Titujt kryesorë 26 Shtator 2010, ora 19:30

Berisha, axhenda ime: Shqiptarët të lëvizin pa viza në Europë

Ndërsa opozita ka paralajmëruar protesta për rrëzimin e qeverisë, kryeministri Berisha thotë se axhenda e tij është liberalizimi i vizave, një premtim që do të bëhet realitet brenda pak javësh.

Ligji i ri i urbanistikës, s’ka ndërtime pa plan rregullues

Ligji i ri i urbanistikës nuk do të lejojë asnjë ndërtim nëse nuk ka një plan rregullues të miratuar nga organet kompetente të pushtetit lokal, ç’ka do t’i japë fund amullisë në këtë sektor.

Financat: 2011, më shumë investime në infrastrukturë se viti 2010

Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, deri tani janë realizuar më shumë se 73% e investimeve në infrastrukturë e vepra publike, ndërsa për vitin 2011 do ketë rritje të investimeve.

Ish-kreu i Kushtetueses, kutitë: PS nuk mund t’i drejtohet Venecias

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu thotë se Partia Socialiste nuk mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për hapjen e kutive të votimit, një akt që sipas tij kryhet nga shteti ose Këshilli i Europës.

Kriza, Europa përballë një vale të re protestash të sindikatave

Athina ndodhet prej 2 javësh e mbërthyer nga dara e grevës së kamionistëve grekë. Masat e kursimit të qeverive duket se po stimulojnë reagime të ngjashme dhe në shumë vende të tjera europiane.  

Mainz, “fenomeni” që po tremb skuadrat e njohura të Bundesligës

Bundesliga po përjeton fenomenin Mainz, ekip që në 6 ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar 6 fitore. Kryesuesit aktualë mundën mbrëmë kampionët në fuqi, Bayern Munich.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 26 Shtator 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço