Titujt kryesorë 14 Shkurt 2009, ora 19:30

Buxheti i Bashkisë, topi kalon në prefekturë. Vendimi pas një jave

Lufta politike për buxhetin e Bashkisë së Tiranës duket se është shuar, por topi ka kaluar tashmë në prefekturë, ku edhe ka shkuar projekti. LSI thotë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të saj, ndërsa prefekti thotë se do të shqyrtohet çdo detaj.

Kosovë, nisin pëgatitjet për një vjetorin e pavarësisë

Kosova po bëhet gati të festojë një vjetorin e lindjes së shtetit, ndërsa autoritetet në vend u kërkojnë qytetarëve që të jenë dinjitozë ashtu sikurse 17 Shkurtin e kaluar, kur u festua pavarësia.

Obama fiton sfidën e parë. Kalon paketën për krizën ekonomike

Presidenti Obama rrëmben një tjetër fitore në luftën kundër krizës. Paketa stimuluese e tij me një vlerë prej 787 miliardë Dollarësh është miratuar më në fund edhe në senat.

Tiranë, kryhet me sukses transplanti i veshkës së 13-vjeçarit

Mjekët në Spitalin Amerikan në Tiranë kanë realizuar me sukses transplantin e veshkës së një 13-vjeçari, i pari intervenim i këtij standardi në Shqipëri. Ndërhyrja u mundësua nga Ministria e Shëndetësisë.

“Më shumë dashuri”, sezoni i dytë në Tv Klan

Emisioni “Më shumë dashuri” i regjisores Vera Grabocka starton sot me edicionin e dytë të tij në Tv Klan, duke hapur për 12 javë rresht siparin e dashurisë njerëzore.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 14 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi