#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent “E diela ndryshe”

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa: Ndërroi jetë pas 7 ditësh

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori i programit “E  Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea, ndan me Arbër Hajdarin përjetimet që ka marrë nga kjo rubrikë. Prekja nga afër e një realiteti ndryshe, rrëfimeve që tingëllojnë thuajse të pabesueshme, shpresës, sfidës, mbijetesës…

Edhe për themeluesin e “Fundjavë  Ndryshe”, i cili tashmë ka një dekadë që ka themeluar fondacionin, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Rastet e kanë forcuar dhe e kanë mësuar si të përballojë situatat, por ndërmend i vjen historia e Elsës, një vogëlusheje që nuk jeton më dhe e prek ende.

Arbër Hajdari: Është historia e një vajze të vogël që nuk jeton më. Është një histori e cila përloti të gjithë shqiptarët me vështirësitë që Elsa kalonte bashkë me familjen e saj, jetime, vetëm me nënën dhe me vëllanë e saj, në kushte shumë të larta bullizimi.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po.

Ardit Gjebrea: Pse?

Arbër Hajdari: Për shkak të varfërisë.

“Çfarë i kemi bërë ne të keqe Zotit që e kemi marrë këtë dënim kaq të keq? Nuk dua më këtu. Dua të iki”, dëgjohet të thotë Elsa në një video.

Arbër Hajdari: Një fëmijë i jashtëzakonshëm, e zgjuar, mësonte dhe në atë kohë, kur ne i gjetëm bëmë të mundur që t’u siguronim një shtëpi të re, jo në Delvinë atje ku jetonin…

Ardit Gjebrea: Ah, pse ishte nga Delvina?

Arbër Hajdari: Ishte nga Delvina.

Ardit Gjebrea: Aty ku ka lindur nëna ime.

Arbër Hajdari: I kemi gjetur në ditë shumë të vështira. Më vonë arritëm që në një kohë shumë të shkurtër, njëkohësisht kur punonim për shtëpinë e re, të shkonin për herë të parë në plazh. Imagjino çfarë bën varfëria, të jetosh në Delvinë…

Ardit Gjebrea: Aq afër sa është Saranda, nuk kishin qenë asnjëherë në plazh?

Arbër Hajdari: Nuk kishin qenë asnjëherë në det.

Ardit Gjebrea: Jo ore!

Arbër Hajdari: Po. Gjatë kohës që ne punonim për shtëpinë, ndërkohë kemi shkuar një javë me pushime,  unë, dy fëmijët, një kolege imja dhe nëna e fëmijëve. Më pas u kemi dhuruar shtëpinë në Fier sepse kishin disa të afërm në qytetin e Fierit.

Ardit Gjebrea: Ah, u spostuan nga Delvina në Fier.

Arbër Hajdari: U spostuan aty. Filluan shkollën të cilën e kishin me shumë mungesa, nuk shkonin për shkak të bullizimit që u bëhej të dy fëmijëve dhe në periudhën prej dy vitesh, ne me Elsën kishim krijuar  një raport familjar sepse Elsa nuk mungonte në asnjë festë tonën, nuk mungonte as në ditëlindjen time dhe gati-gati, pothuajse një herë në muaj ne takoheshim me njëri-tjetrin. Unë, stafi i “Fundjavës”, aq sa  Elsa në inagurimin e shtëpisë së saj, më kishte shkruar një letër dhe kur unë i dorëzova çelësin e shtëpisë nënës së saj, ajo më thotë që unë të kam shkruar një letër. Ishte shumë e vogël, ishte 6 vjeç për të pasur atë lloj zgjuarsie.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Më shkruan një letër ku më  falënderon për shtëpinë dhe që kisha qenë afër saj dhe më drejtohet duke më thënë ti je babi im.

“Ne ty të kemi si baba dhe të duam dhe të falënderojmë shumë. Ti gjithmonë do të mbetesh në zemrat  tona”, shkruhet në letër. Por fati u tregua i padrejtë me Elsën. Pikërisht kur gjërat sapo kishin nisur të merrnin një rrjedhë më të mirë, një sëmundje e papritur dhe agresive, do t’i merrte jetën.

Arbër Hajdari: Isha lidhur shumë shpirtërisht me të dhe unë në atë kohë nuk isha bërë ende baba dhe Elsën e trajtoja si të ishte vajza ime. Më vonë, në periudhën e pandemisë më  vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Ardit Gjebrea: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta  jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna  e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk  dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin.

“Më ishte vrarë shpirti”, momenti që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Mendova ta lija “Fundjavën Ndryshe”

E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”  në Tv Klan, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta  jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna  e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk  dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe qqë ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin antarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjije që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishtë një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën,  një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit.  Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar  gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga  stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha  sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i  fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të  katër aleatëve kryesorë që kisha  në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa  Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

“E Diela Ndryshe” mbyll misionin e fundit, bursa “Elsa” realizon ëndrrën e Llazit

ava e tetë dhe e fundit e së “Dielës Ndryshe” mbyllet në Korçë, në shtëpinë e një gjimnazisti, Llazi Tilkës. Siç prindërit e tij tregojnë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar arsimin universitar të djalit. Llazin e përshkruajnë si fëmijë të zgjuar dhe me dëshirë të madhe për të përmbushur ëndrrën e mjekësisë.

Pasi hyn në derë, ai tregon se dëshira  për t’u bërë mjek i ka ardhur nga dy gjyshet që i kanë ndërruar jetë.

Llazi: Dua të studioj për mjekësi, e kam si ëndërr.

Ardit Gjebrea: Po çne, nga të ka ardhur kjo?

Llazi: Të dyja gjyshet kanë ndërruar jetë nga sëmundjet nga zemra dhe të dyja kanë ndërruar jetë në   moshë shumë të re, njëra 62, tjetra 66. Që aty, më lindi shumë si dëshirë pse të tjerët t’i humbin gjyshet në moshë kaq të re?

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë lidhje të veçantë me gjyshen?

Llazi: Po, gjyshen nga ana e babit nuk arrita ta njoh shumë pasi vdiq e re, kurse me gjyshen nga ana e mamit isha shumë afër.

Llazi tregon se vendosi t’i shkruante fondacionit”Fundjavë Ndryshe” për të realizuar këtë dëshirë. Përgjigjja nuk mund të ishte refuzim, ndaj sot Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari i dorëzojnë bursën Elsa, të frymëzuar nga vogëlushja, jeta e së cilës u shua herët, por la pas shpresë për fëmijë të tjerë që dëshirojnë të shkollohen.

