#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.


Fëmijët konkurrues • Gjysmë Finale 2 / Java.14:
Amina, Nikolas, Warda, Irid
Me pjesëmarrjen e:
Denata Toçe – Psikologe
Aurel Vula – Pediatër
Edi Gogu – Shkrimtare

Ka një mesazh për ty-Kërkesa e veçantë e Alkides për ditën e dasmës


Trashëgimia e dashurisë, Alkida ndien bekimin e gjyshërve para martesës: Historia e tyre po përsëritet

Përgjatë gjithë jetës së saj, Alkida ka pasur dy shokë shumë të ngushtë që kanë qenë strehë e sigurt për  të: gjyshërit. Në këtë rrëfim të veçantë që ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se gjyshërit janë kujdesur për të qëkur ajo ka qenë 6-muajshe, muajt e verës parapëlqente t’i kalonte në shtëpinë e tyre.

Sot Alkida është drejt martesës dhe dasma është veç pak muaj larg pasi do të mbahet në gusht, por ajo reflekton mbi historinë e dashurisë së gjyshërve dhe të sajën. Alkida mendon se lidhja e fortë e  gjyshërve po përsëritet në jetën e saj.


Alkida: Gjatë gjithë kësaj kohe kam vënë re dashurinë që kishte gjyshi me gjyshen, përkujdesjen që  kishin për njëri-tjetrin, atë ndihmesën që gjyshi i bënte nënës ose sesi silleshin me njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, prandaj i kam thirrur të dy ata sot këtu. Në qoftë se do të thërrisja vetëm gjyshin, gjyshi nuk të vjen pa nënën ose në qoftë se do të thërrisja nënën, nëna nuk vjen pa gjyshin. Gjyshi nuk di  të thotë një herë një fjalë “jo”. Në qoftë se nëna do t’i kërkojë diçka, “do të shkojmë këtu, po, do të shkojmë”, ose në qoftë se ia kërkon gjyshi nënës “po, do të shkojmë”. Ata janë gjithmonë “po”, për çdo gjë si për familjen, si duhet blerë kjo, për çdo gjë ata janë bashkë.

Ardit Gjebrea: Po imagjinoj tani një çift që hanë në të njëjtën pjatë, që kanë një numër telefoni të përbashkët, që…

Alkida: Po, një telefon kanë pasur para se gjyshi të shtrohej nëpër spitale që i duhej “a do gjë apo jo”.

Ardit Gjebrea: Unë e thashë për batutë por vërtet paskan pasur një telefon.

Alkida: Po!

Ardit Gjebrea: Ata janë shembull i dashurisë apo jo?

Alkida: Po. Ata janë me të vërtetë një shembull dashurie si për mua, si  për të gjithë familjarët dhe njerëzit që i njohin. Tek ata po shikoj veten time me bashkëshortin tim tani, të njëjtën gjë kemi edhe ne si ata, të njëjtën dashuri, të njëjtën përkujdesje, të njëjtin sinqeritet, edhe neve nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Të thotë gjithmonë bashkëshorti “po”?

Alkida: Ai më thotë “po” gjithmonë, edhe unë i them po.

Ardit Gjebrea: Pra ty të duket sikur dashuria e gjyshit me gjyshen është trashëguar te bashkëshorti?

Alkida: Po, më duket sikur është një histori, historia e gjyshit dhe e nënës po përsëritet edhe tek unë.

“Dua që të më përcjellësh ti nuse”/ Gjyshi ‘dorëzohet’ para mbesës, kërcen për herë të parë në jetë

Dashuria e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme e gjyshërve jo vetëm ndaj saj, por edhe kundrejt njëri-tjetrit, ka shërbyer si udhërrëfyes për Alkidën. Ajo ruan një lidhje të fortë dhe të veçantë me gjyshërit,  Bajamen dhe Myrtezanë dhe ndien se dashuria e tyre tashmë ka kaluar edhe në kapitullin e ri që e pret.

Në muajin gusht,  ajo do të martohet por ka kuptuar se historia e saj e dashurisë përngjan shumë me të gjyshërve. Alkida dhe bashkëshorti i thonë gjithnjë “po” njëri-tjetrit, sikurse gjyshërit. Edhe sot, mbesa i ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të dëgjuar përgjigjen “po” për dëshirat e saj.

