Fati i kompanisë ajrore, Alitalia, duket se do të jetë falimentimi i sigurt.
Pas tërheqjes së ofertës nga grupi i investitorëve i konsorciumit CAI, shenjat për shpëtimin e saj janë shuar tërësisht.
British Airways, e cila shihej si shpresë për të ardhmen e kompanisë, ka deklaruar qartë se nk është e interesuar.
Përfaqësues të saj thanë se kompania italiane nuk është në interes të Britanikes, madje as për një kuotë të vogël asetesh.
Të njëjtën përgjigje autoritetet italiane kanë marrë dhe nga gjermanja, Lufthansa. Në arsyetimin e drejtuesve të Lufthansës, Alitalia, nuk është e favorshme për asnjë lloj kompanie ajrore pasi për t’u rimëkëmbur asaj i duhet një ristrukturim total.
Nga ana tjetër heshtja e Air France do të thotë më shumë se një deklaratë refuzuese. Përballë kësaj krize kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fajësuar konsorciumin dhe pilotët, pa mohuar se përgjegjësitë janë më së shumti dhe politike./tvklan.al












Botërori 2026 