#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Kujdes shëndetin –Salla hibride, mrekullia e kirurgjise, Liv Hospital(4 maj 2025)
E Diela Shqiptare – Power Kidz 8 – FINALE (4 Maj 2025)
Fëmijët finalistë të Power Kidz.8:
Rejan, Ajla, Warda, Irid
Fituesi i Power Kidz.8: Irid Domi
Me pjesëmarrjen e:
Denata Toçe – Psikologe
Aurel Vula – Pediatër
Edi Gogu – Shkrimtare
Eni Çobani – Juriste
“Shihemi në Gjyq” – 150 mijë euro të humbura,çifti drejt ndarjes (4 Maj 2025)
“S’dua ta shoh!” Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin se po rri si mbretëreshë!
Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes dy bashkëshortëve, Mirelës dhe Artanit që vijnë nga Italia. Në insertin e saj, Mirela shprehet se burri nuk e njeh punën e saj 20-vjeçare për shtëpinë.
“Për ça janë këta burra sot? Unë jam nëna e shtëpisë, kam punuar 20 vjet në atë shtëpi. Pasuria nuk është vetëm e atyre është edhe e gruas dhe nëna është shtylla e shtëpisë dhe ai duhet të më njohë për punët që kam bërë unë që kam vazhduar deri më sot.”
Kur hyn në studio, Mirela flet e përlotur për akuzat e bashkëshortit.
Mirela: Çfarë kujtojnë që janë këta burra sot moj znj. Eni? Burri po bën një vit që më ka nxjerrë nga shtëpia sepse kemi blerë një pronë me vëllain tim, Festim Agim Alibeaj.
Eni Çobani: E keni marrë ju me vëllain dhe keni përjashtuar burrin?
Mirela: Po. Po, kemi blerë një pronë dhe unë e kam garantuar burrin sepse nuk e imagjinoja kurrë që do të arrinim në këtë pikë ku kemi arritur.
Ndërkohë, sipas fjalëve të Artanit në insert, martesa me Mirelën është fshirë nga jeta e tij.
“Zonja që më ka thirrur sot është e fshirë nga jeta ime, përfundimisht! Do t’ia them edhe sot. Me atë nuk kam asnjë lidhje nga sot e tutje. Këtu mbyllet gjithçka! Kam ardhur vetëm për respekt të këtij televizioni, këtij institucioni këtu.”
Edhe kur hyn në studio, Artani kërkon mos ta shohë me sy bashkëshorten e 30 viteve. Përballja e tyre zbulon se çifti ka arritur deri në pikën sa të ndahen edhe fizikisht sepse prej 1 viti, Mirela jeton në garazh, të cilin Artani i kërkon ta lirojë.
Artan: A është e mundur të mos kem një përballje, nuk dua ta shoh këtë person?
Ardit Gjebrea: Po ti mos e shih…
Mirela: Kë nuk do të shohësh ti? O zotëri, kë nuk do të shohësh ti? Po unë jam gruaja jote, jam nëna e kalamajve të tu!
Artan: Ke qenë gruaja ime, mbaj mend ç’ke qenë me mua!
Mirela: Si nuk jam gruaja jote?! Kush jam atëherë?
Artan: Nuk je askush për mua!
Mirela: Si mund t’i hedhësh poshtë 30 vjet martesë ti?
Artan: A është e mundur mos ta shikoj këtë person?
Eni Çobani: Si mos ta shikosh, po e ke këtu në seancë! Ku qëndron ti sot moj zonjë që thotë ai që nuk dua ta shikoj fare?
Mirela: Unë po bëj një vit që po fle në garazh se më ka nxjerrë nga shtëpia!
Artan: Dhe duhet të lirosh garazhin se duhet të shkojë makina!
Mirela: Më akuzon që unë kam bashkëpunuar me vëllain tim që i kam vjedhur pronën atij, nuk është e vërtetë!
Artan: Liro garazhin! Liro garazhin menjëherë se atje je si mbretëreshë në garazh! Duhet ta lirosh!
Degradon sherri, burri shtyn gruan që ‘e tradhtoi‘ me familjarët: Fikeni diskun e prishur!
Mirela dhe Artani, bashkëshortët që kanë ardhur nga Italia në “Shihemi në Gjyq” janë në prag divorci. Sipas asaj që shpjegohet në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë një pronë e blerë në Vlorë nga Mirela dhe vëllai i saj, Festimi.
Rezulton se pronar i saj është vetëm Festimi dhe Mirela ka dalë garant për vëllain. Kjo ka shkaktuar konfliktin mes çiftit pasi Artani e akuzon të shoqen se ka bashkëpunuar me Festimin. Acarimi i toneve bën që ata t’i kujtojnë njëri-tjetrit veprat që kanë bërë gjatë jetës. Artani thotë se vjehrra e tij s’e përkrah, edhe pse njërin nga kunetërit e ka mbajtur në shtëpi për 15 vjet. Mirela kundërpërgjigjet se ajo ka mbajtur nënën e tij për 20 vjet.
