Sipas platformës së mirënjohur të punësimit dhe network-ut profesional, LinkedIn, në ditët e sotme një punonjës i duhet të zotërojë aftësi që lidhen me inteligjencën artificiale.
Kjo nuk bën habi, pasi në vitet e fundit teknologjia po zë një hapësirë të konsiderueshme në punët tona dhe është bërë mjet i së përditshmes.
Sipas LinkedIn, bisedat rreth AI në këtë plarformë janë rritur globalisht me 70% midis dhjetorit 2022 dhe shtatorit 2023.
Nga ana tjetër, një sondash i saj nxjerr rezultatin se 55% e anëtarëve të LinkedIn globalisht mendojnë se puna e tyre ka pësuar ndryshime të rëndësishme nga rritja e teknologjisë së lartë, atë të AI.
Po kështu, me rëndësi është fakti se 74% e drejtuesve të kompanive të ndryshme mendojnë se punonjësit e tyre mund të përfitojnë nga benefitet e inteligjencës artificiale.
Një listë e publikuar në raportin e LinkedIn, nxjerr se janë 10 vende në gjithë botën që zotërojnë “talente” të AI, pra të cilat kanë % më të lartë. Ato janë:
Izraeli me 1.98%
Singapori me 1.64%
Luksemburgu me 1.44%
Estonia me 1.17%
Zvicra me 1.16^
Finlanda me 1.13%
Irlanda me 1.11%
Gjermania me 1.09%
Holanda me 1.07%
Korea e Jugut me 1.06%
Përveç këtyre shteteve, një rritje të konsiderueshme të përqindjes pati dhe nga India, e cila regjistroi një rritje prej 33.4% e punësimit të specialistëve të AI-së.
Çfarë na tregon kjo për ne?
Edhe pse inteligjenca artificiale po kalon gjithnjë e më shumë pritshmëritë tona, është detyra jonë që ne ta shfrytëzojmë atë në të mirën tonë. Mund ta përdorim për të mësuar informacione apo aftësi të reja. Tek e fundit kjo teknologji na mundëson çdo përgjigje vetëm me një pyetje, ndaj përse mos të përdoret.
/tvklan.al












Botërori 2026 
