Qyteti i lashtë bregdetar i Pulës në Kroaci u shndërrua në një hologram gjigant të artit digjital dhe teknologjisë gjatë edicionit të fundit të festivalit të dritave “Visualia Festival”.

Ky aktivitet i përvitshëm, i cili u zhvillua nga 17 deri më 19 shtator 2026, bashkoi historinë romake 2,000-vjeçare me instalacionet më moderne të dritës dhe shfaqjet me drone.

Monumentet si hologram: Harku i Sergëve, dhe veçanërisht Arena e Pulës (amfiteatri i famshëm romak i shekullit të I-rë) u ndriçuan përmes projeksioneve 3D, hologrameve dhe instalacioneve interaktive

Për këtë vit, tema u fokusua te hapësira dhe universi, duke prekur gjithashtu koncepte si natyra, paqja dhe marrëdhëniet njerëzore.

Presidenti i festivalit Visualia tregon për Reuters rëndësinë e këtij festivali.

“Këtë festival e nisëm që në vitin 2013, kur pashë këtë qytet për herë të parë u mahnita dhe me të vërtetë dukej si një kanavacë e bardhë që thjesht kishte nevojë për disa teknologji të reja për t’i shtuar asaj. Kështu që kur filluam të luanim me projeksionet dhe me instalacionet e dritave, ajo me të vërtetë ndryshoi ngjyrën e të gjithë qytetit dhe ju mund ta shihni atë në mënyrë të ndryshme. Pra, për ne, kjo ishte vërtetë diçka e mahnitshme  dhe padyshim pjesa historike ndihmon shumë. Duke parë këtë, ishte diçka e re për audiencën, por tani edhe me ngjyra të reja ishte diçka vërtetë e mahnitshme”, tha presidenti i festivalit Visualia, Marko Bolkovic.

Në festivalin Visualia gjithashtu u shfaq edhe projekti evropian, “Imazhi i Paqes” gjatë së cilit të shumtë ishin ata që sollën në vëmendje luftën në Ukrainë. Muzeu Arkeologjik i Istria u ndriçua nga “Zëri i Ukrainës ”nga artistja ukrainase Julia Shamsheieva midis veprave të parashikuara në muret antike.

Një ndër artistet që kishte prekur, konceptin e paqes me instalacionin e saj shprehet:

“Për mua paqe do të thotë të jesh në paqe me gjithçka që të rrethon dhe është qartësisht e ndryshme nga nocioni politik me nocionin kulturor të paqes. Paqe do të thotë qetësi”, tha artistja Claudia Reh.  

Pamjet e kapura nga dritat dhe dronët treguan një kontrast magjepsës midis arkitekturës antike dhe rrezeve shumëngjyrëshe të teknologjisë së fundit, duke i ofruar publikut një mënyrë krejtësisht të re për të përjetuar trashëgiminë romake.

Festivali solli 23 vepra arti të dritës të shpërndara në 16 lokacione të ndryshme nëpër qendrën historike të qytetit.

Në event morën pjesë krijues vizualë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Kroacinë, Gjermaninë, Ukrainën, Norvegjinë, Hong Kongun dhe Francën.

Artistë nga mbarë bota u bënë bashkë për të ndërthurur teknologjinë moderne me trashëgiminë historike të qytetit bregdetar.

Klan News

/tvklan.al