Si pjesë e masave të reja të përkohshme për të parandaluar përhapjen e epidemisë së Ebolës, qeveria kanadeze njoftoi sot se do të ndalojë hyrjen në vend për të gjithë shtetasit e huaj që kanë vizituar Republikën Demokratike të Kongos në 21 ditët para mbërritjes së tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Masa do të hyjë në fuqi në mesnatën e së hënës, më 20 korrik, njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë.
Ndalimi nuk vlen për shtetasit kanadezë apo banorët e përhershëm. Ata do të vazhdojnë t’i nënshtrohen karantinës për 21 ditë pas mbërritjes, nëse kanë qëndruar në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë ose Sudanin e Jugut gjatë 21 ditëve të mëparshme.
Agjencia deklaroi se këto masa po zbatohen si një masë paraprake, duke qenë se rreziku është i ulët.
Deri më tani, në Kanada nuk është raportuar asnjë rast i sëmundjes që lidhet me udhëtimet në Afrikë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e disponueshme deri më 15 korrik, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar gjithsej 2 124 raste të Ebolës, ndërsa 828 prej këtyre pacientëve kanë humbur jetën.
/tvklan.al












Botërori 2026 
