Titujt kryesoë 23 Nëntor 2010, ora 19:30

Rama, letër të re për ofertën e vjetër. Berisha: S’kemi asgjë zyrtare

Kryetari i Partisë Socialiste i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, përmes së cilës e njofton se ka hequr dorë nga fletët e votimit, por thekson se oferta zyrtare mbetet ajo e muajit Shtator. Ndërsa kryeministri thotë se është në pritje të propozimeve konkrete dhe institucionale.

Trafiku në Tiranë, ekspertët: Ajo që ndodhi dje, vetëm fillimi

Tirana përjetoi dje një prej ditëve më të tmerrshme të saj, ku dhjetëra mijëra banorë u bllokuan nëpër rrugë për më shumë se 5 orë. Por ekspertët e Policise Rrugore thonë se ky është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë në kryeqytet.

Përmbytet Komuna e Parisit e Don Bosko, asnjë reagim nga bashkia

Dhjetëra familje e biznese u përmbyten sërish dje në zonën e Komunës së Parisit dhe Don Boskos, nga vërshimi i ujërave të zeza e të bardha. Banorët po përballen me dëmet, ndërsa nga bashkia nuk ka asnjë reagim për këtë situatë të përsëritur.

Prag lufte mes dy Koreve, veriu godet jugun me artileri

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë në prag lufte. Ushtria e vendit komunist ka qëlluar me artileri një ishull të Koresë së Jugut, duke vrarë 2 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Seuli dërgon një flotë luftarake në zonën e konfliktit.

Champions League, luhen sonte 8 ndeshjet e parafundit në 4 grupe

Kanë nisur të luhen sot ndeshjet e parafundit në 4 grupet e para të Champions League. Në fushë sonte zbresin Milan, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Roma. Ndeshjet transmetohen drejtpërdrejtë në Tv Klan dhe SuperSport.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi