Diplomati veteran amerikan Christopher Hill, i dërguar Special në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999. komentoi në një intervistë ekskluzive për Klan News, vendimin e Gjykatës së Hagës për të dënuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK, me 81 vjet burg.

 “Unë asnjëherë nuk e pashë këtë “sipërmarrjen e përbashkët kriminale”. Unë thashë në Hagë se UÇK-ja nuk ishte një organizatë e strukturuar. UÇK-ja kishte kapacitete, që ishin të limituara. Por gjykata nuk ra dakord me fjalët e mia.”

Hill vlerësoi në veçanti ish-presidentin Thaci, duke thënë se ai kishte dijeni që shkonin përtej moshës së tij.

“Unë mendoj që zoti Thaçi e kuptoi rëndësinë e të vendosurit Kosovës në një pozitë më të mirë dhe gjithmonë kam pasur një vlerësim tepër të lartë ndaj tij. Kjo më shtyu të dëshmoj pro tij sepse nuk ndjeva nocionin që ai të ishte i përfshirë në krime”.

Lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ish i dërguari amerikan, theksoi se nuk ishte një organizim i mirëfilltë, pavarësisht nga dëshira e disa njerëzve brenda saj për ta paraqitur si të tillë.

“Mendoj se ishte një organizatë që ishte e bashkuar nga dëshira për të parë pavarësinë e Kosovës. Në atë kohë nuk ndjeva se ishte një organizim i mirëfilltë vertikal, ku mesazhet nga kreu do të zbatoheshin nga pjesa e poshtme e piramidës”.

Ambasadori Hill bëri thirrje që Kosova të fokusohet tek e ardhmja, procesi i apelit.

“Unë e kuptoj zemërimin në Kosovë dhe Shqipëri. Unë vërtet besoj se procesi i apelit duhet të vijojë dhe shpresoj se do të arrihet në një pikë ku do të kemi një lexim të saktë të historisë. Dua që njerëzit të përqendrohen tek e ardhmja e Kosovës”.

Është e rëndësishme të ecim përpara me procesin e apelit, theksoi ish i dërguari special amerikan Christopher Hill.

Tv Klan

/tvklan.al