Titujt kryesorë 16 Shkurt 2010, ora 19:30

Bisedimet PD – PS, ngërçi politik drejt zgjidhjes

Ngërçi politik mes dy partive kryesore në vend, po shkon drejt zgjidhjes. Partia Socialiste deklaroj sot se do të jetë në kuvend nëse ngrihet një komision hetimor për zgjedhjet sipas Kushtetutës dhe rezolutës së asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

Leterme: Belgjika, aleatë i Shqipërisë për në BE

Kryeministri belg Iv Leterme, vendi i cili do të ketë presidencën e radhës të BE, ka premtuar mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe ka vlerësuar progresin e vendit tonë në këtë proces.

Ish-të përndjekurit protestojnë para Kushtetueses: Të ikë Abdiu

Dhjetra përfaqësues dhe anëtarë të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë, protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar largimin e Fehmi Abdiut, nga ky institucion dhe dënim për krimet e komunizmit.

20 Shkurti, ditë për përkujtimin e viktimave të komunizmit

20 Shkurti dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, do të jetë data përkujtimore e viktimave të regjimit të egër komunist. Propozimi i këshillit të ministrave u miratua sot në komisionin kuvendor të ligjeve.

Kriza në Greqi, BE: 30 ditë kohë për të reaguar, ose sanksione

Fqinji ynë jugor Greqia gjendet përballë një katastrofe ekonomike. BE i ka dhënë 30 ditë afat që të marrë masa kundër krizës, e cila po infekton edhe eurozonën. Në të kundërt Brukseli kërcënon më sanksione.

Champions, Milan – M.United. Përballje kolosësh në San Siro

Magjia e Champions League, rikthehet sonte në TV Klan dhe Supersport. Përballja më e rendësishme është ajo e San Siros mes Milanit dhe Mancester United. Lion pret Reain e Madridit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 16 Shkurt 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço