Egnatia ka mundur 3-1 Vllazninë duke konfirmuar forcën e saj dhe kandidaturën si një nga pretendentet për titullin kampion në Superiore.
Të besuarit e Nevil Dedes e zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen me anë të penalltisë së Albaneses dhe e patën të lehtë që të dominonin rivalin.
Pavarësisht disa rasteve sporadike Vllaznia nuk ia doli dot të kërcënonte portën e Dajsinanit, ndërsa Adjesa shënoi golin e dytë për rrogozhinasit.
Llogaritë e sfidës i hapi Perez në fillimin e pjesës së dytë, por Egnatia rezistoi dhe në fundin e ndeshjes shënoi edhe golin e tretë me Grudën.
Ndryshimi i trajnerit nuk solli ndryshim rezultati te Partizani. Të kuqtë u mundën 4-1 nga Vora në një ndeshje të dominuar totalisht nga skuadra e Bellait. Karrica me 3 gola ishte njeriu i sfidës.
Java e 7-të konfirmoi momentin pozitiv të Tiranës që mundi minimalisht ekipin e Laçit me golin e Dacit. Humbja në Korçë 2-1 përballë Skënderbeut solli largimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç nga drejtimi i Elbasanit, ku qëndroi për 76 ndeshje.
Pas 7 javësh të luajtura në Superiore kreun e klasifikimit e mban Teuta, e cila mundi 0-2 Dinamon në transfertë dhe vazhdon të jetë skuadra e pamposhtur në këtë sezon.
Durrsakët kanë 19 pikë dhe ndiqen nga Egnatia me 18. Në fund të tabelës qëndron Partizani me 4 pikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
