Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar, i gjatë 175 cm është gjetur i pajetë në lumin Drin në afërsi të urës së Bahçallëkut.

Policia njofton se viktima është gjetur i veshur me triko pambuku me mëngë të gjatë ngjyrë gri, pantollona të gjatë ngjyrë kafe, atlete të zeza.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shkodër/Informacion paraprak | Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


/tvklan.al