Arbër Hajdari: Llazi, ne mezi i mirëpresim mesazhet si i joti. Mezi i mirëpresim sepse mendojmë që është e vyer që çdo i ri të ketë mundësi që të ketë ëndrrën e tij, dijen. Për këtë arsye, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” sot ka ardhur të të dorëzojë një bursë të plotë që ti të ndjekësh gjithë studimet e tua në Tiranë. Bursa është e plotë, mban emrin Elsa, kështu e quaan fondacioni për shkak të një historie shumë të fortë që e donte shumë shkollën dhe ta gëzosh! Tani bashkë do të kemi një rrugëtim të gjatë, do të bëhemi shokë. Në Tiranë mos e trajto veten sikur nuk ke njeri, ne do të jemi aty për ty. Uroj që të bëhesh një doktor i mirë dhe t’i vish në ndihmë jo vetëm familjes tënde, por edhe të tjerëve.

Ardit Gjebrea: Por edhe neve! Kur të mbarosh mjekësinë, kushedi sa nevojë do të kemi ne për ty!

Llazi: Jam shumë mirënjohës! Faleminderit! Është diçka që nuk e kisha menduar se mund të ndodhte, por ja që ndodhi.

Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë – Ka një mesazh për ty

Ndarja e vështirë mbyllet me kujtimin më të bukur, nxënësit shpërblejnë mësuesen me mirënjohje

Fundi i shkollës erdhi dhe ndërsa nisin pushimet verore, për shumë nxënës hapet një kapitull i ri. Ata që janë në klasën e nëntë do të shkojnë në gjimnaz duke lënë pas shokët e viteve të shkollës dhe mësuesit më të dashur. Për Klean, Albanin, Kiarën, Adiolin, Pranverën dhe Sergiton që vijnë nga shkolla “Mihal Grameno”, kjo mësuese është Flora.

Ajo ka qenë si një mikeshë për ta dhe trishtimi që do të ndahen edhe prej saj është i madh. Ata e kanë ftuar në “Ka Një Mesazh për  Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i lënë një kujtim të bukur  mësueses së dashur.

Klea: Zysha, ti e di sa shumë ke bërë ti për ne dhe puna jote, shpresoj të të kemi bërë një shpërblim të vogël ndaj punës tënde shumë të madhe që ke bërë ndaj secilit prej nesh në çdo aspekt të një mësuesi,  një prindi dhe pastaj një mikeje shumë të mirë, dihet që ky është viti i fundit që kemi bashkë dhe ndarja  do të jetë e vështirë, e kemi përjetuar të gjithë dhe që ta bëjmë këtë ndarjen bashkë sa më të veçantë  dhe të të lëmë ty një kujtim sa më të bukur, vendosëm të të sjellim këtu në një falënderim për gjithë  punën tënde.

Flora: Të falënderoj shumë!

Albani, i cili dikur ishte më mistreci i shkollës, tanimë ka ndryshuar falë mësuese Florës. Ai ndan disa fjalë të veçanta për të.

Alban: Zysha është një nga njerëzit më të rëndësishëm që kam dhe që më përkrah më shumë. Ajo më ka sjellë këtu ku jam sot. Po mos të ishte për atë, as sjelljen s’do e kisha njësoj.

Flora: Unë çdo mëngjes që  futem te klasa, kam një fjali që e përdor vazhdimisht, jeni më të mirët! Këtë e përdor për t’u dhënë siguri, vetëbeism, për t’u treguar se kanë shumë mundësi. Janë më të mirët!

Nga lypja, përdhunimi shtatzanë dhe … – Ka një mesazh për ty

“Gjyshi më detyronte të lypja”/ Fëmijëria e humbur: Isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdhunova

Historia e Ivanës, protagonistes së “Ka Një Mesazh Për Ty”, nis me tonalitete të forta trishtimi e dhimbjeje. Nëna e braktisi sapo lindi dhe më pas u rrit nga  gjyshi. Nga gjyshi e tezja, Ivana nuk njohu asnjëherë dashuri, por një fëmijëri të kaluar në rrugë. Me sytë e përlotur, tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ata e detyronin të lypte dhe nëse nuk mjaftonte, ofendohej e lidhej me zinxhirë.

Ivana: Më lindi nëna dhe më braktisi. Më braktisi dhe më merr gjyshi. Më merr në një moshë 8-9  vjeçe.

Ardit Gjebrea: Kush të nxori se ti vetë nuk dilje?

Ivana: Më merrte tezja për të lypur, ajo më nxirrte se burri i saj luante bixhoz dhe po mos të bëja lekë, më rrihte më shumë. Më çon te gjyshi dhe gjyshi në moshën 11-vjeçare më thotë do të dalësh të lypësh. Dal e lyp sepse nuk dija çfarë ishte, fshija xhamat, lypja te “Piramida”.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk pranoje ti, çfarë të ndodhte?

Ivana: Më shante shumë rëndë, më paragjykonte shumë pistë, llafet më të ndyra që nuk ishin për mua, llafe që unë doja të isha një fëmijë që kishte dashuri nga gjyshi.

Ardit Gjebrea: Ti, lekët që lypje i çoje në shtëpi?

Ivana: Po, i çoja në shtëpi, ia jepja gjyshitt. Në atë kohë, më lidhte edhe me zinxhir, më thoshte po nuk solle lekë…një llaf shumë i pistë.

Në moshën 11-vjeçare, Ivana u njoh me nënën. Ajo vinte në shtëpi dhe nuk i thoshte se kush qe,  por ajo e kishte kuptuar. Në moshën 14-vjeçare, mbeti shtatzënë dhe familja e hodhi në rrugë. E ngashëryer, Ivana tregon se ndërsa kërkonte dikë që t’i zgjaste një dorë ndihme, u përdhunua nga një shofer.

Ivana: 14 vjeçe ngel shtatzënë me djalin me një person që pinte drogë dhe unë nuk e dija që pinte drogë.

Ardit Gjebrea: Si u njohe?

Ivana: Në lagje e njoha, e kam njohur në lagje. Unë nuk e dija që isha shtatzënë, familja më kuptoi që isha shtatzënë se isha 14 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si reagoi gjyshi, tezja, familja?

Ivana: Ti nuk je vajza jonë. Kam ndenjur jashtë.

Ardit Gjebrea: Ke ndenjur jashtë?

Ivana: Po.

Ardit Gjebrea: Më morën, më kërcënuan, më mbajtën dy ditë brenda mbyllur, shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Më përdhunon një shofer…

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë ishe edhe shtatzënë dhe flije jashtë?

Ivana: Po. Shkova në muajin e tetë dhe e shoh që unë po afrohesha, doja edhe një muaj. Ndërkohë  unë nuk kisha ku të shkoja atë natë dhe nxjerr dorën për të kërkuar ndihmë që të ndalonte ndonjë shofer, dikush… ky më merr në makinë dhe më çon në një shtëpi, më mbyll dy ditë, më përdhunon, më rreh dhe në atë moment mendova se vdiqa me çunin.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e denoncove?

Ivana: Shkova. Nuk ma morën për bazë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Shkova te rajoni 4, te rajoni 3, nuk ka reaguar asnjë. Për mua ka qenë… shumë e vështirë.

“Punoja balerinë në lokale nate”, jeta e shkatërruar e Ivanës: Tezja më shiti te tutori im!

Një seri ngjarjesh tronditëse, thuajse të pabesueshme, kanë shenjuar jetën e Ivanës. E braktisur nga  nëna kur sapo erdhi në jetë, më pas e detyruar nga gjyshi e tezja për të lypur duke mos pasur kurrë  fëmijëri.  Në moshën 14-vjeçare, ajo mbeti shtatzënë, moment kur edhe u përdhunua nga një shofer i rastit sepse kishte mbetur në rrugë.

Ivana tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E  Diela Shqiptare” në Tv Klan se vendosi të bënte një zgjedhje ndryshe nga e ëma. Nuk donte që ta braktiste djalin dhe nisi të punonte në lokale nate si  kamariere e më pas si balerinë.

Ivana: Shkoj te “Zogu  i Zi” te dërrasat dhe dilja e lypja, punoja në muzikë.

Ardit Gjebrea: Ç’domethënë në muzikë?

Ivana: Balerinë kam punuar, më bëri forca që të  mblidhja para se më duheshin.

Ardit Gjebrea: Në lokale nate.

Ivana: Në fillim kam punuar si kamariere, por kur shikoja gocat që merrrnin lekë, unë rrija për 5 mijë lekë në këmbë.

Ardit Gjebrea: Të vjetra?

Ivana: Po, të vjetra. Shikoja gocat që merrnin ku 50, ku 40 dhe thosha kam nevojë për lekë, më duhen.

Ardit Gjebrea: Fillove të bëje balerinën?

Ivana: Po, i bëja të dyja punët, vrap këtu, vrap atje.

Ardit Gjebrea: Klientët të kërkonin edhe ndonjë gjë tjetër?

Ivana: Shumë gjëra kërkonin, por nuk  pranoja. Më afroheshin, më nxirrnin shumë para. Edhe pse isha në atë situatë nuk i pranoja.

Familjarët e ndihmuan që ta linte djalin në Bubq dhe tezja nisi të këmbëngulte që ta prezantonte me  dikë. Ivana pranon dhe burri që e njohu tezja ishte 40 vjeç. Por tezja kishte shkuar përtej njohjes, kishte siguruar një ujdi që të përfitonte para nga mbesa.

Ivana: Momentin kur ai erdhi, unë isha me djalin, me tezen , me atë, na mori, na çojnë një hotel. Kjo se ç’muhabet bënte dhe i kishte marrë lekët, unë e pashë që i mori lekët dhe nuk më ra në sy, tha rri këtu në hotel ti se unë nuk vonohem, do të vij shpejt.

Ardit Gjebrea: Po ai pse nuk të çoi në shtëpi?

Ivana: I thashë për çfarë më more këtu? Më thotë mua ky, mirë se do të të çoj te shtëpia, por një çehre shumë e egër dhe në atë moment, pranova të shkoja tek ai sepse mendova gjyshi po më torturon, këta po më torturojnë, unë u çorientova njëfarë momenti, mora djalin dhe shkova tek ai. I thashë hajde më ço te shtëpia jote. Jo tha, do të rrimë njëherë këtu me qira, pastaj do të të çoj te shtëpia ime. Unë nuk e  lashë këtë akoma që të flinte me mua, e lashë në heshtje, më lër kohë, më la nja 2-3 ditë dhe ishte i dehur e i droguar. Pas  tre muajve, filloi dhuna. Më rrihte me një rrip që mbante vetë dhe më nxinte komplet.

Ajo që Ivana do të zbulonte me kohën është tronditëse. Ky  burrë jo vetëm që pagoi para për të, por kishte grua e fëmijë. Qëllimi i tij i vërtetë ishte shfrytëzimi i Ivanës për prostitucion.

Ivana: Me këtë person ndenja një vit me qira, shkova te familja e tij.

Ardit Gjebrea: Cili ishte qëllimi i tij?

Ivana: Thjesht të më merrte për jashtë shtetit, të bënte dokumentet e tij, të më bënte prostitutë. Ai kishte një grua shumë të mirë, kishte edhe një gocë shumë të mirë. Uë në fillim  u prezantova si shoqja e tij,  si mikesha e tij. Kemi fjetur në një vend, unë me gruan, vajzën e tij kam fjetur në një vend. Vajza e tij ishte origjinal si vajza ime sot, ngjasojnë shumë.

Ardit Gjebrea: Po ti, fole me të shoqen?

Ivana: Kur kaloi edhe një vit te shtëpia e tij, atëherë më tregon kjo mua, shprehet lirisht.

Ardit Gjebrea: Që?

Ivana: Unë e kam burrë, por ky të do për rrugë, ty nuk të merr për grua dhe unë u ndjeva pak si keq  sepse nuk i dija planet e tyre. Iki unë, largohem fshehurazi, shkoj fle te dërrasat prapë te “Zogu i Zi”. Flija përjashta.

Ardit Gjebrea: Me çunin me vete, gjithmonë.

Ivana: Dal, ishte kohë darke, dal për të blerë. Ky më ndjek me makinë, hijen e tij e kisha hap pas hapi.   Më kap zvarrë kështu, isha me gjithë djalin në krahë se nuk guxoja ta lija djalin vetëm, kisha frikë. Më  hip në makinë, e çon djalin te shtëpia e gruas së vet.

Ardit Gjebrea: Po ty?

Ivana: Mua më çoi te shtëpia me qira dhe aty më rreh dhe më thotë që unë të dua ty, por ti kot ike, more mendtë  e njerëzve, unë nuk kam grua, unë ty do të të marr.

“Kam shitur trupin!” Në vargonjtë e prostitucionit, Ivana rrëfen momentet më të tmerrshme  

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është reflektim i shumë grave e vajzave që kanë pasur të njëjtin fat, por pa mundur të rrëfehen me zë të lartë.

Pasi tezja e shiti te një tutor, pas një viti Ivana mësoi qëllimin e tij të vërtetë. Bashkëshortja e tij i zbuloi se në të vërtetë, do ta shfrytëzonin për prostitucion. Ivana vendosi t’ia mbathte bashkë me djalin, por  s’mundi t’i shpëtonte dot fatit që e priste.

Gjebrea: Cili ishte qëllimi i tij?

Ivana: Thjesht të më merrte për jashtë shtetit, të bënte dokumentet e tij, të më bënte prostitutë. Ai kishte një grua shumë të mirë, kishte edhe një gocë shumë të mirë. Unë në fillim u prezantova si shoqja e tij, si mikesha e tij. Kemi fjetur në një vend, unë me gruan, vajzën e tij kam fjetur në një vend. Vajza e tij ishte origjinal si vajza ime sot, ngjasojnë shumë.

Ardit Gjebrea: Po ti, fole me të shoqen?

Ivana: Kur kaloi edhe një vit te shtëpia e tij, atëherë më tregon kjo mua, shprehet lirisht.

Ardit Gjebrea: Që?

Ivana: Unë e kam burrë, por ky të do për rrugë, ty nuk të merr për grua dhe unë u ndjeva pak si keq  sepse nuk i dija planet e tyre. Iki unë, largohem fshehurazi, shkoj fle te dërrasat prapë te “Zogu i Zi”. Flija përjashta.

Ardit Gjebrea: Me çunin me vete, gjithmonë.

Ivana: Dal, ishte kohë darke, dal për të blerë. Ky më ndjek me makinë, hijen e tij e kisha hap pas hapi.   Më kap zvarrë kështu, isha me gjithë djalin në krahë se nuk guxoja ta lija djalin vetëm, kisha frikë. Më  hip në makinë, e çon djalin te shtëpia e gruas së vet.

Ardit Gjebrea: Po ty?

Ivana: Mua më çoi te shtëpia me qira dhe aty më rreh dhe më thotë që unë të dua ty, por ti kot ike, more mendtë e njerëzve, unë nuk kam grua, unë ty do të të marr.

Pas dy tentativash për ta kaluar përmes kufirit, Ivana u gjend fillimisht në Greqi. Detyra ishte e qartë, e frikshme por nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ivana: Më duhej të punoja aty, isha në Athinë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune?

Ivana: Të punoja, të shisja trupin tim me lekë. E kam bërë!

Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

Ivana: Kam ndenjur gati një vit. Ai ia çonte lekët familjes së vet. Punova edhe me drogë, shisja drogë për të. Pas asaj gjëje, nuk i erdhi rezultati siç donte ai që të kishte shumë para dhe më çon për në Itali. Edhe atje të njëjtën gjë kam bërë. Vjen policia dhe këta na marrin në telefon, na thanë fshihuni se erdhi policia. Unë bëra sikur u fsheha në një lulishte dhe dola prapë se doja të dorëzohesha, e dija që ajo punë s’ishte për mua. Nuk isha e aftë të përballoja çdo lloj njeriu. Nuk isha e tillë.

Ardit Gjebrea: Cilat kanë qenë momentet më të tmerrshme të asaj pune? Më fal që të pyes.

Ivana: Momenti kur më kanë marrë, më kanë çuar në një vend që nuk dija rrugën, nuk dija italisht, më   mori një burrë, më rrahu, më mori edhe lekët, kisha gati 1500 euro, më rrahu mirë e mirë dhe më la në një cep shinash. Nuk e dija rrugën.

Ardit Gjebrea: Po ky nuk të mbronte?

Ivana: Jo, ai thjesht merrte paratë e tij, i interesonin paratë. Bënte sikur më mbronte, vinte vërdallë  me  makinë që të na ruante nga policia, por në situata të tilla jo.

Shkëputja nga ajo jetë erdhi ditën që iu dorëzua policisë. Ivana nuk tregoi kush ishte personi që ia kishte siguruar dokumentet dhe më pas erdhi lajmi se do të dënohej me tre vite burg.

Ardit Gjebrea: Si arrite të shkëputeshe, të shpëtoje? Ti sot nuk je më me të apo jo?

Ivana: Jo, nuk jam. Ishte momenti kur unë u dorëzova te policia. Më kapën, më mbajtën tre muaj në kamp. S’kisha kush të më sillte për të ngrënë, as për të pirë. Në Itali më mbajtën tre muaj, nga Italia më  sollën në Rinas. Më thoshin trego kush t’i ka bërë letrat false.

Ardit Gjebrea: I tregove?

Ivana: Jo, nuk i tregova. Kisha frikë të tregoja se kisha djalin te shtëpia e tij. Më marrin e më dënojnë tre vjet e tre muaj burg.

Ky ishte momenti kur Ivana mësoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, me një vajzë.

“Piva ilaçe për të dështuar vajzën”/ Përpjekja e Ivanës për t’u çliruar nga e shkuara: Vendosja t’i jepja fund

Pasi ia doli t’i shpëtonte kthetrave të prostitucionit duke u dorëzuar te policia italiane, për Ivanën po niste një betejë e re. Fillimisht mësoi për dënimin me tre vite burg, më pas se po priste një fëmijë tjetër,  një vajzë. 

Pas gjithë ngjarjeve të vështira që ajo tregoi në “Ka Një Meszazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, shtatzënia nuk ishte e dëshiruar për të. Por pasi situata  kaloi, u gjend në një tjetër moment, përpjekjet për t’u çliruar nga e kaluara.

Ivana: Më marrin e më dënojnë tre vjet e tre muaj burg. Aty më bie si gjendje të fikëti. Më merr policia e më çon në spital. Isha shtatzënë me gocën dhe nuk e doja se kisha urrejtjen e atij personi, nuk e doja në fillim. Kur shkoj që të kapim avokat, paguajmë lekët, më ulet dënimi, dal nga burgu dhe shkoj në maternitet për të bërë eko. Unë te vajza kam pirë shumë ilaçe për ta dështuar, nuk e doja. Sot falë Zotit ajo  është mirë. E marr dhe fle përjashta me gocën.

Ardit Gjebrea: E njëjta histori përsëritet. 

Ivana: Çunin e kisha lënë te tezja ime, ma ruante ajo. Vjen ky, më merr prapë, më nxjerr pistoletën. Mos të të shoh këtu se do të të vras. Unë u tremba në fakt, kisha frikë. Aty vendosa që t’i jepja fund atij njeriu.  iI thashë o më vrit, o do të kem lirinë time, unë me ty nuk vij. Një shoku i vet e mori, çfarë bën kështu i tha, do të na fusë brenda, hajde ikim. Më lanë në mes të rrugës siç isha me gocën e vogël, jam ulur te shinat te terminali i ri që po bëhet sot dhe vetëm kam qarë.

“Nuk m’u nda shpirti”, konkurrenti i “Të Panjohurit” vjen si mesazher!

Ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, e kanë njohur mesazherin e ri nga rubrika “Të Panjohurit”. Pas  eksperiencës në lojë, Albani vendosi të nisë një rrugëtim në “Ka Një Mesazh Për Ty”. “Nuk m’u nda shpirti”, tha ai duke u shprehur i lumtur për këtë eksperiencë.

Ardit Gjebrea: Mirë se na rierdhe!

Alban: Vërtet, mirë se ju gjeta! Shumë kënaqësi të jesh sërish pjesë e së “Dielës Shqiptare”, por këtë herë jo si  lojtar te “Të Panjohurit…”

Ardit Gjebrea: Nuk t’u nda shpirti!

