Titujt kryesorë 25 Dhjetor 2010, ora 19:30

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë Krishtlindjet

Miliona njerëz në të gjithë botën festuan Krishtlidjen, një datë të shënuar të kalendarit të krishterë. Në Shqipëri mijëra njerëz morën pjesë në meshat e përvitshme, ndërsa në sheshin Shën Pjetri, Papa Benedikti uroi për këtë ditë edhe në gjuhën shqipe.

Festat, emigrantët kthehen në atdhe për të kaluar pushimet

Dita e sotme ka shënuar një popullim të porteve dhe pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në të cilat kanë kaluar me mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit. Për të mos krijuar radhë, autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet e pritjes.

Fletët e votimit, Zguri: KQZ do të zbatojë Kodin Zgjedhor

KQZ do të vendosë më 29 Dhjetor për asgjësimin ose jo të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Sipas anëtarit të KQZ, Klement Zguri, ky institucion do të zbatojë Kodin Zgjedhor për këtë çështje.

Prokuroria e Kosovës: Hetimet nuk kanë provuar akuzat e Dick Marty

Prokuroria e Kosovës garanton Asamblenë e Këshillit të Europës se do të vlerësojë në mënyrë të paanshme pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, ndonëse këto akuza janë hetuar më parë nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo shqiptare.

Grubi: Nuk ka pasur prova për trafik organesh në Shqipëri

Ish-punonjës të administratës ndërkombëtare për krime lufte thonë se gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri nuk janë gjetur prova dhe fakte që vërtetojnë akuzat për trafik organesh.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Dhjetor 2010, ora 19:30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi