Për herë të shtatë, Kupa e Austrisë shkon në duart e Salzburgut. Skuadra e drejtuar nga Jesse Marsch shkruajti historinë në një  atmosferë të ftohtë në tribuna, ndërsa 5 golat e shënuar përballë Austria Lustenau i dhanë titullin e gjashtë radhazi të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend.

Por ajo që ra në sy ishte mënyra e festimit të titullit kampion. Duke respektuar protokollin e vendosur nga Liga e Futbollit, secila skuadër mori medaljet respektive, ndërkohë që më pas kishte vend për festë të çmendur.

Ngritja e trofeut ishte e veçantë, pasi futbollistët kishin të shënuar me rreth vendin ku do të qëndronin. Vetëm 4 futbollistë kishin mundësi për të prekur trofeun e parë që festohet me distancim fizik në mesin e pandemisë së Covid-19.

Festë e çmendur në Serbi. Crvena Zvezda fitoi titullin e gjashtë kampion, por ndryshe nga Austria, lojtarët u bënë bashkë me tifozët në trofeun e parë të Dejan Stankoviç në pankinën e serbëve.

Klan Plus