Alban: Sigurisht, të vish këtu dhe të të ndahet shpirti… por tashmë në pozicionin e mesazherit.

Ardit Gjebrea: Mendon që do ta vazhdosh gjatë?

Alban: Besoj se po.

Ardit Gjebrea: Se mos na mërzitesh?

Alban: Jo, absolutisht! Si mund të mërzitesh me ju?

Ardit Gjebrea: Faleminderit! I dashur Alban, për të gjithë ata që nuk të kanë parë te “Të Panjohurit”, ti vjen nga Elbasani apojo?

Alban: Po, vij nga Elbasani. 

Ardit Gjebrea: Le të themi që jemi tashmë në një lagje sepse Tirana dhe Elbasani dot’i konsideroja lagje të njëra-tjetrës.

Alban: Vetëm 35 minuta, po.

Ardit Gjebrea: Alban, ka ardhur momenti të anonçosh për herë të parë nëse e kemi zonjën që kemi ftuar sot në program.

Alban: Më beso që e kam nisur mbarë se znj. Videla  ka ardhur, ajo është plot emocione dhe mezi po pret të zbulojë se kush fshihet pas mesazhit të dërguar.

Videla është mikesha e vetme e Ivanës që i është gjendur asaj pranë në çdo vështirësi pas furtunave që  ka lënë pas. Ajo e ka ndihmuar pa asnjë paragjykim a interes, por duke i zgjatur një dorë ndihme ku ajo të kapet gjithnjë ndaj sot Ivana dëshiron ta falënderojë.

Ivana: Unë të solla këtu të të falënderoj shumë që ke qenë gjithmonë pranë meje sepse ti je i vetmi njeri  që më kupton dhe të kuptoj. Të dua si motër sepse unë s’kam motër, jam gocë e vetme, nuk kam krah.   Unë e di që ti ke tre motra të tjera, por për mua je gjithçka.

Videla: Shumë  faleminderit për këtë surprizë shumë të bukur, por njerëzit kur shikojnë dikë që vuan, me shpirt dhe me zemër duhet t’i ndihmojnë.

Një noteri e shkuar keq – “Shihemi në Gjyq”

Premtim i mbajtur! Eni Çobani ndan lajmin e bukur: Migueli iu përgjigj dashurisë për tezen…

Disa javë më parë, pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishin dy motra, Lefteria dhe Margarita. Kjo e fundit ishte vendosur  në shtëpinë e motrës duke thënë se nuk kishte ku të shkonte pasi nuk mund të jetonte në banesën që kishte blerë me nipin, Miguelin.

Migueli mori pjesë në seancë përmes njëlidhjeje telefonike dhe sqaroi se tezja,  Margarita i kishte dhënë 13 mijë euro dhe jo 27 mijë siçpretendonte. Nipi u shpreh i gatshëm që të paraqitej pranë zyrës së Eni Çobanit për të firmosur një deklaratë noteriale ku do të binte dakord se do ta shlyente tezen brenda një  muaji.

Ai e ka mbajtur fjalën! Në seancën e ditës, pas insertit përmbledhës të rastit, Eni Çobani njofton lajmin e lumtur.

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që jemi të lumtur sot!

Eni Çobani: Po, ne jemi shumë të lumtur sot sepse në fakt, Migueli të nesërmen e këtij emisioni është paraqitur pranë zyrës sime, ka nënshkruar deklaratën me tezen e tij. Fatkeqësisht, nuk bashkëjetojnë, por ai ktheu shumën. Unë jam shumë e lumtur që Migueli iu përgjigj menjëherë jo vetëm thirrjes sime, por besoj dashurisë për tezen. Ai përmbushi brenda një muaji nga momenti i firmosjes së deklaratës,  kthimin e shumës znj. Margarita, kështu që e përshëndesim bashkarisht sepse kam edhe nga Margarita një video të vogël që unë do t’ia transmetoj publikut nëpërmjet Instagram-it tim me një përshëndetje të  përzemërt për ju, për mua, për publikun, për Televizionin Klan që i dha këtë mundësi të madhe pikërisht për të marrë këtë shumë modeste që pikërisht do t’i jepet mundësia asaj për të jetuar diku. Jam shumë e lumtur! E përshëndesim Margaritën, sigurisht edhe Lefterinë. Edhe Lefteria ishte një motër e jashtëzakonshme! Përshëndetje!

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur që këtu nuk jepen vetëm këshilla juridike dhe hapen sytë, por gjenden edhe zgjidhje. Faleminderit znj. Eni!  

“Sot do të bëj një ndryshim të madh!” Vendimi i prerë i Çobanit: Çdo noter do të telefonohet publikisht

Peshorja e “Shihemi në Gjyq” na njeh me dy zonjat që do të jenë pjesë e rubrikës,  Aishja dhe Rovena.  Përpara se të prezantohen insertet e tyre, lidhja që kanë dhe konflikti, ndërmjetësja e rubrikës  të  së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani thotë se “sot do të bëjë një ndryshim të madh.”

Eni Çobani: Sot është një nga ato raste që unë do të kërkoja vëmendjen jo vetëm të publikut këtu në studio, por të të gjithë shqiptarëve sepse sot unë do të bëj një ndryshim të madh!

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Eni Çobani: Në komunikimin pikërisht me ata njerëz të cilët kanë prodhuar këto letra.

Siç nis të prezantohet rasti, Aishja dhe Rovena janë nënë e bijë që vijnë nga qyteti i Shkodrës. Vitin e shkuar, Rovena, e cila jeton në Itali me bashkëshortin, erdhi për të shitur një apartament dhe i la prokurë nënës që të merrej ajo me procedurat. Rovena u takua me blerësen, Alida Haxhiajn dhe  agjencinë imobiliare.

Alida i kërkon Rovenës të dhënat bankare për të kryer blerjen. Duke qenë se Rovena gjendej në Shkodër vetëm për dy ditë, zgjidhi gjithçka e me shpejtësi përmes noteres Eurela Mujaj dhe situata dukej në rregull. Por tani, siç sqaron Eni Çobani, Alida Haxhiaj rezulton pronare e dy apartamenteve. Rovena dyshon se e ëma ka përfituar 53 milionë lekë dhe se në llogarinë e saj nuk ka asnjë depozitim.

Pas sqarimit të dy zonjave, fjalën e merr Eni Çobani e cila thotë se me kërkesën e Dhomës  Kombëtare të Noterëve të Shqipërisë, do të vihen në dijeni të gjithë personat  prej të cilëve janë përpiluar dokumentet noteriale që i vendosen në dispozicion rubrikës. Ata do të kontaktohen drejtpërdrejt për të sqaruar situatën.

Çobani thotë se diskutimi do të vijojë edhe me institucionet përkatëse ndërsa ajo do të bëjë interpretimin e saj profesional sipas ligjit. Juristja i vendos në dijeni se edhe pala tjetër ka të drejtë t’u drejtohet organeve të posaçme në rast mosdakordësie.

Eni Çobani: Sot është një nga ato emisione për të cilat ngritja e zërit është detyrim, është obligim qytetar dhe pastaj është profesional. Meqenëse klasa e nderuar e Noterëve të Republikës së Shqipërisë ka kërkuar publikisht dhe privatisht, me insistim që në momentin e përmendjes së emrave të tyre, znj. Eni  Çobani në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nuk na ka vënë në dijeni për çfarë ndodh në këtë rubrikë, sot dhe që sot dhe në vazhdim, çfarëdo lloj dokumenti noterial që do të paraqitet përpara meje, do të  telefonohet publikisht noteri përkatës që ka prodhuar këtë dokument. Për çfarë arsyeje? Dokumenti është publik, nuk është privat, sjell pasoja juridike të jashtëzakonshme, sjell këtë që ju shikoni sot. Një nënë duke qarë se vajza nuk e pranon në banesë më se dyshon që në bazë të kësaj kontrate shitjeje pasurie të dy apartamenteve në qytetin e Shkodrës, zonja ka përfituar 53 milionë lekë të vjetra nga shitja e dy apartamenteve, pranaj noterja e nderuar Eurela Mujaj e qytetit të Shkodrës dhe Alida Haxhiaj do të vihen direkt, tani përpara jush dhe përpara nesh, në dispozicion të gjithë këto dokumente për të na thënë si është e mundur që zonja thotë nuk kam marrë para znj. Eni, kam firmosur se ka firmën këtu por nuk kam marrë para sepse çfarë ka bërë kjo vajza? Edhe numrin e llogarisë ka vënë të mamasë, nuk ka vënë të vetin. Kur kemi marrë deklaratën e bankës së zonjës, nuk ka asnjë kalim, të më dëgjojë Eurela Mujaj dhe Alida Haxhiaj, të më dëgjojë kadastra e Shkodrës, të më dëgjojë bashkia e Shkodrës sepse çfarë ka ndodhur Ardit? Që në datën 4 qershor që është firmosur kontrata e shitjes me kusht, Alida Haxhiaj është bërë pronare e dy apartamenteve, ka filluar rikonstruksionin dhe ka zhdukur çdo gjurmë nga banesa e vjetër. Sot jemi në qershor të vitit 2025 dhe zonja nuk ka marrë asnjë  para dhe është pronare e ligjshme e dy apartamenteve në qytetin e Shkodrës. Ky diskutim nuk do të qëndrojë vetëm në këtë rubrikë. Ky diskutim do të bëhet me Eurela Mujaj, do të bëhet me Alida Haxhiajn, do të bëhet me kadastrën e Shkodrës, do të bëhet me bashkinë e Shkodrës sepse çdo emër i përmendur në këtë rubrikë do të ketë  njoftim të posaçëm për çfarë ndodh në këtë rubrikë dhe më pas noterët të cilët do të përmenden në këtë rubrikë, kanë të gjithë të drejtat e tyre t’i drejtohen institucioneve kompetente për çfarë do të thuhet në këtë rubrikë sepse unë lexoj letrat tuaja të nderuar, kjo është kontrata e Eurela Mujajt, nuk e ka bërë Eni Çobani. Por Eni Çobani ka të drejtën legjitime si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë me profesionin jurist për të interpretuar një dokument ligjor të cilin e keni prodhuar ju dhe në qoftë se unë jam gabim  dhe ju jeni në të drejtë, ka institucione të tjera të cilat e zgjidhin mes meje dhe jush, por mua më lejohet të flas dhe të interpretoj atë që mendoj unë brenda ligjit sepse për Eurela Mujajn dhe Alida Haxhiajn kam studiuar ditë dhe net dhe i kam të shkruara këtu mbi tavolinë dhe do t’i referohem vetëm ligjit dhe nuk i referohem askujt tjetër. Ju më pas mund t’u referoheni personave të caktuar, të cilët sigurisht jeni të lirë ta bëni.

“Shkelje e ligjit nga kadastra e Shkodrës!” Eni Çobani gjen gabimin gjatë ballafaqimit me noteren

Aishja ka kërkuar të përballet me vajzën, Rovenën, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sepse thotë se nuk e fut më në shtëpi. Problematika mes tyre ka lindur vitin e kaluar, kur Rovena vendosi të shiste shtëpinë, e cila ka dy certifikata  pronësie duke i lënë prokurën nënës së saj. Siç shpjegon Eni Çobani, kontrata ka kusht kreditimi që vendos para përgjegjësisë këdo deri në përfundimin e tij.

Pala shitëse, pra Rovena i ka vënë në dispozicionin blerëses Alida Haxhiaj e cila s’kishte gjithë shumën  dhe më pas ka kërkuar kredi, të cilën s’e ka marrë.  Nëse kredia nuk do të merrej brenda tre  muajve,  kontrata do t’i humbiste efektet.

Sapo është firmosur  kontrata, është shkuar në kadastër dhe ka dalë certifikata e pronësisë. Më herët gjatë rubrikës, Eni Çobani tha se tanimë do të telefonohet çdo noter i përmendur, ndaj ajo lidhet me noteren Eurela Mujaj në Shkodër për të sqaruar situatën.

Eurela Mujaj: Nëse shihni përmbajtjen e kontratës, aty është çdo  gjë e përcaktuar sesi bëhet shitja dhe financimin pala shitëse e ka në llogarinë time të bankës. Vonesat e ASHK-së janë problematika, vetëm ajo ka qenë problematika sepse janë dy dokumente ku njëra ka dalë në kohë, brenda afateve të kontratës, e dyta ka dalë me vonesë, pasi kanë kaluar 3 muaj afat. Kontrata e ka kryer funksionin vetëm është miratimi që është ndauar nga palët.

Eni Çobani: Pikërisht, dhe unë dua të ndaloj te neni 4. Nga kush palë?

Eurela Mujaj: Me sa di unë se ata i kanë pasur të gjitha gati, ajo është procedura e bankës, nuk është procedura ime, me sa di unë është disktutuar që ka mbaruar afati i  kontratës dhe kërkojnë që të kthehen gjërat në fazën e mëparshme.

Eni Çobani: Dhe unë sigurisht për këtë ju kam marrë në këto momente. Pra kjo nuk është përmbushur apo jo? Kredia nuk është marrë, shuma nuk ka kaluar te ju dhe më  pas te Rovena Zenelaj.

Eurela Mujaj: Shuma është kaluar aq sa ka pasur për të kaluar vetëfinancim.

Eni Çobani: 6 milionë të vjetra?