Alkida dëshiron që të jetë gjyshi ai që do ta nxjerrë nuse nga shtëpia dhe ta shoqërojë kur të hyjë në dasmë. Pas kësaj, i kërkon që gjyshi, i cili nuk ka kërcyer kurrë, kërcimin e parë ta bëjë me të.


Alkida: Gjyshi! Noci! Ju e dini që unë ju dua shumë! Ju kam gjyshërit më të mirë në botë! Ju dua shumë! Kam dëshirën time më të madhe që ju të jeni sa më gjatë, ta jetojmë këtë jetë sa më gjatë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Dua që shëndeti juaj të jetë në radhë të parë, të jeni mirë, të gëzoni siç jua do shpirti dhe xhani juaj.

Bajame: Faleminderit shumë shpirt i nënës, rrofsh! Ma plotësove ëndrrën! Nuk ma merrte mendja! Faleminderit!

Ardit Gjebrea: Tani, Alkida ka edhe një ëndërr tjetër që duam t’ia plotësojmë apo jo?

Bajame: Po tani…

Ardit Gjebrea: Do ia plotësojmë?

Bajame: Po tani ku e dimë ne çfarë është? Ia plotësojmë.

Ardit Gjebrea: Është ëndërr që plotësohet. Domethënë, ëndrra e parë e saj, është që kur të dalë nga shtëpia nuse, mos ta përcjellë babi i vet, por gjyshi.

Bajame: Po mos ki merak o shpirt.

Alkida: Gjyshi?

Ardit Gjebrea: Gjyshi, do ia plotësojmë këtë dëshirë? Je dakord?

Myrteza: Po.

Ardit Gjebrea: Iku, u krye! Dhe Alkida tha që nuk do të mërzitet babi se e di që gjyshin e kam pikë të dobët kështu që nuk mërzitet.

Bajame: Po edhe babin do ta mbajmë neve, të tre do të rrimë.

Ardit Gjebrea: Alkida ka edhe një kërkesë të fundit fare. Urdhëro Alkida, këtë mund ta shprehësh vetë.

Alkida: Gjyshi, siç e tha edhe Arditi që kur të hyj në dasmën time, dua të hyj me ty, po ashtu vallëzimin e parë dhe hapjen e dasmës dua ta bëj me ty.

Myrteza: Po! Që tani!

Ardit Gjebrea: Alkida, ishte shumë e lehtë!

Alkida: Ta dija kaq kollaj ia kisha thënë që në shtëpi!

Bajame: Apo do ta bëjmë këtu?

Ardit Gjebrea: Po për këtë jemi që ta nisim që këtu!

Ndërsa Alkida shkon me vrap te gjyshërit për t’i puthur e përqafuar, ndahen edhe në çifte për të  kërcyer. Ardit Gjebrea merr Bajamen dhe Alkida gjyshin duke dhuruar një kujtim të paharrueshëm.

“Shihemi në Gjyq” – Tezja e ve, akuza nipit për mashtrim


“Jam nënë qyqe!” Britma e dhimbjes së Margaritës: Njëri djalë vdiq nga bomba, tjetri në ’97-ën

Puntata e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sjell këtë të diel një  përballje të vështirë mes dy motrash, Lefterisë dhe Margaritës. Kjo e fundit është vendosur në shtëpinë e Lefterisë dhe nuk pranon të largohet pasi thotë se ka mbetur në mes të rrugëve. 

Lefteria ka ardhur që t’i kërkojë ta lërë të qetë sepse jeton edhe me nusen e djalin, ndaj nuk mund të krijojë  probleme në familje. Margarita thotë se asnjë nga 5 motrat e vëllezërit e tjerë nuk e përkrah. Ajo është e vetme dhe me një histori shumë të dhimbshme nga pas sepse ka humbur dy djemtë.


Margarita: Unë jam vetëm! Unë jam nënë qyqe! Unë kam shtënë dy fëmijë në tokë! Dy fëmijë, një 8 vjeç,  një 27 vjeç! I kam futur atje në Tufinë, prandaj erdha të rri në Shqipëri, nuk erdha për gjë tjetër!

