas një bisede të heshtur e të sinqertë midis babait të saj dhe Ardit Gjebreas.
Babai i këngëtares, i shqetësuar dhe emocional, kishte kërkuar personalisht që ajo të mos shfaqej në publik në atë mënyrë, duke e quajtur atë skenë “gjënë e fundit që do të donte të shihte në jetë”.
Ardit Gjebrea: Cili ka qenë viti kur ke dashur që të dalësh me arkivol në skenë?
Ronela Hajati: Viti 2010. Doja që të bëja një gjë që të dilja në finale dhe shkoj e kërkoj arkivol me qira, nëpër shtëpi funerale. Shkoj atje, kam qenë 20 vjeç, i thashë atij: “Dua një arkivol, por do të ta kthej.” Dëgjo, tha ai, “këtu çfarë merret nuk kthehet më.” “Jo, do të ta kthej”, i thashë, “do të ta marr me qira, më thuaj vetëm sa lekë bën.” Do ta merrja, do ta vishja me gurë, me zor i kisha gjetur ato lekë. Thashë: e gjetëm arkivolin. Ai më tha: “Merre e bëji çfarë të duash, vetëm ma sill siç është”, se u habit.
Unë e kam shumë qejf mistiken, misteriozen, më pëlqen shumë kjo botë edhe në libra, t’i lexoj. Doja që të sillja diçka që unë edhe nga e keqja dhe nga vdekja ringrihem. Vdekjen duhet që ta bënim në kuptimin e parë të fjalës dhe e solla, çdo gjë ishte në rregull. Pastaj ndodhi një gjë që e kam marrë vesh shumë më vonë. Mua, vetëm kur më thotë Arditi një ditë, a dy ditë para, nuk e mbaj mend…
Ardit Gjebrea: Ti doje të dilje në skenë me arkivol?
Ronela Hajati: Po, do dilja në skenë me arkivol unë, do thyeja arkivolin, do bëja hatanë. Në fillim më thotë: “Mirë, e pranojmë si ide.” Vetëm kur më vjen një ditë para, më thotë: “Ronela, nuk ka arkivol.” Si do ves, unë thashë tani?!
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi? Marr një telefonatë nga babai i Ronelës dhe më thotë: “A mund të takohemi pak?” Takohemi, e pashë shumë të shqetësuar. “Kam një problem,” tha. “Unë gjithmonë e kam përkrahur Ronelën në çdo gjë që ka bërë, por këtë herë jo. Nuk mund ta shikoj vajzën time me arkivol në skenë. Prandaj, të lutem, ma evito. Është gjëja e fundit që do të doja të shihja në jetë. Të lutem, evitoje.” Dhe kështu u bë.
Ronela Hajati: Unë këtë e kam marrë vesh pasi babi ndërroi jetë.
“I ka qejf publiku këto gjëra!” ‘Twerk’-u që theu tabu, Ronela Hajati: Pas kësaj rrita çmimin e koncerteve
Në një nga rrëfimet më të sinqerta dhe spontane në “25 vite Kënga Magjike”, Ronela Hajati zbuloi se pas një performance të komentuar gjerësisht, nuk qëndron vetëm guximi artistik, por edhe një sërë sfidash personale. Ajo kujton se në atë dalje skenike “gjithçka ishte planifikuar në detaj”, nga koreografia deri te rryma muzikore që sapo kishte nisur të dëgjohej në botë.
Megjithatë, sfidat nuk mbaruan në skenë: flokët që i shkeleshin nga balerinët, reagimet e publikut, e deri te reagimi i nënës së saj që për gjashtë muaj nuk i foli fare.
“Do më kryqëzonin, e dija, por le të mbahej,” tha Ronela, duke pranuar se ajo performancë jo vetëm i solli bujë, por edhe një rritje në vlerën e koncerteve. “I ka qejf publiku këto gjëra”, shton ajo me ironi të hollë dhe bindje në stilin e saj të pakompromis.
Ronela Hajati: Juve ju duket kollaj, por unë e di se çfarë kam hequr atë ditë, se kisha flokët e gjatë dhe më shkelnin flokët balerinët. Dëgjoja vetëm “uaaa” nga skena, thashë: e dreqosa, por do bëj lekë. Mund të them që ai ka qenë viti i parë që unë rrita çmimin e koncertit, kështu që njerëzit i kanë qejf këto gjëra. Unë mbaj mend që ajo këngë, kur është realizuar, përfaqësonte të gjitha rrymat muzikore dhe e gjithë gjëja, edhe nëpër botë, sapo kishte filluar. Mbaj mend që pak muaj para se të realizohej “Kënga Magjike”, dëgjova një këngë në radio dhe thashë: çfarë është ky tingull që unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë, as në festivale dhe as në klube. Dhe fillova të gërmoja për të mësuar më shumë për këtë muzikë të kësaj lloj rryme. Mbaj mend që kam folur me Elgit Dodën atëherë dhe i thashë: dua të bëj një gjë që nuk e ka bërë asnjë njeri, e di që do më kryqëzojnë, por le të mbahet. E gjithë gjëja ka qenë me plane dhe e menduar. Mbaj mend që për këtë skenën kam folur me koreografët e këngës dhe më thanë: do ta bësh? Bëje, po e bën e gjithë bota.
Ardit Gjebrea: Po njerëzit çfarë thoshin?
Ronela Hajati: Duke filluar që nga prindi im, që për nja gjashtë muaj nuk më foli fare me gojë.
Ardit Gjebrea: Mami?
Ronela Hajati: Po, tha: “Na more fytyrën, na ule kokën.” Tani është mësuar ajo. Më thotë ndonjëherë, por ç’të të them, ti i ke atje në YouTube, t’i shikojnë të gjithë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
