Kompania farmaceutike me bazë në SHBA, Pfizer pritet të ketë një xhiro vjetore shumë të lartë për vitin 2021. Sipas llogaritjeve kompania mund të arrijë deri në 61.4 miliardë Dollarë të ardhura, pasi synon të furnizojë shumë vende me vaksina.

Deri tani bashkim i kompanive Pfizer/BioNTech, që ishin të parët që zhvilluan vaksinën, mund të shpërndajnë 2 miliardë doza, por sërish vendet kërkojnë më shumë pasi virusi Covid-19 po përhapet me shpejtësi.

Pfizer deri tani ka shpërndarë 65 milionë doza në të gjithë botën, nga të cilat 29 milionë i ka shitur vetëm në SHBA.

Por javët e fundit shpërndarja po bëhet shumë e vështirë pasi kapaciteti prodhues i kompanive është shumë më i vogël nga kërkesa e vendeve. Por edhe pse ka pasur probleme me shpërndarjen, kompania ka deklaruar se do i përmbahet kontratave që ka nënshkruar me shtetet.

Pfizer parashikon që të ketë fitime të mëdha. Deri tani mendohet që fitimet të arrijnë në 15 miliardë Dollarë, por duke qenë se aksionet e saj po forcohen në bursë, do të ketë një rritje dhe të vlerës së kompanisë./tvklan.al