Lefteria tregon se motra u martua për herë të dytë me një shtetas grek, me të cilin nuk kishte fëmijë. Humbja e tyre ishte tragjike pasi njëri ndërroi jetë nga bomba, kurse tjetri në trazirat e vitit 1997.

Lefteri: Kjo jeton në Greqi, plaku ku ka jetuar me këtë ka vdekur, ia ka lënë shtëpinë derisa të jetë gjallë.

Eni Çobani: Ka qenë e lidhur atje me martesë?

Lefteri: Po, po të rregullt. 

Eni Çobani: Me grek apo me shqiptar?

Lefteri: Me grek.

Eni Çobani: Ka qenë e martuar zonja. Fëmijët nuk i ke me grekun?

Margarita: S’kam fëmijë znj. Eni. Me martesën e parë, kam pasur dy çuna. Plasi bomba brenda në shtëpi. Kalamajtë e mi janë gjetur lart në tavan.

Ardit Gjebrea: Të plasi bomba?

Margarita: Po.

Ardit Gjebrea: Bombola apo bomba?

Margarita: Jo, jo, bomba.

Ardit Gjebrea: Bomba? Çfarë bombe?

Margarita: Në “Kinostudio”, ku janë pallatet dykatëshe.

Lefteri: Në ’82-shin, fëmijët siç kanë luajtur jashtë, siç kanë qenë ferrat  e “Kinostudios”, ne flasim në ’82-shin, jo sot.

Ardit Gjebrea: Këtu në “Kinostudio”?

Lefteri: Këtu në “Kinostudio” kemi banuar neve. Kanë gjetur kalamajtë jashtë, i kanë futur brenda. Ai ishte i vogël, fëmijë i vogël, 8 vjeç. Motra ka qenë në shtëpi, motra 20 vjeç. I kanë hequr siguresat se ne kemi bërë zbor e dimë, kuptojmë, i ka hequr siguresën, ajo ka shkuar t’ia marrë se e ka kuptuar, ka plasur ajo. Tani nuk dua të flas më. Kjo është një nënë e djegur! Kjo është një nënë e përvëluar por unë nuk kam ku ta çoj! Nuk kam ku ta shpie! Çfarë mund t’i bëja?

Ardit Gjebrea: Ti e kishe bashkëshortin apo ishe e ndarë?

Margarita: Jo, isha e ndarë.

Ardit Gjebrea: Ah, ishe e ndarë!

Lefteri: Në martesë kishte dy fëmijë. Në ’97-ën u vra tjetri, kuptoje vetë, në rrëmuja e sipër.

“Ta kanë luajtur fenë!” I dhuron shtëpinë nipit, motra refuzon ta mbajë: Te unë s’ke punë!

“Të dalë jashtë  fishek!”, u shpreh Lefteria në insertin prezantues në “Shihemi në Gjyq” për motrën e saj, Margaritën kurse kjo e fundit refuzoi. Konflikti që i ka sjellë të dyja në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan është qëndrimi i Mrgaritës në shtëpinë e Lefterisë. Kjo e fundit thotë se ka familje dhe nuk mund ta mbajë ndaj motra duhet të gjejë rrugën e saj.

Sipas Lefterisë, motra ia ka dhuruar shtëpinë nipit, djalit të motrës tjetër. E pyetur për arsyen, Margarita thotë se ai i ka premtuar që do ta mbante.


Lefteri: Ç’është ky muhabet? Si shkon e merr letrat dhe përplaset te shtëpia ime? Çfarë mund t’i bëj unë kësaj njëherë?

Ardit Gjebrea: E ke motër!

Margarita: Të rri në rrugë?

Eni Çobani: Sa motra jeni?

