#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #florenca #luljeta #tradheti #divorc #kujdestari #adn

“Ke shkuar me djalin e tezes time!”/, Florenca akuzohet nga ish-burri: Thonë se fëmijën s’e kam me të

“Më akuzojnë për tradhti bashkëshortore,  për këtë arsye më kanë marrë djalin dhe mua më kanë flakur jashtë, në rrugë. Pse fëmija im duhet të jetojë me gjyshërit kur unë jam gjallë?”, shprehet Florenca në insertin e saj prezantues të rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ndërsa hyn në studio, ajo shpjegon se akuzat vijnë nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin është ndarë prej 5 vitesh, Ardiani. Ky i fundit e akuzon se ka pasurnjë lidhje jashtëmartesore me djalin e tezes së tij, ndërsa ish-vjehrra ka aluduar për diçka edhe më të rëndë.

Ardit Gjebrea: Kush të akuzon për tradhti bashkëshortore?

Florenca: Ish-burri im, Ardian Beqo.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Florenca: Prova nuk ka ose nuk e di nga mund ta thotë këtë sepse unë isha veç një zonjë shtëpie,  veç e mbyllur në shtëpi dhe ai e dinte shumë mirë që unë s’mund ta tradhtoja në asnjë moment,  por që mund ta thoshte për të më bërë keq mua ose për…

Eni Çobani: Pra nuk ka dyshime për njeri tjetër?

Florenca: Jo, vetëm për këtë person.

Eni Çobani: Kush është persoin?

Florenca: Është djali i tezes së vet, Ilir Beqo. Më kanë thënë që edhe djalin e ke bërë me të.

Eni Çobani: Të ka thënë që djalin e ke bërë me çunin e tezes së vet?

Florenca: Po.

Eni Çobani: Po e thua publikisht, Ardianin do ta kemi në telefon, pra Ardiani ju ka akuzuar që ju keni shkuar me djalin e tezes së tij?

Florenca: Po, dhe e thotë me plot gojën. Edhe mamaja e vet më ka thënë “djali i ngjan Ilirit, nuk i ngjan djalit tim”.

“Jam dhunuar nga ish-burri e ish-vjehrrit!”, Florenca: Kisha 3 muaj e sëmurë, më hodhi në rrugë!

Florenca është një nënë që kërkon të rimarrë kujdestarinë e djalit të saj të mitur. Ajo është divorcuar 5 vite më parë nga bashkëshorti dhe jeton me nënën e saj, Luljetën që e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”.

Sipas deklaratave të Florencës në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ish-burri, Ardiani pretendonte se ajo e kishte tradhtuar me djalin e tezes së tij. Nga ana tjetër, ish-vjehrra e akuzonte se fëmijën e kishte pikërisht me të.

Problemi i parë i Florencës është me nënën sepse Luljeta i thotë se nuk mundet ta përkrahë më. Duke qenë se shkas për njohjen e Florencës me ish-burrin ka qenë tezja e saj, Luljeta nuk dëshiron të ketë  grindje me motrën.

Eni Çobani: Si u njohe me këtë djalë? Kush të njohu me këtë djalë?

Florenca: Nga momenti që isha 17 vjeçe, unë ish-burrin tim  e kam njohur… prandaj e kam thirrur  mamin tim këtu sepse motra jote është bërë shkak që më ka njohur me atë djalë sepse  burri i saj e kishte djalin e dajës. Kjo është një arsye më tepër që ajo s’duhet të më fuste në atë familje, kur i njihte,  prandaj unë sot të kam thirrur ty këtu.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë familjeje ishte ajo?

Florenca: Ata ishin një familje që të keqtrajtonin, nuk të respektonin, të mbanin si shërbëtore në atë shtëpi,  jo si një nuse e shtëpisë që ishte djalë i vetëm.

Eni Çobani: 17 vjeçe.

Luljeta: Motra ime nuk i njihte ata.

Florenca: Unë jam drejtuar te  ju znj. Eni sepse  jam e vetme në këtë botë, edhe mami im nuk më përkrah, thotë “jo se nuk  zihem unë me motrën për ty”.

Luljeta: Moj çupë, çfarë të të bëj unë ty? Të kam përkrahur deri tani, s’të përkrah më.

Florenca:Nuk zihem unë me motrën për ty”, më thotë. Ti duhet të më mbështesësh mua, jo motrën tënde!

