Me dy të shtëna arme që dëgjohen në këtë video, P.B. qëlloi ndaj fqinjit të tij, V.B., të enjten në Shkodër, duke e lënë atë të plagosur, fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Në pamjet ekskluzive që Tv Klan siguroi, duket se nga të shtënat janë thyer fillimisht xhamat e lokalit pranë të cilit ndodhi ngjarja dhe pak sekonda më pas, shihet në ambientet e jashtme teksa rrëzohet në tokë i plagosur V.B.
Ulërima dhe të qara dëgjohen në video nga tre persona të tjerë që ishin në ambientet e brendshme të lokalit, mes tyre një vajzë e vogël. Ata dëshmojnë të gjithë ngjarjen të frikësuar.
64-vjeçari u dërgua në ambientet e Spitalit të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa policia disa orë më vonë arriti të vërë në pranga 70-vjeçarin P.B., i cili u vetëdorëzua. Ai u referua në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në lagjen “Partizani”, sipas policisë për motive të dobëta, por burimet thonë se mosmarrëveshja mes tyre lidhej me kamerat e sigurisë në zonë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 