Këngëtarja Xheisara Frisku ishte e ftuar ditën e sotme, 6 Prill në emisionin “Rudina” në Tv Klan, e cila dha disa detaje të reja nga jeta e saj personale, tanimë që është bekuar nga lindja e vajzës së saj.
Ajo pranoi se para disa javësh ka marrë propozimin e shumëpritur për martesë nga partneri i saj, me të cilin gëzojnë ardhjen në jetë të së voglës së tyre, Sol Maline.
“I kisha thënë gjithmonë mua mos më quaj gruan tënde derisa të më propozosh dhe të bëjmë një dasëm… Po kam marrë një propozim. Ai kishte organizuar një darkë familjare dhe goca ime vinte me një makinë rozë, në dorë kishte një letër dhe në të shkruhej ‘Ma, a do të martohesh me babin tim?’ Është momenti më i bukur i jetës sime”, pohoi Xheisara.
Këngëtarja gjithashtu rrëfeu se nuk e besonte kurrë që do i vinte një propozim për martesë duke njohur karakterin e tij, megjithatë ai i kishte pohuar se nëse do i vinte një propozim, do i vinte nga bebi se ai nuk mund të ulej në gjunjë teksa bënte këtë gjest kaq të shumëpritur dhe romantik për vajzat në përgjithësi.
“Edhe kështu ndodhi erdhi Soli edhe më solli unazën, një buqetë të madhe me lule. Sot e kam harruar se isha shumë vonë”, tha buzagaz Xheisara.
Ndër të tjera, ajo rrëfeu të gjithë eksperiencën e mëmësisë deri më tani, e cila ishte sfiduese për të si një nënë e re dhe pranoi se me lindjen e së voglës së saj, Sol Maline, jeta e saj ndryshoi nga të qenit shumë aktive, në një nënë të dedikuar ndaj vajzës së saj.
“Të jem e sinqertë nuk dija sesi të sillesha me të. Unë nuk hyj tek ato mamat që e vret mendjen për bebin, unë hyj tek atao mamat që nëse goca ime kollitet, unë shkoj direkt tek doktoresha. Jam shumë e fiksuar me gocën”, tha këngëtarja.
Ajo gjithashtu pohoi se perspektiva e saj ka vajzën në plan të parë, është më e lumtur se më parë duke pasur zemrën plot dhe duke qenë një mami e mirë.
Rikujtojmë se gjininë e fëmijës së saj, Xheisara e zbuloi në skenën e Këngës Magjike, pas performancës së saj në vitin 2024, me këngën “Më e fortë”.
/tvklan.al












Botërori 2026 