Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë mesditën e kësaj të dielë ku për pasojë ka ndërruar jetë një vajzë 10 vjeçe.

Policia njoftoi se e mitura u përplas nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”.

Ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve dhe ndërroi jetë aty.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al