Florenca pretendon se është keqtrajtuar në familjen e bashkëshortit. “Unë në atë familje jam keqtrajtuar, jam dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht”, u shpreh ajo duke shtuar se edhe e ka denoncuar ish-burrin, por më vonë e ka tërhequr kallëzimin. Ndër të tjera, Florenca thotë se në një periudhë kur ajo qëndroi 3 muaj e sëmurë në shtrat, ish-burri i ka kërkuar babait të saj që ta marrë në shtëpi.

Florenca: Nga momenti që jam larguar nga ajo shtëpi, kam qenë shumë keq, në gjendje shumë të keqe.  Isha shumë sëmurë, gati 3 muaj nuk jam ngritur nga krevati, isha në gjendje shumë të keqe, më dhimbte koka. Ish-burri im e ka marrë babin tim në telefon, i ka thënë “eja merre vajzën sepse unë nuk e dua më”.  si më do mua ai, vetëm në momentin kur jam mirë? As nuk më çoi në spital, asgjë, veç i tha “eja merre”.

Përveç dhunës nga bashkëshortit, Florenca deklaron se është dhunuar edhe nga ish-vjehrrit, në sy të djalit të saj.

Florenca: Edhe prindërit e tij më kanë rrahur fizikisht, në sy të djalit tim! Ish-vjehrra dhe vjehrri im.

Eni Çobani: Të kanë dhunuar edhe të mëdhenjtë?

Florenca: Po.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Florenca: Ka qenë një moment që jemi grindur, kam pasur edhe djalin prezent, ish-burri im nuk ishte,  ishte jashtë shtetit dhe kam bërë konflikt me ta. Unë isha vetëm, më kanë goditur të dy në të njëjtën kohë. I kam denoncuar në polici.

Ardit Gjebrea: Edhe ish-vjehrra,edhe ish-vjehrri, të dy?

Florenca: Po.

Luljeta: Pse nuk na thoshe neve që kështu më trajtojnë?

Florenca: Unë nuk mund të tregoja se nuk doja që ta prishja atë familje, por vetëm sepse erdhi ai moment që më përzuri ai, ai më hodhi mes katër rrugëve.

Ardit Gjebrea: Ju jetonit vetëm për njëfarë kohe në atë familje?

Florenca: Ne jetonim bashkë në një shtëpi por ata thoshin “ju jeni të ndarë”.

“Ik m’u shporr, je…!”/ Mohon fjalët ndaj bashkëshortes, biseda në Messenger e nxjerr zbuluar

Prej 5 vitesh, Florenca është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardiani, i cili ka përfituar edhe kujdestarinë e të miturit. Në versionin që ajo dha në “Shihemi në Gjyq”, ish-burri e ka dhunuar e njëkohësisht edhe ish-vjehrrit, është pretenduar se e tradhtonte me djalin e tezes së tij si dhe është përzënë nga shtëpia kur ishte në një situatë të vështirë shëndetësore. Gjithashtu, Florenca thotë se nuk e takon të birin.

Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, mundësohet një telefonatë me Ardianin, ish-burrin e Florencës dhe babain e fëmijës. Ai thotë se mes tyre është mbyllur çdo gjë, ndërsa ajo vetë nuk shkon ta takojë djalin. Por ndërmjetësja Eni Çobani ka parë disa mesazhe në Messenger ku gjuhën e përdorur prej Ardianit e konsideron “dhunë psikologjike”.

Ardian: Unë nuk e kam penguar djalin.

Eni Çobani: Si s’e ke ndaluar? Por duke e mbajturnë ambientin tuaj dhe duke folur ashtu siç flisni ju që unë kam lexuar mesazhet tuaja para dy ditësh, pra a është gjuha juaj zotëri ajo që  ke shkruar në Messenger? Zotëri, është fjalori juaj sepse ai komunikim në Messenger, bashkëngjitur me një kërkesë kundrejt jush do të shkojë pranë prokurorisë së gjykatës së rrethit Elbasan dhe në qoftë se një baba përdor ato fjalë ndaj fëmijës së nënës së tij, nuk mund të vazhdojë të mbajë kujdestarinë e këtij fëmije sepse ju keqtrajtoni dhe vazhdoni dhunën psikologjike kundrejt Florencës.

Ardian: Jo, jo, jo e ke gabim!

Eni Çobani: Ma jep telefonin! Si nuk është? Unë kam telefonin e Florencës këtu dhe këto janë mesazhet tuaja. Unë nuk mund ta lexoj gjuhën tuaj, por të lutem Ardit meqenëse të kam afër.

Pranë ndërmjetëses afrohet edhe Ardit Gjebrea që sheh mesazhet. “Do të  të mbys, kur të rritet ty dhe prindërit…, ik m’u shporr! Po  ti je….”, janë fjalët që arrijnë të kuptohen nga pëshpërimat e Eni Çobanit. Gjebrea i drejtohet Ardianit për ta pyetur nëse dyshon se Florenca e ka tradhtuar.

Ardit Gjebrea: Ke ndonjë fakt konkret që e etiketon me atë fjalë që unë s’e them dot?

Ardian: Mesazhin që ia kam çuar, ia kam çuar pa vetëdije se nuk kam qenë…

Ardit Gjebrea: Pra ti dyshon në moralin e saj?

Ardian: Unë me Florencën i kam mbyllur ato muhabete. Mesazhin ia kam çuar se më ka ofenduar Florenca në telefon, prandaj ia kam çuar dhe i kërkoj falje publikisht, mua të më lërë të qetë. Djalin le të vij ta takojë kur të dojë, ta marrë, po i vajti djali, le ta marrë.

Akuzat ndaj Florencës për tradhti, ish-burri: E kam kapur kur ishim të fejuar, ia kam falur

Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Florenca u shpreh se ish-burri, Ardiani e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore. Kjo është përforcuar edhe nga fjalët e ish-vjehrrës që i ka thënë se fëmija nuk është i tiji, por i nipit të saj dhe i ngjan atij.

Në telefonatën me Ardianin, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, e pyet drejtpërdrejt lidhur me këto akuza. Si fillim, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim për atësinë e të birit.

Eni Çobani: Dyshon që fëmija është djali i Ilirit, djalit të tezes tënde?

Ardian: Jo, jo,  jo. Kush i ka tjerrë këto muhabete?

Eni Çobani: Po, e kam thënë unë.

Ardian: Jo, jo, jo, djalin e kam vetë unë. Jo, jo, jo.

Florenca: Mamaja jote më ka thënë “Eraldi i ngjan Lirës, djalit të Lirës”.

Ardian: Ti mund të ngatërrosh çdo gjë, të lutem, djalin e ke këtu, hajde takoje kur të duash djalin.

Ardiani përsërit se nuk e ka penguar në asnjë moment Florencën, ndaj nëse djali pranon ta takojë, ajo mund të shkojë kur të dojë. Ai thotë se ish-gruaja nuk ka ardhur dhe as nuk i është përgjigjur me pensionin mujor që i përcakton kujdestaria. Në përmbyllje të telefonatës, Ardiani pranon se e ka akuzuar ish-gruan për tradhti dhe se e ka zbuluar.

Ardit Gjebrea: Ke dyshuar ndonjëherë në besnikërinë e saj ndaj teje?

Ardian: Po, më ka tradhtuar.

Ardit Gjebrea: Kjo është shprehur edhe në gjykatë apo ka qenë thjesht…

Ardian: Po, po në gjykatë po.

Eni Çobani: Në vendim s’është, në vendim nuk e ke.

Ardit Gjebrea: Meqenëse doli djali i tezes së Ardianit këtu, doja të dija nëse edhe kjo akuzë, ky dyshim  për tradhti bashkëshortore, mund të ishte përsëri e thënë nga Florenca, por nuk ishte një fakt, si me thënë, i pranuar nga Ardiani, por të paktën këtë gjë Ardiani e thotë që unë kam dyshuar që ajo më ka tradhtuar.

Eni Çobani: Pra, Florenca nuk gënjen, Florenca thotë të vërtetën pavarësisht se i vuri një emër  tradhtisë që pretendon zotëria.

Ardit Gjebrea: Doja të isha i kujdesshëm te djali i tezes meqenëse e artikuluam dhe e torrëm pak.

Ardian: Florenca kohët e fundit kur u ndava unë, se unë e kam kapur Florencën edhe kur ka qenë e fejuar, ia kam falur.

Ardit Gjebrea: E ke kapur?

Ardian: Kohët e fundit kur filluam për divorc, jo ikte dhe na hyri përçarja, na hyri një grindje e keqe.

/tvklan.al