Artan: Kjo ka dalë garant për çdo gjë! Këtë gjë bëje burrë se jam garant unë! Më thuaj po ose jo: nëna jote ta pranon që është dyqani im sot? Po apo jo?
Mirela: Nëna ime do të mbajë djalin, s’do të mbajë dhëndrin! Do të mbajë nga djali!
Eni Çobani: Moj zonjë ç’është kjo gjë që përdor ti tani?
Mirela: Do të mbajë djalin znj. Eni, s’do të mbajë dhëndrin!
Eni Çobani: Moj zonjë, do të mbajë të vërtetën! Jo djalin apo dhëndrin, të vërtetën!
Mirela: Nuk e thotë të vërtetën!
Eni Çobani: Nëna juaj?
Mirela: Nëna ime nuk e thotë!
Eni Çobani: Pse, për ç’arsye?
Mirela: Sepse ajo thotë nuk i di llogaritë, nuk e di sa keni paguar!
Artan: Okej, e hoqëm nënën këtej. Vëllai i Gjermanisë që ka ndenjur 15 vjet tek unë, ka ngrënë dhe ka pirë, i ka çuar nëna ime kapuçinon te koka, e pranon?
Mirela: Avash ti se unë po bëj 20 vjet që po mbaj nënën tënde në shtëpi në Itali! 20 vjet po i çoj kafenë te koka!
Artani shtyn bashkëshorten dhe më pas vijon duke i kujtuar edhe sesi është kujdesur edhe për të atin e saj të sëmurë, por sot nuk e ndien të shpërblyer mirësinë e tij.
Mirela: Ore e komandon dot veten tënde ti? Me kë po flet ti?
Artan: Atje! (E shtyn sërish).
Ardit Gjebrea: Jo me dorë, të lutem!
Eni Çobani: Ore, 20 vjet kë ke mbajtur?
Mirela: Nënën e tij!
Eni Çobani: Po 15 vjet kë ke mbajtur?
Mirela: Vëllanë tim!
Eni Çobani: Po ç’është kjo, hotel e ke pasur shtëpinë ti?
Mirela: Motra e mban vëllain se në emigrim është jeta e vështirë!
Eni Çobani: Po e mban, por jo 15 vjet!
Mirela: Edhe 20 vjet do ta mbaja se e kam vëlla, motra nuk e hedh vëllanë poshtë! Edhe vëllait tënd i jam përgjigjur unë, kam qenë krah i djathtë për ty!
Artan: Fikeni një çikë këtë disk të prishur, fikeni një çikë! Okej se po e mbajmë Ilirin…
Eni Çobani: Iliri është vëllai tjetër?
Artan: Iliri është vëllai tjetër.
Eni Çobani: Që ka jetuar me ju.
Artan: Se unë u martova me të gjithë këta, mora vëllanë e kësaj 15 vjet në shtëpi, mora dhe të atin e kësaj për ta mbajtur deri në grahmën e fundit atje….
Mirela: Babain tim mos e zër me gojë se babai im erdhi për sëmundje, për hall dhe erdhi te djali, pavarësisht se unë isha vajza dhe do t’i përgjigjesha deri në fund babait!
Eni Çobani: Po mirë, përgjigjju babait deri në fund, por ai po thotë që të tërë të tutë kanë jetuar me ju!
Artan: Përgjigjju babait deri në fund, nuk të tha kush jo, por më thoni ku kam arritur unë sot që ju kam bërë vetëm mirë juve?
“Hajdutë të pafytyrë!” Shpërthen sherri në çift për 150 mijë euro: Fisin Alibeaj s’e shkel dot kush!
Në vitin 2009, Mirela dhe Artani kanë blerë një pronë dykatëshe në Vlorë, ku kati i parë ëhtë 65 metra katrorë dhe i dyti 88. Arsyeja që i ka sjellë nga Italia në “Shihemi në Gjyq” është se çifti ka paguar 150 mijë euro për katin e parë, duke përfshirë edhe mobilimin dhe pjesa tjetër është paguar nga vëllai i Mirelës, Festimi. Edhe në deklaratën noteriale që Eni Çobani lexon në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ka pranuar se kati i parë është paguar nga Artani.
Sot, në certifikatën e pronësisë, figuron që gjithçka është në emër të Festimit. Artani thotë se e shoqja ka dalë gjithnjë garant për familjen e saj, ai i ka ndihmuar duke i strehuar në shtëpi por gjithçka ka marrë ka qenë mashtrimi dhe mosmirënjohja.
Ai i referohet fisit të së shoqes si njerëz “hajdutë” dhe “mosmirënjohës”, kurse Mirela merr ‘zjarr’ dhe i kërkon të mbajë gojën kur flet për ta.
Artan: Këta janë një bandë hajdutësh nga i pari tek i fundit, e para është e ëma.
Mirela: Shiko, nënën time mos e zër hajdute ti se është plakë e shkreta!
Ardit Gjebrea: Mamanë e saj pse e fut në këtë?
Mirela: Po të ishte babai im gjallë nuk arrinim në këtë pikë neve!
Eni Çobani: E thotë sepse nëna mund të ndikonte te fëmijët e saj, prandaj thotë për nënën. Por sigurisht që nëna nuk ka bërë ndonjë veprim.
Artan: Nëna jote sot, më fal z. Ardit, po nuk pate pas shpatullave njerëz pa lyrë e pa fytyrë që të mbështesin…
Mirela: Këto fjalë, kontrolloje veten kur flet kështu ti se ai është fisi Alibeaj! Nuk mund ta shkelësh fisin Alibeaj kollaj ti! Kuptove apo jo? Një çikë me kujdes kur flet! Kontrolloje një çikë trurin!
Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë pak bashkëshortin!
Artan: Po nuk pate pas krahëve njerëz pa lyrë e pa fytyrë që të mbështesin fëmijët e tyre o në të drejtën, o në të gabuarën, nuk arrin dot robi aty sa të vjedhë 150 mijë euro! Nuk arrin kurrë! Duhet të kesh nga mbrapa persona të tillë! Këta nuk janë vetëm persona hajdutë! Hajdut e kanë për profesion! Këta janë më tepër, janë më keq!
Mirela: Ore kontrollohu një çikë kur flet!
Artan: Mosmirënjohësi në rangun e poshtërsisë është më keq se hajduti!
Gjatë seancës, u përmend sesi Artani ka pranuar që në shtëpinë e tij në Itali të qëndrojë kunati tjetër, Iliri për 15 vjet. Në këtë pikë, ai sqaron më mirë rrethanat ku janë gjendur. Çifti kishte një shtëpi me dy dhoma e kuzhinë, ku në këtë të fundit jetonte kunati. Më vonë, u shtua edhe bashëkëshortja e tij me fëmijët. Sot asnjëri nuk flet me ta dhe Artanit i dhemb mosmirënjohja, ndërsa Mirela edhe pse ia njeh ndihmën, sërish nuk tërhiqet nga e saja pavarësisht se nuk flet me vëllain.
Artan: Unë ato 15 vite edhe ia fal, në kuptimin që ke ndenjur tek unë, okej. Gjëja që më rëndon në fund fare është mosmirënjohja! Si mundesh ti more i pafytyrë, si del ti para pasqyrës more i pafytyrë?
Mirela: Kujt i thua i pafytyrë ti ore? Kontrollo njëherë trurin kur flet, kontrolloje njëherë! I pafytyrë thotë!
Artan: Për vëllain tënd!
Mirela: Vëllai, po vëllai është gjaku im!
Artani hap krahët.
Eni Çobani: Flet me Ilirin sot?
Mirela: Jo, nuk më flet por unë vëllain nuk e hedh poshtë, sido që të jetë! Vëllain e kam vëlla!
‘I fluturojnë’ 150 mijë euro prej kunatit, ultimatumi i Artanit: Lekët, pronën ose 2 litra benzinë
Në pjesën e dytë të “Shihemi në Gjyq”, u mundësua një lidhje telefonike me vëllain e Mirelës, Festimin, i cili nuk pranoi të fliste duke thënë se janë në betejë ligjore për pronën në Vlorë.
Megjithatë, ai pretendon se deklarata noteriale e paraqitur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ka gabime, ndonëse s’ka asnjë dokument që ta kundërshtojë. Edhe Mirela konfirmon që ajo e Artani kanë paguar 150 mijë euro për pronën dykatëshe që sot figuron në emrin e Festimit dhe bashkëshortes së tij.
I lënduar nga fakti që Mirela në asnjë moment nuk ka shprehur qëndrim përkrahës ndaj tij, Artani shpreh zhgënjimin e thellë që ndien.
Artan: Unë kam pasur të bëj për fatin tim të keq me një bandë profesionistësh hajdutë dhe mashtrues! Duke filluar që nga e ëma, ua thashë edhe njëherë, i vëllai, Ilirit që po flisnim…unë ia kam bërë hallall 15 vjet…
Mirela: Ta ka shkruar pronën!
Artan: S’i bëj gjërat që tjetri të më përulet. E keqja qëndron tek ajo që sot nuk pranon as lekët, pse? Se do të mbajë vëllain? Çfarë kuptimi ka?
