Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan, zoti Anastas Angjeli bëri të ditur se bordi i Universitetit Mesdhetar ka vendosur të shpërndajë 20 pako ushqimore për familjet në Tiranë dhe 20 të tjera në qytetin e Gramshit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihëm e programit “E Diela Shqiptare” për të gjetur familjet të cilat kanë më shumë nevojë për ndihmë ushqimore në këtë periudhë.

Në një komunikim me nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, ajo u shpreh se falë bashkëpunimit të javës së kaluar, jehona ka qenë e madhe dhe shumë biznese e individë kanë ofruar mbështetjen e tyre për familjet në nevojë. Edhe për rastin në fjalë do të veprohet me të njëjtën mënyrë duke zgjedhur nga secila kategori atë që ka më shumë nevojë për ndihmë ushqimore.

Ardit Gjebrea: Javën e kaluar, mesa duket gjithë ajo sipërmarrje që ne morëm pati një eko të jashtëzakonshme. Ne në fakt na kanë shkruar dhe na kanë përgëzuar dhe të jam mirënjohës për bashkëpunimin që kemi patur dhe shpresojqë ta kemi dhe në këtë javë dhe në javët e tjera. Po them në javët e tjera, se jam i sigurt që do jetë. Mua më ka telefonuar zoti Anastas Angjeli dhe ai kërkon të ndihmojë 40 familje me pako ushqimore, 20 në Tiranë dhe 20 në Gramsh. Për këto 20 mund të kemi sërish ndihmën tuaj dhe të seleksojnojmë ato familje që ju i keni klasifikuar si të duhurat, për t’ju dhënë këto ndihma?

Anisa Ruseti: Ne ju jemi shumë mirënjohës sepse sigurisht ekon që e keni patur ju e kemi patur edhe neve në Bashki, disa biznese na kanë marrë në telefon, për të ndihmuar familje në Tiranë. Këështu që ju jemi shumë mirënjohës që falë jush, gjatë gjithë javës kemi patur një jehonë shumë pozitive të bizneseve, të individëve që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë, për t’i ndihmuar familjet kryësisht ato që janë pensionistë të vetmuar ose familje që janë në ndihmë ekonomike dhe kanë më shumë nevojë në këtë periudhë. Kështu që është reciproke bashkëpunimi dhe ju jemi shumë mirënjohës për këtë. Sigurisht ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë jo vetëm në këtë rast, por edhe një të gjitha rastet që ju do keni biznese, individë dhe persona të tjerë që do duan ta bëjnë këtë gjë. Kështu që 20 familje në Tiranë mund t’i gjejmë menjëherë. Ne mund të zhvendosemi që tani dhe me të njëjtën logjikë që kemi vepruar në javën e kaluar, duke zgjedhur nga secila kategori atë që ka më shumë nevojë, patjetër që do e bëjmë edhe këtë javë. /tvklan.al