Klemend Muça: Fëllënza kishte tentuar vetëvrasjen, policia nuk më pranoi denoncimin
Nuk ishin problemet ekonomike që çuan në vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Rrasa në Babunjë të Divjakës.
Vëllai i Fëllënza Rrasës që u vra nga burri i saj, thotë se shkak është bërë dhuna e vazhdueshme në familje.
Klemend Muça tregon në një intervistë për Klan News vuajtjet e motrës së tij.
“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Motra ime nuk ka vuajtur prej varfërie. Motrën time e kam mbajtur unë nga Italia me lekë. Kam marrë kredi, ia ka mbyllur vëllai. Çdo gjë që ka kërkuar”.
Madje Fëllënza 10 vite më parë kishte tentuar vetëvrasjen.
“Nga vështirësia e çdo gjë, ajo ka pirë dhe fotoksina, edhe e di shumë mirë policia. Kunati, për 10 minuta e çoi në Lushnje, në urgjencë, i shpëtoi jetën. Flasim para 10 vjetëve. Edhe kjo është një konfirmim në daç i policisë, në daç i spitalit”.
Nga frika se mos kryente ndonjë vrasje, Fëllënza fshihte plumbat e armës që burri mbante në shtëpi.
“Hekurani në orën 14:00 të dielën si dje 1 javë, më merr në telefon, më kalo motrën. I thashë motra nuk është këtu. Fol me mua çfarë do. Kërkoj fishekët e armës. I thashë ke armë në shtëpi? Dua fishekët ku i ka fshehur. Motra ime, kur erdha në shtëpi e pyeta, se në fakt s’ia tregova i thashë nuk e di kur të shkoj te shtëpia të flas me motrnë, edhe ta bisedoj edhe të marr në telefon. Motra tha i kam fshehur për kërcënim se kisha frikë mos më vriste”.
Klemend Rrasa thotë se kishte shkuar pak ditë para ngjarjes në Policinë e Divjakës për të denoncuar dhunën e kunatit të tij, por denoncimi nuk ishte pranuar.
“Kam qëndruar 1 orë e gjysmë duke komunikuar. As më futën brenda, përjashta kam folur me 3 policë. Ka qenë përgjigjia e tyre: O djali mos u mërzit sepse në Shqipëri jemi. Vijnë ndahen 2 ditë, 3 ditë, edhe bashkohen. E njohim shumë mirë personin, nuk është siç po na tregon. Përgjigjia ime ishte: E njihni te klubi, e njihni te rruga, e njihni te puna, por nuk e njihni te shtëpia. Te shtëpia e njeh motra ime, e njeh familja ime. Më bëni një nder, më nxirrni nga kjo situatë, verifikoni armën, po më kërkon fishekë. Mos ia trego fishekët, thotë, s’ka ç’i bën ai”.
Pak ditë para vrasjes, viktima kishte shkuar te shtëpia e prindërve duke kërkuar që mos të kthehej më te bashkëshorti. Por djali i saj Leonardi i kishte thënë që të kthehej.
“T’i mbushi mendjen djalit të pafajshëm, bjere nënën te shtëpia, motrën time. Nuk e ka denoncuar për atë djalë. Se donte fëmijën. Unë motrës time i thashë në telefon mos shko se e njihja. Kaluan 40 orë. Telefonata e fundit që bëra unë mos shko. Më tha ti ke një djalë, edhe unë kam një djalë. Sa e do ti djalin tënd? Unë i thashë e dua djalin. Edhe tëndin e dua më shumë se timin. Por i ke dhënë frymën e vetë”.
Mbrëmjen e 18 Shtatorit, Fëllënza Rrasa u qëllua me plumb çifteje në mjekër nga Hekuran Rrasa i cili qëlloi më pas edhe veten.
INTERVISTA E PLOTË E VËLLAIT TË FËLLËNZA RRASA:
Klemend Muça: Unë jam vëllai i Fëllënzës, Klemend Muça. E vërteta e Fëllënzës ka filluar para 20 vitesh. Si të gjitha femrat, motrat i doli edhe asaj risku. U martua dhe filloi jeta normale.Në fillim pati probleme të vogla të shtëpisë.Gjërat shkonin mirë. Pas disa vitesh ngeli shtatzanë dhe erdhi nipi në jetë. Motra u lidh më shumë me fëmijën dhe me familjen.Na u bë qejfi, se edhe ajo u bë me fëmijë.Por këtu filloi edhe jeta e Fëllënzës.
Anila Sefa: Pas sa vitesh filloi dhuna? Kishte dhunë?
Klemend Muça: Pas disa kohësh, dhëndrri filloi që të vinte dorë. Dëgjonte gënjeshtrat e nënës së tij që nuk kënaqej asnjëherë. Kishte të drejt që dëgjonte nënën, por duhet të shikonte gruan si bashkëshorte. Kishte dhunë fizike. Kishte shumë dhunë.
Anila Sefa: Kishte treguar në familje Fëllënza për dhunën?
Klemend Muça: Në familjen tonë Fëllënza e kishte treguar te prindërit. Unë si vëlla e kam marrë mesh shumë vonë. Ka patur dhunë fizike.
Anila Sefa: Ka bërë ndonjëherë denoncim për dhunën?
