Titujt kryesorë 11 Nëntor 2010, ora 19:30

Reshjet rikthejnë përmbytjet në Shkodër e Lezhë

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer problemet në veri të vendit. Dhjetëra shtëpi e qindra hektarë toke janë përmbytur në Shkodër, Lezhë e Fushë – Krujë. Por qeveria garanton se situata është nën kotroll.

Tirana në ditën më kaotike të trafikut, bllokohen të gjitha rrugët

Tirana ka përjetuar sot një prej ditëve më kaotike në qarkullimin e automjeteve. Të gjitha akset kryesore dhe rrugët dytësore janë bllokuar me orë të tëra, duke e paralizuar të gjithë kryeqytetin.

Tragjedi në Sukth, vdesin nga asfiksia katër fëmijë të një familjeje

Tragjedi në Sukth të Durrësit. Katër fëmijë të një familjeje janë gjetur të vdekur në dhomën e tyre, pas mesnate, të asfiksuar nga një zjarr i rënë si pasojë e një qiriu të lënë ndezur. Ata gjendeshin të vetëm në shtëpi.

Përleshje në Dukat e Orikum, banorët sulmojnë policinë

Dhjetera banore të Dukatit dhe Orikumit kanë sulmuar forcat e rendit pas një proteste për disa prona që ata pretendojnë se u janë marrë pa të drejtë. Ata qëlluan me gurë e bomba molotov ndaj policëve duke plagosur disa prej tyre. Ministri i Brendshëm Basha akuzoi opozitën për nxitjen e tyre.

G20, lufte mes të mëdhenjve për tregjet dhe rritjen ekonomike

Lideret e 20 vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë diskutojnë mbi strategjinë për të nxitur rritjen ekonomike. Por supefuqitë janë të ndara përsa u përket lirisë së tregjeve dhe vlerës së monedhave.

Seria A, Milani komandon të paktën deri të dielën

Milani është rikthyer pas shumë kohësh në krye të kampionatit italian të futbollit. Por në fundjavë do të ndeshet me Interin e në rast humbje do të duhet ta dorëzojë shumë shpejt stafetën.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi