Miliona njerëz në mbarë botën kthyen sytë nga qielli këtë të mërkurë, 12 gusht, për të dëshmuar eklipsin e rrallë diellor, hija e të cilit nisi fluturimin pranë Polit të Veriut në Rusi, për të zbritur në Groenlandën lindore, Islandë, Portugali dhe Spanjë.
Ky është momenti kur fenomeni u prit me brohoritje nga banorët dhe mijëra vizitorë që mbërritën në Rejkjavik, Islandë, si një nga vendet ku fenomeni u shfaq i plotë.
Pamja ishte e zymtë për shkak të vranësirave dhe kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë, kamerat kapën momentin kur errësira totale pushtoi vendin.
Pamjet më spektakolare erdhën nga Spanja, ku eklipsi, i kombinuar me perëndimin e diellit, dhuroi një shfaqje mahnitëse.
Spanja priti sot mbi 6 milionë turistë për të dëshmuar eklipsin e parë total diellor në Evropën Perëndimore në 27 vjet. Zyrtarët paralajmëruan njerëzit të shmangnin zonat ku vala e të nxehtit ka rritur rrezikun e zjarreve.
Pjesërisht, eklipsi u pa edhe nga vende të tjera, si Britania apo Norvegjia.
Në Shqipëri gjithashtu, ngjarja astronomike dhuroi një shfaqje qiellore, edhe pse të pjesshme, teksa arriti kulmin e saj në orën 19:41.
Siç shihet në këto pamje, eklipsi në vendin tonë u pa fare pak, pasi Dielli në atë moment ishte në perëndim.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 