Kulla Eiffel vazhdon të qëndrojë e ndezur në Paris, ndërsa rrugët e mbushura me bare dhe restorante janë jashtëzakonisht të qeta dhe të errëta.

Franca po qëndron e izoluar si pasojë e pandemisë, që prej datës 17 Mars.

Mbyllja është vendosur të përfundojë në 11 Maj. Në zona të caktuara vazhdon të ketë një rritje të numrit të personave të infektuar.

Qeveria ka përjashtuar mundësinë që restorantet, baret dhe kafenetë të rihapen menjëherë pas heqjes së izolimit.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire tregoi se kufizimet do të vazhdojnë të jenë të forta në rajone që janë goditur më shumë nga virusi.

Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi izolimin në mes të muajit Mars, për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Qeveria është  duke punuar në një plan, që do të minimizonte shanset që Franca të goditet nga një valë e dytë e virusit, pas daljes nga izolimi. /tvklan.al