Eurela Mujaj: Po, akoma e kam llogarinë e bankës. Pritej vetëm që të akordohej kredia, mirëpo kredia është ndaluar mesa kam informacion unë nga punonjësja e bankës, nga vetë pala shitëse sepse pala  shitëse thotë kjo kontratë ka mbaruar, nuk dua ta rinovoj më.

Sipas noteres, kërkesa është bërë pasi ka kaluar afati. Ndërrimi i pronësisë është në emër të blerësit, me kufizim për shitësin derinë likuidimin e plotë.

Eni Çobani: Ky afat tremujor mbaroi, kontrata juaj nuk ka më efekte.

Eurela Mujaj: Atëherë t’i drejtohen gjykatës që të mbyllet kontrata, të bjerë poshtë.

Eni Çobani: Më fal, për çfarë arsyeje Rovena Zenelaj t’i drejtohet gjykatës për të harxhuar akoma para se do të harxhojë para apo jo, për të  prishur një kontratë që nuk ka më efekt ligjor? Ju i jeni drejtuar kadastrës për të hequr pikërisht këtë kufizim për të kaluar prona në emër të pronarit të mëparshëm? Sepse ju vetë e keni thënë: do të kalojnë tëgjitha pronat në emrin e mëparshëm pasi nuk do të plotësohet kushti. I jeni drejtuar kadastrës që të ikë Alida Haxhiaj? Alida Haxhiaj është pronare sot  apo jo?

Eurela Mujaj: Nuk ka si të jetë pronare, thjesht në vazhdim të procedurës. Kjo procedurë është ndalur nga njëra palë.

Eni Çobani: Jo, jo, jo e nderuar, të lutem, mos e thoni këtë. Zonja e ka  ndaluar pasi ka kaluar data 4 shtator. Deri më 4 shtator ka qenë plotësimi i afatit tremujor. Mbaroi afati tremujor, vetë ju e keni shkruar që nuk ka më efekte ligjore kontrata. Si qenka larguar vetëm njëra palë?

Në bisedë ndërhyn Ardit Gjebrea për të bërë pyetjet që do t’i lindnin çdo  qytetari. Kryesorja është që kadastra ka lëshuar aktin final kur afati ka kaluar.

Ardit Gjebrea: Unë shkoj te znj.Eni dhe i them znj. Eni, unë dua të blej shtëpinë tënde,do të marr një kredi, hajde bëjmë një kontratë. Te zyra e noteres shkruhet që okej, brenda tre muajve, nëse nuk paguhen këto para, atëherë kjo kontratë nuk vlen. Në qoftë se unë shkoj te kadastra me këtë kontratë brenda tremujorit, ata mund të ma regjistrojnë mua këtë? Se në qoftë se e regjistrojnë, unë mund t’ua fus 50 vetave kështu dhe bëj 50 shtëpi.

Eurela Mujaj: Kadastra ka detyrimin ta regjistrojë brenda afateve. Kjo është mangësi e kadastrës që nuk është bërë regjistrimi i certifikatës së dytë. Certifikata e parë, sepse është pronë me dy dokumente pronësie, është bërë regjistrimi në kohë brenda afatit tremujor dhe likuidimi nga pala  blerëse është bërë brenda të gjitha rregullave, është  bërë vetëfinancimi, kalimi i vetëfinancimit. Ajo që ka krijuar problematikën është vonesa në ndërrimin e pronësisë.

Ardit Gjebrea: Realisht kërkoj ndjesë se unë nuk i di këto procedura, që do të thotë është marrë një certifikatë pronësie apo jo? Certifikata e pronësisë znj. Eni, është marrë?

Eni Çobani: Është marrë, është me certifikatë pronësie.

Ardit Gjebrea: A është akti i  fundit certifikata e pronësisë?

Eni Çobani: Patjetër!

Ardit Gjebrea: Kush e lëshon certifikatën e  pronësisë?

Eni Çobani: Kadastra, në bazë të dokumenteve që aplikon noterja.

Ardit Gjebrea: A mundet që kadastra të bëjë një akt final kur akti final nuk është ekzekutuar në kontratë?

Eni Çobani: Jo! Është shkelje flagrante e ligjit, është shkelje e rëndë!

Vetë noterja pranon se blerësja Alida Haxhiaj nuk është pronare, por në të njëjtën kohë, ajo i posedon apartamentet.

Eni Çobani: Noteri, deri në çfarë pike mban përgjegjësi për përmbushjen e një kontrate? Zonjë, ju keni   vënë një kusht këtu që llogaria juajbankare do të marrë shumën nga banka e nivelit të dytë të cilën sigurisht ne nuk kemi të drejtë ta përmendim, por ju dhe unë e dimë, bashkëë me dy protagonistet dhe kjo shumë nuk ka kaluar kurrë në numrin tuaj të llogarisë, apo jo?

Eurela Mujaj: Sepse pronësia nuk është e përfunduar.

Eni Çobani: Pyetja ime e dytë, Alida Haxhiaj është sot pronare legjitime e dy apartamenteve?

Eurela Mujaj: Nuk ka si të jetë.

Por çfarë ka ndodhur me kushtin e vendosur në kontratë? Rezulton që kadastra e Shkodrës ka shkelur ligjin duke bërë regjistrimin e apartamentit jashtë afatit kohor.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë që  e keni shkruar, pse duhet  të shkoj unë prapë te noteri kur ajo është bërë  në kontratë? Ajo ikën automatikisht, pse duhet të vij unë të firmos  prapë?

Eurela Mujaj: Si  mund të hiqet automatikisht kur është bërë ndërrimi dhe regjistrimi në emrin e palës blerëse  me kalimin e tre muajve nga ASHK-ja?

Eni Çobani: Ja pra, ky është  gabimi! Ky është gabimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku Granit Korbi, drejtuesi i saj, ka bërë regjistrimin në emër të Alida Haxhiajt dhe për më tepër, apartametnti është bërë jashtë afatit tremujor,  më 17 tetor! Kush është ai nëpunës civil në Republikën e Shqipërisë që guxon të shkelë ligjin në mënyrë flagrante si kadastra e Shkodrës? Vazhdon të jetë në detyrë, vazhdon të marrë pagën dhe taksat e këtij shteti dhe kjo zonja paguan avokat për gjyq? Jo! Nuk do të ndodhë më kjo gjë! Të gjithë do të përgjigjen para ligjit! Kadastra e Shkodrës, me veprimin e 17 tetorit që i ka bërë Alida Haxhiajt kalimin e pronës së apartamentit të dytë, do të shkojë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës.

“Kush e lajmëron kadastrën?” Noterja shmang pyetjet e Gjebreas, qytetarët në ‘labirint’ ligjor

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është shfaqur një rast ku mospërmbushja e kontratës së shitjes së apartamentit ka rezultuar në një labirint  ligjor.

Aishja, nënës së cilës i ishte besuar nga e bija prokura për të ndjekur procedurat ligjore, tani kërkon  drejtësi dhe zgjidhjen e konfliktit me vajzën. Problematika ka të bëjë me një kontratë shitjeje të shtëpisë së Rovenës, ku kushtet e kredidhënies nuk janë përmbushur nga blerësja Alida Haxhiaj dhe gjithçka është firmosur nga nëna.

Në lidhjen telefonike me noteren që është marrë me rastin, Eurela Muhaj, Eni Çobani denoncon shkeljen ligjore të kadastrës së Shkodrës e cila ia ka kaluar kontratën blerëses pasi ka kaluar afati i kredisë, duke  shkelur në mënyrë flagrante  ligjin.

Ardit Gjebrea kërkon shpjegime nga noterja për të kuptuar se çfarë ndodh kur nuk   lajmërohet pavlefshmëria e kontratës. Kjo ngre çështjen: a është vërtet e mundur që një kontratë, e cila ka kaluar afatin e vlefshmërisë, të mbetet ende aktive në sistem dhe të regjistrohet në kadastrën shtetërore?

Ardit Gjebrea: Në momentin që kontrata  përfundon, noteri, nuk e kam fare me ju, të kërkoj ndjesë, dua realisht që ta di, noteri duhet ta lajmërojë  kadastrën që shiko, marrëveshja nuk është kryer, paratë nuk janë në llogarinë time, duhet t’ia kthesh pronën apo nuk e ka për detyrë?

Eurela Mujaj: Ne komunikojmë nëpëmjet aplikimeve me ASHK-në.

Ardit Gjebrea: Po ju e keni komunikuar pavlefshmërinë e  kontratës?

Eurela Mujaj: Jo, nuk kam si ta komunikoj sepse kam pasur një aplikim aktiv.

Ardit Gjebrea: Kush e bën aplikimin?

Eurela Mujaj: Aplikimin e bën noteri.

Ardit Gjebrea: Siç bëri noteri aplikimin e parë, duhet të bëjë edhe të dytin apo jo, këtë dua të di?

Eurela Mujaj: Nuk kam si ta bëj aplikimin!

Ardit Gjebrea: Jo, jo, t’i lajmërosh. Si funksionon ky vend se unë këtë dua të di, kjo Shqipëria jonë si funksionon? Ju bëtë aplikimin, kjo kontratë del e pavlefshme, ju duhet të lajmëroni apo të presim?

Eurela Mujaj: Si të lajmërojmë përderisa ne nuk kemi asnjë mënyrë tjetër komunikimi me ASHK-në?

Eni Çobani: Aplikimi pra.

Eurela Mujaj: Po aplikimi ka qenë aktiv.

Eni Çobani: Si ka qenë aktiv kur ka mbaruar pas tre muajve?

Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

Eurela Mujaj: Aplikimi do të jetë aktiv derisa të ezaurohet.

Gjebrea përpiqet të kuptojë se kush është personi përgjegjës për të njoftuar pavlefshmërinë e kontratës, por përgjigjet e noteres nuk janë shteruese. Në fakt, krejt e kundërta pasi duket se nxjerrin në pah një hendek të mundshëm në komunikimin ndërmjet palëve duke e lënë qytetarin në një gjendje pasigurie.

Ardit Gjebrea: Nga do ta marrë vesh ai që kjo kontratë nuk është më e vlefshme? Nga kush?

Eurela Mujaj: Sepse e ka të skanuar në sistem. Aplikimit i bashkëlidhet gjithmonë kontrata e skanuar me të gjitha detajet.

Ardit Gjebrea: Je në rregull ti, ti ia ke skanuar me kontratë me të gjitha, por nuk u paguan paratë dhe kjo kontratë nuk është më e vlefshme.

Eurela Mujaj: Në gjykimin tim është e pavlefshme.

Ardit Gjebrea: Në gjykimin  tënd, por ai tjetri ka lëshuar jo vetëm të parën, por edhe të dytën. Kush duhet ta lajmërojë  atë?

Eurela Mujaj: Si mund të përgjigjem unë për kadastrën, nuk është kompetenca ime!

Ardit Gjebrea: Nga do ta marrë vesh ai i kadastrës, këtë po të pyes unë?

Eurela Mujaj: Punonjësi i kadastrës nuk është një person i patrajnuar , i marrë nga rruga. Është një person, jurist i mirëfilltë dhe në bazë të një kontrate është bërë ndryshimi.

Ardit Gjebrea: Në shtetin shqiptar, kush do t’i ndjekë kontratat nëse përfundojnë apo jo, punonjësi i kadastrës apo noteri që është dera e parë ku trokitet?

Eurela Mujaj: Noteri është dera e parë, por nuk është dera e fundit.

Ardit Gjebrea: Më jep një përgjigje, dua ta di. Kush e njofton njeriun në kadastër që kjo kontratë është e pavlefshme? Ai duhet të shtijë fall apo çfarë?

Eurela Mujaj: Kush të shtijë fall?

Ardit Gjebrea: Ai i kadastrës pra!

Eurela Mujaj: Lexon kontratën që afati i kontratës ka përfunduar, kaq.

Ardit Gjebrea: Por kush duhet t’ia thotë këtë gjë atij?

Eurela Mujaj: Po unë s’mund t’i interpretoj kontratën.

Ardit Gjebrea: Eurela, ose nuk po më kupton ose po më shmangesh.

Eurela Mujaj: Jo, nuk shmangem.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje shumë të qartë: kush do ta njoftojë këtë person që kontrata doli e pavlefshme pas tre muajsh?

Eurela Mujaj: Ai duhet të kryejë detyrën…

Ardit Gjebrea: Ai e kreu detyrën, duhet  të të pyesë ty ai apo duhet t’ia thuash ti atij?

Eurela Mujaj: Ne nuk kemi komunikime verbale me ASHK-në.

Ardit Gjebrea: Atëherë ose ky shtet nuk funksionon, ose kush punon në këtë shtet nuk është i qartë dhe ose duhet të hiqen ca licenca për sa kohë që këtu nuk jepet një shpjegim dhe njerëzit mbeten në amulli  sepse nuk mundet që njerëzit të mbajnë pozicione, çfarëdo qofshin këto pa pyetur dhe pa pasur këtë sqaqrim minimal  që unë po kërkoj. Minimumi që unë po kërkoj është: kush e ndjek këtë procedurë se qytetari nuk e ndjek?

KLODI ALEKSI  – “Të Panjohurit”

I ftuari VIP: Dylan

Për të qenë konkurrent, ose një nga identitetet e fshehta kontaktoni në whatsapp në:+355 68 60 65 656

#tvklan #edielashqiptare #tepanjohurit #arditgjebrea #loje #show #spektakel #quizz #para #argetim #dilema #argetim #ediele #albania #shqiperia

/tvklan.al