Gadi Eisenkot, i mandatuari për formimin e qeverisë së re në Izrael, ka ftuar partinë e djathtë Likud, të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu, në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës.
Partia Yashar njoftoi se do të zhvillohen disa takime, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike sa më gjithëpërfshirëse.
Megjithatë, kampi kundër Netanyahut mbetet i përçarë për mënyrën se si duhet të ndërtohet shumica parlamentare. Një nga figurat kryesore të këtij kampi, ish-kryeministri Naftali Bennett, ka kërkuar krijimin e një qeverie të unitetit sionist, të drejtuar nga Eisenkot.
Ai përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me Netanyahun apo bllokun e tij politik.
Vetë Eisenkot ka deklaruar se është i hapur për përfshirjen e deputetëve të Likud-it në qeveri, por ka përjashtuar mundësinë e një kabineti të drejtuar nga Netanyahu.
Në rast se negociatat për një koalicion të gjerë dështojnë, Eisenkot ka paralajmëruar se do të paraqesë në parlament një qeveri të pakicës, me karakter emergjence kombëtare.
Ai ka afat deri muajin e ardhshëm për të siguruar mbështetjen e nevojshme dhe për t’i dhënë fund ngërçit politik në Izrael.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