Mirela thotë se tani ka hyrë kunata në mes, gruaja e Festimit e cila edhe gjatë telefonatës dëgjohej që udhëzonte të shoqin. Kunata pretendon se çifti kanë dhënë vetëm 30 mijë euro. Nga e gjithë situata e krijuar, Artani i bën të qartë Mirelës se ç’do të pasojë nëse çështja nuk zgjidhet.
“Edhe një gjë të fundit. Mirësia ime ka mbaruar! Sidomos për këta njerëz se ka njerëz të mirë plot. Duhet të keni parasysh, nuk ka gjykatë që vendos për mua. Mua, në fund fare, o lekët, o pronën, o 2 litra benzinë! Lekët, pronën ose 2 litra benzinë! Në fund e ke llogarinë me mua!”
Artani ndan ndjesitë e tij për mosmirënjohjen që ka marrë nga familja e së shoqes të cilët i ka ndihmuar në momente të vështira. Fjalët e tij ‘acarojnë’ Mirelën që edhe pse është gabim, çka ia provon edhe votimi i publikut që përkrahu unanimisht Artanin, mbron fisin.
Artan: Imagjino të bësh gjithë këto që kam bërë unë gjithë jetën time për këta. Nuk është se s’kam bërë për vëllanë tim, normale, për nënën, për gjithë njerëzit e mi, të bësh gjithë këtë për njerëzit e kësaj, nuk e di sesi mund ta kem bërë, ndoshta nga budallallëku, ku di unë…
Eni Çobani: Jo, e ke bërë nga dashuria, nga respekti, pa diskutim.
Artan: Dua të imagjinoni vetëm një gjë: si mund të ndihem unë brenda vetes sime që kam marrë këta njerëz që ishin duke shtypur morra.
Mirela: Ore fisin Alibeaj nuk e ul dot ti! Fisin Alibeaj nuk e ul dot, more vesh apo jo?
Artan: Si duhet të ndihem unë? Çfarë duhet të them dhe çfarë duhet të bëj unë?
“Ça të bëj?” Refreni i Mirelës lodh Artanin, i jep fund martesës 30-vjeçare
Fundi i seancës së “Shihemi në Gjyq” mes bashkëshortëve Mirela e Artan shkon drejt ndarjes së çiftit. Përgjatë gjithë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Mirela nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi për veprimet e saj apo të familjarëve që i kanë shkaktuar humbjen e 150 mijë eurove dhe një çështje gjyqësore. E vetmja përgjigje që ajo ka pasur ka qenë “Çfarë të bëj unë?”
Pavarësisht faktit që njëri vëlla i ka marrë pronën, tjetri i cili qëndroi për 15 vite në shtëpinë e tyre nuk i flet, ajo sërish përkrah familjarët. Duke moss i kërkuar as falje Artanit apo edhe t’ia njohë siç duhet të gjithë ndihmën, ajo vetëm kërkon të hyjë në shtëpi dhe mos të jetojë në garazh. I lodhur nga e gjithë situata dhe pyetja e pandalshme “çfarë të bëj”, Artani deklaron se martesa 30-vjeçare ka prekur fundin.
Mirela: Ky zotëria duhet të hapë derën!
Artan: Ka mbaruar ai muhabet! Duhet liruar garazhi se duhet futur makina!
Mirela: Jo, jo, jo! Ti duhet të hapësh derën sepse bëj 20 vjet që punoj!
Artan: Je tepër mirë atje, je tepër komode!
Mirela: Në fund të fundit, del burri nga shtëpia, jo gruaja!
Eni Çobani: Në fund të kësaj seance, ke ndonjë fjalë të mirë për burrin tënd?
Mirela: Për burrin tim të gjitha ato që u thanë janë të vërteta! Po unë tani çfarë faji kam?
Eni Çobani: Lëre çfarë u tha, ti çfarë thua? E do këtë burrë ti, të vjen keq për këtë?
Mirela: Unë e dua, ai s’më do!
Artan: Nuk e dua unë! Nuk dua të bie më në një grackë të tillë, nuk e dua unë!
Mirela: Unë nuk të kam ndarë tyore!
Artan: Nuk i besoj asnjë qenieje tjetër njerëzore dy herë! Një herë jetoj unë!
Mirela: Nga unë nuk shpëton! Nuk të kam ndarë unë ty, jo më ke ndarë ti!
“Të Panjohurit” – KLAUS BALLIU (4 Maj 2025)
I ftuari VIP: Avi Metohu & Xheni Pasho
Për të qenë konkurrent, ose një nga identitetet e fshehta kontaktoni në
whatsapp në: +355 68 60 65 656