Klemend Muça: Ka patur mundësinë që të bënte denoncim në polici por nuk ka bërë për shkak të fëmijës dhe frikës së burrit.Por një denoncim në polici është. Nga vështirësia ajo ka pirë fostoksinë dhe e di shumë mirë policia. Kunati e coi pas 10 minutave dhe i shpëtoi jetën para 10 viteve. Ky është një konfirmim si nga policia ashtu edhe nga spitali.Kur të shkon dikush i helmuar në polici dhe mos të bësh verifikim. Si nuk morën mbrojtje për këtë femër? Unë jam jashtë shtetit dhe prindërit nuk mi kanë treguar shumë gjëra që të mos më shqetësonin. Denoncimi ekziston se policia ka qenë te spitali. U helmua prej varfërisë, prej dhunës. Jetë me vuajtje.
Anila Sefa: T ë kthehemi te ajo që ndodhi. Ju e dinit për ngjarjen? Që Hekurani do të kryente vrasje?
Klemend Muça: Unë po.Unë si sot një javë kam ikur në Itali. Të enjtenn brenda një jave isha në Shqipëri. Erdha për motivet e mia se do bëja babanë operim. Babai u operua në Tiranë. Hekurani e solli motrën, te unë, te babi që u bë operim. Të dilen në mëngjes më erdhi një telefonatë nga Hekurani. Më uroi për babanë që ishte bërë operim. Më kërkoi motrën në telefon. E kërcënoi. Ose të më marrë vëllai në Itali, ose ti nuk ke më punë këtu. Pastaj foli me mua. Më tha Hekurani që motrën tënde nuk e dua. Motivi? Tha që me vëllezër nuk flas. Në lagje nuk flas me njeri. Kam frikë. Jam në depresion. I thashë të bënte denoncim në polici. Nga e ke frikën? Më vjen një makinë e zezë. Nuk e di kush vjen. Më vjen natën. Më kalojnë te shtëpia. Jam i kërcënuar dhe kam frikë. Unë mora një vendim. Bëj denoncimin, dil nga situata. Nëse nuk ke garanci për djalin, mund të vijë tek e ëma. Tha që nuk bëhet më. Nuk ka më punë. Unë mora vendimin tim. Motrën e mbajta këtu. Esistemova te shtëpia.
Anila Sefa: Pse e morët motrën? Cili ishte qëllimi juaj?
Klemend Muça: E mbajta këtu se ai nuk e donte më atje. Më shkoi mendja te vuajtjet e saj. Më tregoi babai që e kishte gjetur 2 herë të rrahur me gjak. Unë i mora vesh më pas. I thashë babait pse nuk e ke denoncuar. Ka qenë fëmija në mes. Në atë lagje, në fshat, të gjithë e dinë. Mos të mbyllin sytë dhe të bëjnë sikur nuk dinë se vdes një femër, një nënë.
Anila Sefa: Nuk ka treguar njeri?
Klemend Muça: Mos ta mohojnë të vërtetën. Të tregojnë të vërtetën. As unë nuk e dija se isha në kurbet. Por jo ata që janë afër. Motra ime kishte frikë nga presionet.
Anila Sefa: Ju e dinit që Hekurani kishte armë në shtëpi?
Klemend Muça: Të dielën Hekurani më mori në telefon. i thashë ccfarë do? Kërkoj fishekët e armës?. Ke armë te shtëpia? Dua fishekët ku i ka fshehur. Erdha në shtëpi dhe motra më tha që i kam fshehur se mos më kërcënonte dhe më vriste. Shkova te policia e Divjakës. Kërkoja ndihmë se isha i kërcënuar nga Hekurani. Fola me një drejtues brenda, më tha që ishte drejtori i policisë.
Anila Sefa: E bëre denoncimin?
Klemend Muça: Nuk ma pranuan denoncimin. Këto nuk i morën parasysh se duhet ta bënte denoncimin motra. Unë shkova që të bëja vetëmbrojtje. Nuk ma morën në konsideratë denoncimin.
Anila Sefa: Cili ishte argumenti?
Klemend Muça: As unë vetë nuk isha i sigurtë. I thashë policisë që ky person ka armë në shtëpi. Ka probleme dhe ushtron dhunë. Kam qëndruar 1 orë e gjysmë duke komunikuar. Nuk më futën brenda. Jashtë fola me 3 policë.
Ania Sefa: Dhe nuk ta mori askush denoncimin.
Klemend Muça: Përgjigjja e tyre ka qenë: O djali mos u mërzit se jemi në Shqipëri. Ndahen 2-3 ditë dhe bashkohen. Por nga kjo ndodhin vdekjet. Po vdesin dhe dhunohen gratë dhe nënat tona. Të kishte ardhur shteti dhe policiae njihnin Hekuranin që punonte te Gjelbërimi në Divjakë. E njohim shumë mirë personin. Nuk është si na tregon. Përgjigja ime ishte: E njihni te klubi. E njihni te rruga, e njihni te puna por nuk e njihni te shtëpia. Te shtëpia e njeh motra ime, familja ime.Më bëni nder. Verifikojeni situatën. Po më kërkon fishekë. Thanë mos ia jep fishekët se nuk ka cfarë të bën. Nuk ja tregoj unë fishekët por ai i gjeti. E vrau motrën time. Cfarë kërkon më shumë prej policisë? Nuk e mbrojtën nga policia. Shkova dhe kërkova ndihmë. Kërkova një zgjidhje që ti ruhesha vdekjes. Vdekjen e gjeti pas 6 ditësh.
Anila Sefa: Ke një mesazh?
Klemend Muça: Kush e di të vertetën, le ta flasë. Nuk është e lehtë të japësh informacione varfërie. Motra ime nuk ka vuajtur nga varfëria. Motrën e kam mbajtur unë nga Italia me lekë. Cdo gjë që ka kërkuar. Edhe ushqimet. Unë nuk e kam ndarë motrën nga familja ime. Jemi të gjithë një familje. Ai person donte shoqërinë, nuk donte familjen.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 