Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 22 shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Oljana Maloku
Headlines
Rama: Shqipëria në Bordin e Paqes, krenari. Sensibilizim për të zhbërë “maskaradën e Hagës”
Kryeministri Rama thotë se Shqipëria u ul me krenari në tryezën e Bordit të Paqes. Ai beson se shqetësimi i ngritur prej tij para presidentit Trump për procesin ndaj krerëve të UÇK-së do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese në Hagë.
Berisha: Rama, politikë megafoni. Diplomaci konvencionale për luftëtarët e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se politika e megafonit, që sipas tij zbatoi Edi Rama edhe në takimin e Bordit të Paqes, dëmtoi ish-krerët e UÇK-së. Ai thekson se, për t’i ndihmuar ata, duhet diplomaci konvencionale.
“Librazhd–Përrenjas” mbetet i bllokuar. Prokuroria nis hetimet për 4 vepra penale
Komunikimi me juglindjen dhe Maqedoninë e Veriut përmes rrugës Librazhd–Përrenjas mbetet i pamundur për shkak të dëmtimit të një ure. Prokuroria ka nisur hetimet për 4 vepra penale, mes të cilave “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”.
SPAK çon në gjyq Suel Çelën dhe 20 të tjerë. Në akuzë për tentativë vrasjeje dhe trafik droge
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Suel Çelën dhe 20 persona të tjerë si pjesë e një organizate kriminale. Ata akuzohen për atentatin ndaj Ardian Çapjas dhe vrasjen e Bledar Muçës, si dhe për trafikimin e rreth 1 ton kokaine.
Më shumë meshkuj raportojnë dhunë në familje. Shkak kryesor, pronat
Jo vetëm gratë, por edhe burrat raportojnë dhunë brenda familjes. Sipas të dhënave të policisë, në vitin 2025 kanë mbetur të lënduar 877 meshkuj, ku shkaku kryesor mbeten konfliktet familjare për çështje pronësie.
BE shqyrton opsionet për tarifat amerikane. Franca dhe Gjermania kërkojnë përgjigje të unifikuar
Qeveritë evropiane po shqyrtojnë mundësitë për t’iu kundërpërgjigjur tarifave globale prej 15 për qind, të shpallura së fundi nga presidenti Trump. Gjermania dhe Franca kërkojnë një reagim të bashkërenduar.
/tvklan.al












Botërori 2026 