Kjo është vila dykatëshe në pronësi të M.M. në fshatin Rrilë të Lezhës, që iu vendos tritol mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:10 të mëngjesit, teksa në banesë ndodhej pronari i saj me bashkëshorten.
Ata nuk kanë marrë lëndime, por siç duket nga pamjet, dëmet materiale kanë qenë të shumta. Pronari tregon për mediat se shpërthimi ka qenë tejet i fortë, teksa thotë se nuk ka konflikte me askënd.
Zona ku ndodhet banesa është e pamonitoruar me kamera, çka ka vështirësuar punën për gjurmimin dhe identifikimin e autorit.
Nga ana tjetër, hetuesit po verifikojnë ndonjë konflikt në të shkuarën të pronarit të vilës dykatëshe, por edhe aktivitetin e fëmijëve të tij që jetojnë jashtë vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 