Lefteri: Jemi 6 motra me vëllezër bashkë, 2 vëllezër e 4 motra. Pse nuk erdhi ta qante hallin me motrën?  O motër, unë kam këtë problem. 4 vjet ka dhënë lekët, unë nuk di gjë çfarë ka bërë, absolutisht! Më tha unë i kam rregulluar punët e mia, të lutem shumë, po deshe t’i bie këto dy rroba këtu? Kam blerë shtëpi në Shqipëri më the! More vesh? Kështu më ke thënë! Posi thashë unë, s’bëhet qameti, motra jemi ne. Hajde ikim bashkë, ta ndihmoj me rrobat. Dolën probleme të tjera. Kjo ç’bëri tani? Kjo i ka bërë dhuratë nipit! Pse s ‘ma bëre dhuratë mua meqë do të rrish me mua? Ja fol një çikë, ta dëgjojnë!

Margarita: Nuk ta bëra dhuratë ty, por ia bëra Miguelit.

Lefteri: Pse?

Margarita: Se e kisha çunin e motrës dhe më premtoi se do të më mbajë. 

Margarita jetonte në Greqi dhe për 28 vjet, ka ndihmuar nipin, Miguelin. Ajo thotë se i ka dhënë 27 mjë euro, kurse Lefteria ia kthen se po vuan pasojat e vendimeve të saj. Motra vijon duke  thënë se nuk e ka përkrahur askush dhe i kërkon Lefterisë mos ta përzërë,  por ajo është e palëkundur.

Eni Çobani: Tani sa lekë i ke dhënë Miguelit?

Margarita: Miguelit i kam dhënë 27 mijë euro.

Lefteri: Ta kanë bërë mirë motër, ta kanë  luajtur fenë! E di kujt i thonë fenë? E ke pak! Nuk bëhen punët kështu! Ti ke vëllezër, ti ke motra, mund ta qaje hallin me ne.

Margarita: Ju s’më afruat asnjë se isha e vetme, isha pa fëmijë!

Lefteri: Lëre, lëre!

Margarita: Ç’të lë ato? Jo mi jo, unë them drejt, nuk i lë ato! Po i them të gjitha drejt! Për çfarë, për të  më bërë një kafe? Të hanim një drekë?

Lefteri: Epo lekë s’kam pasur të të jap ty motër!

Margarita: Nuk kam pasur nevojë për lekë se lekët që pata, i shkunda!

Lefteri: Motër, dy pensione, një në Greqi, një në Shqipëri! I thonë një kokë, 700 euro në muaj, i ke pak?  Qira shtëpie s’ke pasur, ujë e drita një njeri. Ku i  ke çuar lekët? Shko gjeji! Te unë s’ke punë! Kjo është fjala ime e fundit! Zgjidhe problemin!

Margarita: Të më mbash, mos të më nxjerrësh përjashta, mos të më hedhësh në rrugë!

“Në shenjë mirënjohjeje për kujdesin”/Tezja ballafaqohet me nipin: Ma dhuroi shtëpinë!

Margarita, e cila është thirrur nga motra, Lefteria në “Shihemi në Gjyq” ka nga pas një histori të dhimshme. Fëmijët nga martesa e parë i kanë ndërruar jetë dhe tanimë edhe bashkëshorti nga martesa e dytë. E mbetur e vetme dhe pa familje, ajo vendos që bashkë me djalin e njërës nga motrat, të blejnë  të dy një apartament në këmbim që ai të qëndronte me të.

Sot Margarita nuk gjendet në këtë shtëpi, por te motra, Lefteria që e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për t’i kërkuar të largohet. Por ç’ka ndodhur me shtëpinë e blerë? Margarita  pretendon se ka dhënë pjesën e saj të parave, por në kontratë shkruhet që ajo ia ka dhuruar nipit shtëpinë.


Eni Çobani:Unë deklaruesja, Margarita Haxhiu, deklaroj se i kaloj të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontrata e porosisë, nipit tim, Miguel Gjineci në shenjë mirënjohjeje dhe respekti që kam  për të gjithë përkujdesjen ndaj meje duke e njohur Miguel Gjinecin si pronar të vetëm të kësaj pasurie”.

Lefteri: Tani unë jam fajtore këtu?

Margarita: Nuk je fajtore ti, por prit njëjherë, mos m’u hidh mua ashtu!

Eni Çobani: Domethënë, ia ke dhënë Miguelit ti këtë?

