Kandidati socialist për kryetar bashkie në Tiranë Edi Rama, rreth orës 01:30 ka deklaruar fitoren e tij ndaj kunndërshtarëve të tjerë në zgjedhjet e djeshme.

“Ju falenderoj të gjthë ata që më mbështetën gjatë kësaj fushate. Falenderoj të gjithë ata që më votuan dhe falenderoj të gjithë ata të tjerë që nuk më votuan, por të jenë të sigurt që me mua kanë fituar shumë më tepër sesa me ata që kanë votuar. Falenderoj të gjithë shtypin për mbështetjen që i ka bërë fushatës gjatë gjithë këtyre ditëve. Natyrisht me përjashtim të akteve të AN1 që nuk mund të llogaritet në këtë korte në mbrojtje të demokracisë. Falenderoj të gjithë rivalët e mi që ma lehtësuan fitoren, veçanërisht rivalin tim kryesor dhe në pritje të rezultatit përfundimtar unë do të doja të vlerësoja një fakt që është shumë i rëndësishëm që është përtej fitores sime, përtej fitores së Partisë Socialiste dhe që ka të bëjë me faktin që për herë të parë Shqipëria organizon dhe realizon zgjedhje të lira dhe demokratike.”/tvklan.al