Ekspertët shprehen skeptikë për cilësinë e karburanteve të ofruar nga operatorët vendas për avionët. Sipas drejtorit të Inspektoriatit të Naftës, operatorët e huaj për furnizimin e avionëve janë më të sigurt.

“Siç dihet, vajguri i avionëve, kuptohet ka kërkesa rigoroze për cilësinë dhe kam mendimin që vazhdimi i kësaj detyre nga “British Petroleum” dhe akti i bllokimit që është lënë nga ana jonë është një masë e drejtë. Operatorët e tjerë aktualisht neve i kemi nën kontroll, i kemi njoftuar zyrtarisht që në këtë kategori produkti të mos ushtrojnë aktivitetin për të cilin janë pajisur me leja tregtimi.”

7 operatorë vendasa janë licensuar nga Ministria e Industrisë për furnizimin e avionëve me karburant. Aktualisht këtyre operatorëve iu është bllokuar aktiviteti, pasi, në bazë të një marrëveshje me qeverinë shqiptare, ekskluzivitetin për furnizimin e avionëve në Rinas e ka kompania britanike “British Petroleum”. /tvklan.al