Lefteri: Ia ka dhuruar. Unë e kam fajin tani? Pse ia ka dhuruar, pse? E ka besuar qorrazi. E ka marrë përdore pasi janë dhënë gjithë këto lekë që ia ka dhënë zonja, lëre çfarë thotë ajo!ia ka dhënë lekët dhe e  ka çuar te noteri.

Eni Çobani: Tani, më fal: “në shenjë mirënjohjeje për mirëmbajtjen, kujdesin”, kur ta ka bërë mrëmbajtjen dhe kujdesin moj zonjë?

Margarita: S’ma ka bërë.

Eni Çobani: Por e ke firmosur ti këtë!

Nipi i zonjave, Migueli hyn në bisedë përmes një lidhjeje telefonike. Ai shpjegon se Margarita i ka dhënë vetëm 13 mijë euro dhe jo 27 mijë siç pretendon. Nipi shprehet i gatshëm t’ia kthejë tezes këto para duke u paraqitur te noteri.

Miguel: Ajo ka paguar gjysmën e asaj pjesës dhe pastaj më vonë s’kishte.

Margarita: Kam paguar 27 mijë euro, si paskam paguar gjysmën?

Miguel: Po, po 28 mijë euro! 28 mijë euro i sheh letrat tani në fund ti dhe i bën si të duash ato llogaritë.

Eni Çobani: Sa lekë ka dhënë?

Miguel: Kjo më ka dhënë 13 mijë. Kur ka bërë dorëheqjen, unë kam paguar edhe një këst që sipas letrave kjo mund të marrë 16 mijë nëse e hedh në gjyq. Unë i kam thënë, se ajo kur dha dorëheqjen më tha po  ashtu më jep 10 mijë euro kur të mbarojë shtëpia dhe jemi në rregull. Tani thotë gjysmën. Ajo në qoftë se do 13 mijë euro, vij te noteria që nesër, s’ka nevojë për asgjë tjetër.

Eni Çobani: Por nuk kemi diskutuar këtu për paratë, ajo thotë për apartamentin. Ajo thotë që jam  bashkëpronare me Miguelin.

Miguel: Po s’mund të marrë gjysmën ajo!

Eni Çobani: Po a keni pranuar ju në këtë deklaratë që jemi bashkëpronarë? Unë po lexoj deklaratën që e ke firmosur edhe ti, Miguel.

Miguel: Po pra, në fillim ishim, pastaj ajo u tërhoq. Unë kam dokumentin e dorëheqjes, kur të duash mund të vish te noterja ta shohësh, është bërë në ’22-shin, në nëntor mos gaboj. Ka bërë dorëheqjen, mos të gaboj me datat se nuk e kam këtu për momentn.

Ardit Gjebrea: Dëgjo Miguel, Arditi jam, Gjebrea. Meqenëse jam edhe unë këtu dhe po dëgjoj. Të lutem, do të doja të sqaroja diçka. Domethënë tezja thotë që në fillim ju u nisët me idenë që ju do të bashkëjetonit në këtë, ti dhe tezja, tani pse u prish kjo?

Miguel: Iu prish mendja asaj.

Ardit Gjebrea: Pse?

Miguel: Po bëri një debat dikur me babin tim dhe tha unë aty s’jetoj më tani për shkak të kësaj dhe tha po ashtu, për aq sa kemi më jep një 10 mijë eurosh, unë s’i kisha  atëherë, i thashë më jep një vit. Shtëpia tani ka mbaruar, në janar. Nëse ajo do 13 mijë, unë ia jap që nesër.

I pyetur se çfarë nënkupton me dorëheqje, Migueli konfirmon pikërisht çfarë thotë kontrata: apartamenti është dhuruar.

Miguel: Kemi qenë te noterja, tha unë ia kaloj të  drejtat dhe detyrimet nipit tim që të vazhdojë t’i  paguajë ky të gjitha nga ky moment.

“Të Panjohurit” – IVANA MELE

I ftuari VIP: Algert Sala

Per te qene konkurrent, ose nje nga identitetet e fshehta kontaktoni ne whatsapp ne: +355 68 60 65 656

/tvklan.al