Titujt kryesorë 06 Korrik 2009, ora 19 30

Milo: Lidershipi i Partisë Socialiste shkatërroi të majtën

Aletai i PS, Paskal Milo akuzon lidershipin socialistë përgjegjës për humbjen e së majtës, në zgjedhjet e Qershorit. Ndërsa Sabri Godo e konsideron të domosdoshëme dorëheqjen e Edi Ramës nga PS. Partitë Popullore Europiane, mbështesin marrëveshjen për qeverinë e re.

Rama: Nuk njohim zgjedhjet pa u sqaruar vota e Fierit

Edi Rama akuzoi sot mazhorancën se po tjetërson votën e Fierit dhe deklaroi se PS nuk do ti njoh zgjedhjet e 28 Qershorit, pa u sqaruar vota, në kutitë e panumeruara të këtij qarku.

“Opinion”,  Meta përball publikut pas marrëveshjes me PD-në

Pas pranimit të ftesës së kryeministrit Berisha, për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ilir Meta do të jetë sonte në emisionin Opinion, në përballjen e parë me publikun, ku do të sqaroj edhe arsyet e refuzimit të ofertës së Ramës.

“Zhduken” certifikatat, të vlefshme deri më 1 Janar 2010

Certifikatat me foto do të humbin vlerën e tyre më 1 Janar 2010, pasi do të zëvendësohen tërësisht me kartat e reja të identitetit. Në vend vijojnë aplikimet për letër njoftimet dhe pasaportat biometrike.

Obama-Medvedev: Marrveshja për reduktimin e armëve bërthamore

SHBA dhe Rusi arrijnë një marrëveshje për të reduktuar arsenalin bërthamor. Vizita e presidentit Obama në Moskë, pritet të shenjojë një rrjedhë të re të marrdhënieve mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 06 Korrik 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço